Saturday, June 6, 2015

Kujdes me kë martohesh!


Kujdes me kë martohesh!

Transmetohet se Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Imran Ibn Hitani u martua me një femër hauarixhe (harixhije), dhe tha: ''Unë do ta kthejë atë (domethënë do ta bëjë atë që të braktisë devijimin e saj). Megjithatë (ndodhi e kundërta), ajo e ktheu atë (Imran Ibn Hitanin) në rrugën e saj...''

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, tregon: ''Imran Ibn Hitani ishte prej Ehli Sunnetit, por ai u martua me një grua prej Hauarixhëve, duke menduar se do ta kthejë atë në (rrugë) të drejtë.
Çfarë ndodhi? Ai u bë udhëheqës i Hauarixhëve!

Burimi: ''Hukm Esh-Sheria fi Ez-Zauaxh min Esh-Shiah'', fq.27 dhe  ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 2/214 nga Imam Dhehebiu.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment