Monday, May 30, 2016

Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabi - Ulematë e Nexhdit


''Disa njerëz Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabin dhe nxënësit e tij i konsiderojnë si fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur Islamit dhe Muslimanëve pas Rafidive (Shijave), ndërsa disa të tjerë fjalët dhe veprat e këtyre dijetarëve i marrin sikur ata të ishin Profet - 'të pagabueshëm' në thëniet dhe veprat e tyre.''1

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë e ka sqaruar se Profetët ishin të pagabueshëm sa i përket përcjelljes së Mesazhit nga Allahu subhanehu ue teala, ndërsa nuk ishin të pagabueshëm sa i përket gabimeve të vogla dhe se ky është mendimi i shumicës së dijetarëve. Shih: ''Mexhmu El-Fetaua'', 18/7 dhe 4/320.
Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabi dhe nxënësit e tij janë prej dijetarëve të Ehli Sunnetit. Fjala e tyre është sikurse fjala e çdo dijetari - ia qëllojnë dhe gabojnë. Ku ia qëllojnë ua marrim fjalën dhe ku gabojnë nuk i pasojmë në gabime.

Transmetohet se Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë thoshte: ''Çdokujt i merret dhe i lihet fjala, përveç fjalës së pronarit të këtij varri (të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem).''

No comments:

Post a Comment