Vepra kur është e sinqertë mirëpo jo e qëlluar, nuk pranohet
Allahu, subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë.''1
Imam Fudejl Ibn Ijadi, rahimehullah, ka thënë: ''Në ajetin e sures Mulk është për qëllim t'ju sprovojë se kush është më i sinqertë dhe më i qëlluari në punët e tij. I thanë: ''O Ebu Ali, si mund të jetë vepra më e sinqertë dhe më e qëlluar?''
Tha Fudejli: ''Vepra kur është e sinqertë mirëpo jo e qëlluar nuk pranohet, derisa të jetë e sinqertë dhe e qëlluar, kurse e sinqertë është kur të bëhet për hirë të Allahut, ndërsa e qëlluar është kur të bëhet sipas sunnetit profetik.''2
Sa vepra ne i bëjmë sot me qëllim të mirë, për hirë të Allahut subhanehu ue teala, por nuk i bëjmë sipas sunnetit profetik?!
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. El-Mulk, 2.
2. ''Medarixhu-salikin'', 2/89.
No comments:
Post a Comment