A nuk e gjete ndonjë më të keq se ajo?
Një grua erdhi tek Profeti Musa dhe tha: ''Unë kam kryer një mëkat të rëndë.
Të lutem lutju Allahut që të më falë Ai mua.''
Profeti Musa: ''Çfarë ke bërë?''
Gruaja: ''Unë bëra zina (imoralitet, kurvëri) dhe më vonë e linda një djalë, të cilin e mbyta.''
Profeti Musa: ''Largohu nga këtu, grua e ligë (e keqe), që zjarri prej qiellit të mos na shkatërrojë gjithë neve shkaku mëkatit tënd!''
Gruaja u largua me zemër të thyer.
Atëherë Engjulli Xhibrili, zbriti dhe e pyeti: ''O Musa, pse e largove një grua të penduar?
A nuk e gjete ndonjë më të keq se ajo?''
Profeti Musa: ''Kush mund të jetë më e keqe se ajo?''
Engjulli Xhibril: ''Ai i cili e braktisë (lë) namazin qëllimisht dhe me këmbëngulje.''
Burimi: ''El-Kebair'', të Imam Dhehebiut, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
No comments:
Post a Comment