Pse Mahmudi, njeriu i devotshëm, u sjellë në këtë mënyrë?!
Mahmudi ishte një njeri shumë i devotshëm, por ai nuk ishte shumë tërheqës (i pashëm).
Një ditë, ai po ecte përgjatë rrugës, duke shikuar punën e tij, kur një zonjë u afrua afër tij, dhe filloi ta quajë atë me emra të shëmtuar dhe të abuzojë me të.
Kjo zonjë vazhdoi të thonte të gjitha llojet e gjërave të këqija, dhe Mahmudi vetëm e ndëgjonte atë me durim.
Më në fund, kur ajo përfundoi duke e thirrë atë me emra dhe duke abuzuar me të, Mahmudi vetëm e përshëndeti atë, buzëqeshi dhe tha: ''Dhe një ditë të mbarë për ju'', dhe vazhdoi rrugën e tij.
Pse Mahmudi, njeriu i devotshëm, u sjellë në këtë mënyrë?!
Kjo është sepse ai e dinte se çdo gjë ajo tha, ishte vetëm një pasqyrim i brendësisë së saj, i asaj që ajo ka në brendësinë e saj.
Nëse ju përdorni një të folur të keqe, ju vetëmse ia bëni të qartë të gjithëve se në të vërtetë sa largë jeni prej Allahut, pasiqë fjalët tuaja, në realitet janë reflektim (pasqyrim) i asaj se si jeni në brendësinë tuaj.
Kështuqë vëllezër dhe motra, t'i trajtojmë të tjerët si Allahu subhanehu ue teala, na ka mësuar, sepse asnjëherë mos harroni se çdo musliman (muslimane) është një lajmëtarë - një shembull i fesë sonë, kështuqë të bëhemi shembull i mirë dhe të ju tregojmë të tjerëve imazhin e duhur të Islamit.
Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''O Allahu im. Kush sillet butësisht me umetin tim, sillu butësisht me të!
Kush sillet ashpërsisht me ta, sillu ashpërsisht me të!''1
Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''I është ndaluar zjarrit të Xhehenemit, ta djegë atë që është i lehtë, i butë dhe i afërt me njerëzit.''2
Transmetohet se Abdullah Ibn Abbasi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Oj gjuha ime, fole vetëm atë që është e mirë dhe do të arrish shumë të mira dhe ruaju që të mos flasësh atë që është e keqe, do të ruhesh nga të këqijat e shumta.''3
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. Transmeton Ahmedi.
2. Transmeton Ahmedi.
3. ''Il-leledhine esrefu ala enfusihim'', fq.30-31.
No comments:
Post a Comment