Monday, September 7, 2015

Ibn Tejmija kishte të njëjtën akide sikur Imam Ebu Hanifja - Mulla Ali El-Kariu


Ibn Tejmija kishte të njëjtën akide sikur Imam Ebu Hanifja - Mulla Ali El-Kariu

Njëri nga dijetarët më të mëdhenjë Hanefi, Mulla Ali El-Kariu (ka vdekur me 1014 H), Allahu e mëshiroftë, duke mbrojtur Shejhul Islam Ibn Tejmijen, nga akuzat e pasuesve të bidateve se Shejhul Islami ka qenë Mushebih (përngjasues i Allahut me krijesat e Tij), ka thënë: ''Kuptimi i (asaj që ka thënë) Ibn Tejmija është i qartë nga thënia e tij dhe akidja e tij është e pastër (nga akuzat e tilla) dhe kjo është akidja e njerëzve të hakut (të së vërtetës), nga mesi i Selefu Salihinëve dhe Shumicës së Halefit.
Kështu që nuk është e drejtë të shpifet (përgojohet dhe sulmohet) ai dhe ne nuk duhet të mbështetemi tek ata të cilët veprojnë këtë gjë (pra nuk duhet të përkrahim dhe t'i mbështesim ata që sulmojnë Shejhul Islam Ibn Tejmijen).
Thënia e tij është e njëjtë si e Imamul Adhamit dhe Muxhtehidit më të Madh (Imam Ebu Hanifes), sikurse ka përmendur ai në (librin) ''Fikhul Ekber''...''1

Burimi: ''Mirkah El-Mefetih'', 8/217, nr.4340, nga Mulla Ali El-Kariu El-Hanefiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo temë është kundërpërgjigje ndaj bidatçive të devijuar të cilët pretendojnë se janë Hanefi, dhe të cilët hapin tema të tilla ''Akideja e imam Ebu Hanifes dhe Ibën Tejmija'', duke u munduar të manipulojnë me muslimanët e paditur në mënyrë që t'i bindin ata se Shejhul Islam Ibn Tejmije ishte një i devijuar që kishte akide tjetër nga imamët Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu, Ahmedi dhe imamët tjerë të Ehli Sunnetit.
Dhe nuk është hera e parë që ky imam dhe imam tjerë të mëdhenjë e kanë mbrojtur Shejhul Islamin nga shpifjet dhe akuzat e tilla, siç mund të lexoni në linkat në vazhdim: http://jetmirjakupi.blogspot.mk/2014/12/akuzave-te-neveritshme-te-ibn-haxher.html dhe: http://jetmirjakupi.blogspot.mk/2014/12/imam-ibn-abidin-el-hanefiu-shejhul.html (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment