Fillimisht shko dhe shiko nëse të gjithë njerëzit janë duke fjetur!
Ata të dy jetonin në një qytet të vogël i cili ishte i populluar nga disa dhjetra ose qindra njerëz.
Ai ishte i dashuruar në të, dhe kështuqë një natë kur e pa atë duke ecur e vetme, ai e përcjelli atë derisa e zuri atë në një qosh (e zuri ngushtë).
Kur u afrua afër saj, ai i tha: ''Grua, unë vdesë për ty (të dëshirojë ty).''
Ajo tha: ''Fillimisht shko dhe shiko nëse të gjithë njerëzit janë duke fjetur.''
Shumë i kënaqur me përgjigjen e saj, ai eci rreth qytetit dhe u kthye: ''Të gjithë po flejnë'', ai tha.
''Po Allahu azze ue xhel?!'', ajo pyeti.
''A është duke fjetur Ai në këtë orë?''
''Grua, çfarë je duke thënë?!'', ai bërtiti.
''Në të vërtetë, Allahu nuk flen: as dremitja (kotja) dhe as gjumi nuk e kapin Atë.''
''Ai i cili nuk ka fjetur dhe nuk flen na sheh neve, edhe nëse njerëzit nuk na shohin neve'', ajo tha.
''A nuk i frikësohesh Atij i cili as nuk flen dhe as nuk është i pavëmendshëm ndaj çdo gjëje që ndodhë?''
Njeriu e la atë të qetë me lotë duke i rrjedhur nga sytë e tij, duke mos pasur asgjë tjetër në mend përveçse dëshirën që të pendohet tek Ai i Cili as nuk flen e as nuk është i pavëmendshëm ndaj çdo gjëje që ndodhë.
''Allahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë...''1
''Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju!''2
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. El-Bekare, 255.
2. Hud, 123.
No comments:
Post a Comment