Trajtoje gruan tënde, sikur...
Si dëshiron që babai yt, të trajtojë nënën tënde? Ose kunati të trajtojë motrën tënde?
Ose dhëndri i yt i ardhshëm (in sha Allah) të trajtojë vajzën tënde...
Që të jesh prej muslimanëve të mirë e të devotshëm, e që i bindet Allahut subhanehu ue teala, dhe të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem, duhet të trajtosh gruan tënde në mënyrën më të mirë, edhe sikur të të mos pëlqejë diçka tek ajo, nuk duhet të shfaqesh urrejtje ndaj saj asnjëherë.
Duhet ta kesh parasysh se ajo ka edhe cilësi apo karakteristika tjera shumë të mira të cilat ty të pëlqejnë, që t'i kënaqesh me ato cilësi, andaj ty të takon të lësh anash cilësitë e saja të këqija, dhe t'i mendosh të mirat e saj që mund të jenë të shumta. Dhe kjo vlen edhe për gruan në raport me burrin e saj.
Allahu subhanehu ue teala, thotë: ''Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodhë që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.''1
Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Asnjë burrë besimtarë nuk duhet ta urrejë gruan e tij besimtare. Nëse ai nuk pëlqen ndonjë nga tiparet e saj, ekzistojnë tipare tjera të saj që do ta kënaqin.''2
Dhe për atë që i bindet Allahut subhanehu ue teala, dhe të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem, si shpërblim është Xhenneti, të cilin na ka premtuar Allahu subhanehu ue teala:
''E kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai atë e shpie në Xhenete, ku rrjedhin lumenj. E kush e kundërshton Atë, e ndëshkon me një dënim të dhembshëm.''3
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. En-Nisa, 16.
2. Transmeton Muslimi.
3. El-Fet'h, 17.
No comments:
Post a Comment