Sunday, July 21, 2013

Para se të pranosh ndonjë burrë/grua për martesë, mbajë mend këtë...

''Zgjedhe atë që është baba/nënë e drejtë dhe e duhur për fëmijët tuaj të ardhshëm, përpara se të zgjedhësh atë si burrë/grua e mirë për ty.''

Pyete veten tënde, se a do të jetë ai/ajo një baba/nënë e mirë për fëmijët e t'u in sha Allah?

A do të bëhet ai/ajo një shembull i mirë për ta?

A do t'i mëson ai/ajo se si të falen ata, se si të recitojnë Kur'an?

A do t'i rrisë ata, në mësime të mira, të shëndosha Islame?

Fëmijët tuaj janë pjesë e së ardhmës së këtij Ummeti, in sha Allah, kështuqë sigurohu të zgjedhësh të duhurin/duhurën i cili/cila do të jetë një baba/nënë e drejtë dhe e duhur për ta? In sha Allah!

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, statusin familjarë, bukurinë dhe për fenë e saj. Kështu, ju duhet të martoni gruan fetare, përndryshe do të jeni prej të humburve.''1

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thene: ''Nëse kërkon të fejohet dikush të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, martojeni, se në të kundërtën do të jetë sprovë në tokë dhe telash i madh.''2

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Buhariu.
2. Transmeton Tirmidhiu.

No comments:

Post a Comment