A duhet ne vërtetë të qeshim?
Hasan El-Basri, rahimehullah, ka qenë një dijetarë i shquar dhe një njeri i devotshëm i kohës së tij.
Ai rrallë do të qeshte nga shkaku i kujtimit të vdekjes dhe dënimit të Xhehenemit.
Një ditë ai ishte duke shkuar diku, kur ai pa një djalosh të ri i cili kënaqej duke qeshur.
Hasan El-Basri, e pyeti të riun: ''Djalosh, a e ke kaluar tashmë urën e Siratit? A e ke kuptuar tashmë se a do të shkosh në Xhenet apo në Xhehenem?''
Djaloshi i ri, u përgjigjë: ''Jo.''
Hasan El-Basri, i tha atij: ''Atëherë, pse po qeshë aq shumë?'' Pas kësaj, askush nuk e kishte parë më këtë djalosh të ri, duke qeshur, pasiqë ai kishte kuptuar realitetin e kësaj jete.
Shumë orë ose ndoshta ditë kanë kaluar nga jetët tona në të qeshura dhe në shaka. Kjo është një shenjë se ne kemi harruar jetën e përtejme.
Sahabët gjatë tërë ditës kanë bërë vepra të mira, mirëpo gjatë natës kanë qarë te Allahu.
Nga ana tjetër, ne bëjmë mëkate tërë ditën dhe nuk shqetësohemi fare! Është e lejuar të qeshemi me gjëra të mahnitshme dhe të buzëqeshemi kur jemi në shoqërim të të tjerëve.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Burimi: ''Tenbihul Ghafilin'', të Shejh Ebu Lejth Samarkandit, Allahu e mëshiroftë.
No comments:
Post a Comment