Monday, June 22, 2015
Të agjërosh nuk do të thotë vetëm të heqësh dorë nga ushqimi dhe pija!
Të agjërosh nuk do të thotë vetëm të heqësh dorë nga ushqimi dhe pija!
Transmetohet se Omer Ibn Hattabi dhe Ali Ibn Ebi Talibi, radiallahu anhum, kanë thënë: ''Agjërim nuk do të thotë vetëm të heqësh dorë nga ushqimi dhe pija, ajo gjithashtu do të thotë të heqësh dorë nga gënjeshtrat, mashtrimet dhe nga e folura e kotë (nga fjalët e kota).''
Xhabir Ibn Abdullahu, radiallahu anhu, ka thënë: ''Nëse agjëron, atëherë bllokoi (mbylli) veshët, sytë dhe gjuhën tënde nga gënjeshtrat dhe gjynahet; mos abuzo me shërbëtorët e t'u; bëhu i qetë dhe me dinjitet në ditën e agjërimit tënd; mos lejo që dita në të cilën nuk agjëron dhe ajo në të cilën agjëron të jenë të njëjta.''1
Burimi: ''El-Muhalla'', 4/305, nga Imam Ibn Hazmi, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Megjithëse muslimanit nuk i lejohet asnjëherë të gënjejë, mashtrojë e të bëjë vepra të këqija, por ajo që ka pasur për qëllim sahabiu i nderuar, është që kur njeriu agjëron për hirë të Allahut subhanehu ue teala, duhet ta dallojë edhe më shumë atë ditë në të cilën agjëron, duke e veçuar atë me vepra sa më të mira të cilat vlerësohen, e jo të jetë si një ditë e zakonshme. Allahu subhanehu ue teala, e di më së miri. (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment