Do të ta bëjë jetën tënde të mjerueshme!
Një njeri kishte një mosmarrëveshje me gruan e tij dhe i tha asaj: ''Do të ta bëjë jetën tënde të mjerueshme!''
Gruaja e qetë ia ktheu: ''Ti nuk mund ta bësh atë.''
Ai tha: ''Pse nuk mundem?''
Ajo tha: ''Nëse lumturia do të gjindej në para ose stoli, ti do të mund të më privoje nga ato dhe ti merrje nga unë, por nuk është diçka të cilën ti apo cilido njeri tjetër ka nën kontroll.
Unë lumturinë time e gjejë në imanin (besimin) tim, dhe besimi im është në zemrën time, dhe askush nuk ka pushtet mbi atë përveç Zotit tim.''
Ai i Cili krijoi lumturinë është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, kështuqë si mund të kërkosh lumturi nga ndonjë tjetër jashta Tij? Allahu Ekber!!
''Bismilahir-rrahmanir-rrahim. El-hamdu lil-lahi rab-bil alemin. Err-rrahmanirr-rrahim. Maliki jeumid-din. Ij-jake nabudu ue ij-jake nestein.
Ihdinas-siratal mustekim. Siratal-ledhine en'amte alejhim, gajril magdubi alejhim ue led-dalin.''
''Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!''1
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. El-Fatiha, 1-7.
No comments:
Post a Comment