Sunday, April 19, 2015

Defekti nuk është në Mjekërr


Defekti nuk është në Mjekërr - Këta me Mjekrra janë të gjithë të njëjtë

''Kur ti e sheh një person me mjekërr që është gënjeshtarë ose kur ti e sheh një person me mjekërr që është tradhëtarë ose kur ti e sheh një person me mjekërr që është vjedhës, (atëherë dije se) defekti (e meta) nuk është në mjekërr. Më saktë defekti është në personin i cili e ka (mban) mjekrrën.
Sa i përket (vetë) mjekrrës, atëherë nuk ka të metë në të. Ajo është nga karakteristikat e Fitrës (natyrshmërisë).
Ajo gjithashtu është prej Sunnetit të të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue ala alihi ue selem, të cilin ai e ka urdhëruar dhe obliguar.''1

Shejh Mukbil Ibn Hadi El-Uadi, Allahu e mëshiroftë.

Burimi: ''Ixhebetus Seil'', fq.222.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, e mëshiroftë Shejh Mukbilin. Këto fjalë të tij njëherit janë kundërpërgjigje për ata që e kritikojnë ndonjë person që ka mjekërr (e që ka ndonjë vepër të keqe, të gabuar) e që me këtë dojnë të thonë se këta (me mjekrra) të gjithë janë të tillë (si ky personi i cili ka vepra të këqija).
Pra, nëse e shohin një me mjekërr që bën një vepër të keqe, të gabuar, menjëherë paragjykojnë dhe thonë të gjithë këta janë të njëjtë!
Po të peshoheshin gjërat në këtë formë, atëherë sa persona të cilët nuk kanë mjekrra kanë vepra shirku e kufri, bëjnë zina (imoralitet), pijnë alkool dhe harame të tjera?! A do të ishte e drejtë të thuhej se këta pa mjekrra të gjithë janë të njëjtë! (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment