Sunday, May 29, 2016

Ai që i nënçmon dhe shanë dijetarët prej të cilëve mësoi


Ai që i nënçmon dhe shanë dijetarët prej të cilëve mësoi

Dijetarë të mëdhenjë si Shejh Ibn Bazi, Shejh Ibn Uthejmini e Shejh Albani (prej dijetarëve bashkëkohorë) e të tjerë, Allahu i mëshiroftë, thoshin për veten e tyre: 'Ne jemi vetëm nxënës dije!'
Ndërsa sot disa persona që prej librave dhe fetuave të këtyre dijetarëve mësuan se si merret abdesi dhe si falet namazi (e mos të flasim për gjërat tjera), e konsiderojnë veten më hoxhallarë dhe dijetarë se dijetarët e sipërpërmendur!
Dijetarët janë të atillë që nuk kanë mendjemadhësi - por kanë dije, moral dhe edukatë.

Ndërsa xhahilat (injorantët) janë të atillë që nuk kanë dije, moral e as edukatë, por kanë mendjemadhësi e injorancë.

Prej fjalëve të Selefit (të parëve tanë të mirë) është se njerëzit besnik nuk i harrojnë dhe as nuk i braktisin të mirat e atyre prej të cilëve kanë mësuar.

Imam Ebu Jusuf El-Kadiu, ka thënë: ''I kam ndëgjuar Selefët (të parët tanë të mirë) duke thënë se ai i cili nuk i miraton (njeh) të mirat e mësuesit (hoxhës) së tij, nuk do të ketë sukses.''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment