Wednesday, July 3, 2013

Fytyra apo këmbët?

Fytyra apo këmbët?

Një herë, një dijetarë musliman fluturonte me aeroplan për në një vend. Kur erdhi koha për namaz, ai shkoi në banjo për të marrë abdes. Meqenëse, banjot në aeroplan janë shumë të vogla, ai u dashtë të hapë derën për të ngritur këmbën e tij në lavaman.
Një stjuardesë erdhi tek ai dhe i tha atij që të mos i pastrojë këmbët e tij në lavaman sepse ato janë të papastërta.

Dijetari në mënyrë të qetë e pyeti stjuardesën: ''Sa herë në ditë e lanë fytyrën tënde?'' Stjuardesa, u përgjigjë: ''Zakonisht një herë apo dy herë.''
Atëherë dijetari, u përgjigjë: ''Unë i lajë këmbët e mija pesë herë në ditë, për namazet. Prandaj, këmbët e mija janë më të pastërta se fytyra jote.''

Qëllimi i këtij tregimi nuk ishte që të na bëjë të qeshim. Megjithëatë, kjo ngjarje na mëson se sa të rregullt duhet të jemi në namazet.

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Me të vërtetë Ummeti im do të njihet Ditën e Kiametit nga shenjat e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë (pra të lagë sa më shumë nga pjesët e caktuara në abdes).''1

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

No comments:

Post a Comment