Saturday, September 12, 2015

Mos humb kohë në debate me Hizbitë (Grupet e Devijuara)


Mos humb kohë në debate me Hizbitë (Grupet e Devijuara)

Shejh Mukbil Ibn Hadi El-Uadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: 'Mos e angazhoni veten që të debatoni me Hizbitë (Grupet e Devijuara), sepse ata nuk e duan hakun (të vërtetën).
Ata nuk duan asgjë përveçse të fusin dyshime tek ju. Prandaj mbi ju është që të qëndroni larg prej tyre dhe të mos debatoni me ta.

Nëse dikush do të thoshte: Me të vërtetë Allahu (azze ue xhel) thotë në Librin e Tij Fisnik: ''Mos debatoni me Njerëzit e Librit përveçse në një mënyrë e cila është më e mirë.''
Përgjigja për këtë është: Po, kjo është në qoftë se është e ditur se në të (në debat) ka një dobi.
Sa i përket rastit kur ai (Hizbiu/Bidatçiu) vjen tek ju dhe ua humb kohën, atëherë jo (mos debatoni me të).''

Burimi: ''Tufetul Muxhib'', fq.151.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment