Saturday, May 7, 2016

Këto fjalë nuk i ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije


Këto fjalë nuk i ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije

Pyetje: Shejhu ynë, a është kjo thënie e Shejhul Islamit e vërtetë: ''Shejhul Islam Ibn Tejmije njëherë është pyetur: ''Ku janë njerëzit e hakut (së vërtetës)?''
Ai u përgjigj: ''Ose nën tokë, ose në burg ose në fushë betejë.'' (''Kitab El-Iman'', fq.44).

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Sa i përket pyetjes, thënia e cila i është atribuar Shejhul Islam Ibn Tejmijes nuk është e vërtetë dhe nuk kemi mundur ta gjejmë atë në asnjë prej librave të tij.1

Është përgjigjur Shejhu - Dr. Abdullah El-Fekih, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Pyetja është parashtruar dhe është përkthyer nga: Jetmir Jakupi

1. Nga kjo përgjigje nuk nënkuptohet se secili që është në burg apo në fushë betejë nuk është në hak (në të vërtetën), mirëpo nuk lejohet që t'i atribohet një njeriu një fjalë që nuk e ka thënë dhe ky është qëllimi edhe i parashtrimit të kësaj pyetjeje. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment