Nëse e nesërmja nuk vjen...
Kur do t'i kthehesh Allahut dhe të praktikosh dinin tënd?
Ti thua nesër, nesër!
Nesër, un do të fillojë të falë namazin.
Nesër unë do të fillojë të veshë hixhabin (mbulesën) e duhur.
Nesër, unë do të fillojë të lexojë Kur'anin.
Nesër, unë do të llogarisë zekatin tim dhe do të paguajë të gjitha ato që kam humbur.
Nesër, unë do të llogarisë të gjitha agjërimet e mija të humbura dhe do të fillojë të agjërojë.
Nesër, unë do të ndalojë të rruajë mjekrrën time.
Nesër, unë do të ndalojë ndëgjimin e muzikës - po, është haram (e ndaluar).
Nesër, unë do t'ju them më vjen keq, atyre që i kam lënduar.
Por, çfarë nëse e nesërmja nuk vjen?
Çfarë nëse t'i vdesë sot?
Kthehu tek Allahu TANI, përpara se t'i të kthehesh tek Allahu!
''Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij para se t'u vijë dënimi, se pastaj nuk do të ketë kush t'ju ndihmojë.''1
''Ne jemi të All-llahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi.''2
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. Ez-Zumer, 54.
2. El-Bekare, 156.
Wednesday, July 31, 2013
Tuesday, July 30, 2013
A qesheshin Sahabët (shokët e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem)?
Është raportuar se Abdullah Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, është pyetur:
''A qesheshin Sahabët (shokët) e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem?
Ai u përgjigj: ''Po, dhe imani (besimi) në zemrat e tyre ishte më i madh se sa malet.''
Burimi: ''El-Musanef'', 11:327, të Abdul-Rezak Sananit.
Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, July 29, 2013
Fjetja gjatë ditës (kohët më të mira dhe më të këqija)
Havat Ibn Xhubejri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
''Të fjeturit në pjesën e parë të ditës është injorancë, në mesin e ditës veti (e mirë), dhe në pjesën e fundit të ditës është marrëzi.''
Burimi: ''El-Edeb El-Mufred'', të Imam Buhariut, Allahu e mëshiroftë.
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e ka cilësuar zinxhirin e transmetimit sahih. Shih: ''El-Edeb El-Mufred'', hadithi 947.

Sunday, July 28, 2013
Nëse alkooli është një sëmundje
Nëse alkooli është një sëmundje, është e vetmja sëmundje e cila:
- Shitet në shishe.
- Reklamohet nëpër gazeta, revista, në radio, televizion dhe internet.
- Është i licensuar që të shitet dhe shpërndahet në treg.
- Prodhon të ardhura për qeverinë.
- Sjellë vdekje të dhunshme në autostradë.
- Shkatërron jetëra në familje dhe rritë (zmadhon) krimin.
- Nuk ka mikrobe ose viruse.
''Të pyesin ty për verën dhe bixhozin. Thuaj: ''Që të dyja janë mëkat i madh, e ka edhe dobi në to (të pakta) për njerëz, por dëmi i tyre është më i madh se dobia e tyre.''1
''O ju që besuat, s'ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.''2
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. El-Bekare, 219.
2. El-Maide, 90.

Friday, July 26, 2013
Gruaja e cila kishte probleme me të ndëgjuarit!
Një njeri frikësohej se gruaja e tij nuk ishte duke ndëgjuar mirë, siç ndëgjonte më parë dhe ai mendoi se asaj mund ti nevojitej një aparat ndëgjimi për shurdhët.
Duke mos qenë aq i sigurtë se si ti afrohej asaj, ai e lajmëroi mjekun e familjes që të diskutojnë problemin.
Mjeku i tha atij se ishte nje test i thjeshtë informues që burri mund të kryente, në mënyrë që mjekut ti jepte një ide më të mirë për humbjen e ndëgjimit të saj.
''Ja çfarë do të veprosh'', tha mjeku.
''Qëndro diku 12 metra largë saj, dhe me një zë normal bisede, shiko nëse ajo po të ndëgjon.
Nëse nuk të ndëgjon, shko në 9 metra, pastaj në 6 metra, dhe kështu me rradhë derisa të marrësh një përgjigje.''
Atë natë, gruaja ishte në kuzhinë duke gatuar darkën, dhe ai ishte në dhome të pritjes.
Ai i tha vetes së tij: ''Unë jam diku 12 metra largë, të shohim se çka do të ndodhë.''
Dhe me një ton shumë normal ai pyeti: ''E dashur, çfarë ka për darkë?'' Nuk ka përgjigje.
Kështuqë burri u afrua më afër kuzhinës, diku 9 metra nga gruaja e tij dhe përsëriti: ''E dashur, çfarë ka për darkë?'' Ende nuk ka përgjigje.
Pastaj u afrua në dhomën e ngrënies, në të cilën ishte diku 6 metra nga gruaja e tij dhe pyeti: ''E dashur, çfarë ka për darkë?''
Sërish ai nuk morri asnjë përgjigje, kështuqë ai u afrua afer derës së kuzhinës, diku 3 metra largë dhe pyeti: ''E dashur, çfarë ka për darkë?'' Sërish nuk ka asnjë përgjigje.
Kështuqë, ai eci dhe u afrua menjëherë pas saj dhe pyeti: ''E dashur, çfarë ka për darkë?''
Gruaja tha: ''Për të PESTËN herë të thashë, PULË ka!''
Morali i tregimit: Problemi mund të mos jetë me ndonjë person tjetër siç mund të mendojmë, në vend të kësaj problemi mund të jetë me neve.

Thursday, July 25, 2013
Do të ta bëjë jetën tënde të mjerueshme!
Një njeri kishte një mosmarrëveshje me gruan e tij dhe i tha asaj: ''Do të ta bëjë jetën tënde të mjerueshme!''
Gruaja e qetë ia ktheu: ''Ti nuk mund ta bësh atë.''
Ai tha: ''Pse nuk mundem?''
Ajo tha: ''Nëse lumturia do të gjindej në para ose stoli, ti do të mund të më privoje nga ato dhe ti merrje nga unë, por nuk është diçka të cilën ti apo cilido njeri tjetër ka nën kontroll.
Unë lumturinë time e gjejë në imanin (besimin) tim, dhe besimi im është në zemrën time, dhe askush nuk ka pushtet mbi atë përveç Zotit tim.''
Ai i Cili krijoi lumturinë është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti, kështuqë si mund të kërkosh lumturi nga ndonjë tjetër jashta Tij? Allahu Ekber!!
''Bismilahir-rrahmanir-rrahim. El-hamdu lil-lahi rab-bil alemin. Err-rrahmanirr-rrahim. Maliki jeumid-din. Ij-jake nabudu ue ij-jake nestein.
Ihdinas-siratal mustekim. Siratal-ledhine en'amte alejhim, gajril magdubi alejhim ue led-dalin.''
''Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Sunduesit të Ditës së Gjykimit. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.
Udhëzona në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd, as në të atyre që janë të humbur!''1
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. El-Fatiha, 1-7.

Wednesday, July 24, 2013
Ai i cili...
Transmetohet se Rexha Ibn Hajvete, rahimehullah, ka thënë: ''Ai i cili dëshiron të bëhet shok me atë i cili nuk ka asnjë të metë, ky rëndë se do të gjejë ndonjë shok, ai i cili dëshiron që vëllau i tij çdoherë të jetë i sinqertë ndaj tij çdoherë, çdoherë do të jetë i hidhëruar, si dhe ai i cili i kritikon vëllezërit e tij për çdo mëkat, do të ketë shumë armiq.''
Burimi: ''Sijer Alam El-Nubela'', 4/558.

Tuesday, July 23, 2013
Çfarë është dashuria për fenë?
Dashuri për fenë, është kur nuk mund të flesh pa i kompletuar (përfunduar) namazet e tua...
Dashuri për fenë, është kur nuk mund të hash pa e falënderuar Allahun...
Dashuri për fenë, është kur t'i buzëqeshesh, atëherë kur ndëgjon diçka në lidhje me dinin...
Dashuri për fenë, është kur t'i ndihesh i bekuar që je pjesë e Ummetit...
''E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.''1
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Ali Imran, 85.

Sunday, July 21, 2013
Para se të pranosh ndonjë burrë/grua për martesë, mbajë mend këtë...
''Zgjedhe atë që është baba/nënë e drejtë dhe e duhur për fëmijët tuaj të ardhshëm, përpara se të zgjedhësh atë si burrë/grua e mirë për ty.''
Pyete veten tënde, se a do të jetë ai/ajo një baba/nënë e mirë për fëmijët e t'u in sha Allah?
A do të bëhet ai/ajo një shembull i mirë për ta?
A do t'i mëson ai/ajo se si të falen ata, se si të recitojnë Kur'an?
A do t'i rrisë ata, në mësime të mira, të shëndosha Islame?
Fëmijët tuaj janë pjesë e së ardhmës së këtij Ummeti, in sha Allah, kështuqë sigurohu të zgjedhësh të duhurin/duhurën i cili/cila do të jetë një baba/nënë e drejtë dhe e duhur për ta? In sha Allah!
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, statusin familjarë, bukurinë dhe për fenë e saj. Kështu, ju duhet të martoni gruan fetare, përndryshe do të jeni prej të humburve.''1
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thene: ''Nëse kërkon të fejohet dikush të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin, martojeni, se në të kundërtën do të jetë sprovë në tokë dhe telash i madh.''2
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. Transmeton Buhariu.
2. Transmeton Tirmidhiu.

Thursday, July 18, 2013
Pse Mahmudi, njeriu i devotshëm, u sjellë në këtë mënyrë?!
Mahmudi ishte një njeri shumë i devotshëm, por ai nuk ishte shumë tërheqës (i pashëm).
Një ditë, ai po ecte përgjatë rrugës, duke shikuar punën e tij, kur një zonjë u afrua afër tij, dhe filloi ta quajë atë me emra të shëmtuar dhe të abuzojë me të.
Kjo zonjë vazhdoi të thonte të gjitha llojet e gjërave të këqija, dhe Mahmudi vetëm e ndëgjonte atë me durim.
Më në fund, kur ajo përfundoi duke e thirrë atë me emra dhe duke abuzuar me të, Mahmudi vetëm e përshëndeti atë, buzëqeshi dhe tha: ''Dhe një ditë të mbarë për ju'', dhe vazhdoi rrugën e tij.

Kjo është sepse ai e dinte se çdo gjë ajo tha, ishte vetëm një pasqyrim i brendësisë së saj, i asaj që ajo ka në brendësinë e saj.
Nëse ju përdorni një të folur të keqe, ju vetëmse ia bëni të qartë të gjithëve se në të vërtetë sa largë jeni prej Allahut, pasiqë fjalët tuaja, në realitet janë reflektim (pasqyrim) i asaj se si jeni në brendësinë tuaj.
Kështuqë vëllezër dhe motra, t'i trajtojmë të tjerët si Allahu subhanehu ue teala, na ka mësuar, sepse asnjëherë mos harroni se çdo musliman (muslimane) është një lajmëtarë - një shembull i fesë sonë, kështuqë të bëhemi shembull i mirë dhe të ju tregojmë të tjerëve imazhin e duhur të Islamit.
Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''O Allahu im. Kush sillet butësisht me umetin tim, sillu butësisht me të!
Kush sillet ashpërsisht me ta, sillu ashpërsisht me të!''1
Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''I është ndaluar zjarrit të Xhehenemit, ta djegë atë që është i lehtë, i butë dhe i afërt me njerëzit.''2
Transmetohet se Abdullah Ibn Abbasi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Oj gjuha ime, fole vetëm atë që është e mirë dhe do të arrish shumë të mira dhe ruaju që të mos flasësh atë që është e keqe, do të ruhesh nga të këqijat e shumta.''3
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. Transmeton Ahmedi.
2. Transmeton Ahmedi.
3. ''Il-leledhine esrefu ala enfusihim'', fq.30-31.

Wednesday, July 17, 2013
A nuk e gjete ndonjë më të keq se ajo?
Një grua erdhi tek Profeti Musa dhe tha: ''Unë kam kryer një mëkat të rëndë.
Të lutem lutju Allahut që të më falë Ai mua.''
Profeti Musa: ''Çfarë ke bërë?''
Gruaja: ''Unë bëra zina (imoralitet, kurvëri) dhe më vonë e linda një djalë, të cilin e mbyta.''
Profeti Musa: ''Largohu nga këtu, grua e ligë (e keqe), që zjarri prej qiellit të mos na shkatërrojë gjithë neve shkaku mëkatit tënd!''
Gruaja u largua me zemër të thyer.
Atëherë Engjulli Xhibrili, zbriti dhe e pyeti: ''O Musa, pse e largove një grua të penduar?
A nuk e gjete ndonjë më të keq se ajo?''
Profeti Musa: ''Kush mund të jetë më e keqe se ajo?''
Engjulli Xhibril: ''Ai i cili e braktisë (lë) namazin qëllimisht dhe me këmbëngulje.''
Burimi: ''El-Kebair'', të Imam Dhehebiut, Allahu e mëshiroftë.

Tuesday, July 16, 2013
Fillimisht shko dhe shiko nëse të gjithë njerëzit janë duke fjetur!
Ata të dy jetonin në një qytet të vogël i cili ishte i populluar nga disa dhjetra ose qindra njerëz.
Ai ishte i dashuruar në të, dhe kështuqë një natë kur e pa atë duke ecur e vetme, ai e përcjelli atë derisa e zuri atë në një qosh (e zuri ngushtë).
Kur u afrua afër saj, ai i tha: ''Grua, unë vdesë për ty (të dëshirojë ty).''
Ajo tha: ''Fillimisht shko dhe shiko nëse të gjithë njerëzit janë duke fjetur.''
Shumë i kënaqur me përgjigjen e saj, ai eci rreth qytetit dhe u kthye: ''Të gjithë po flejnë'', ai tha.
''Po Allahu azze ue xhel?!'', ajo pyeti.
''A është duke fjetur Ai në këtë orë?''
''Grua, çfarë je duke thënë?!'', ai bërtiti.
''Në të vërtetë, Allahu nuk flen: as dremitja (kotja) dhe as gjumi nuk e kapin Atë.''
''Ai i cili nuk ka fjetur dhe nuk flen na sheh neve, edhe nëse njerëzit nuk na shohin neve'', ajo tha.
''A nuk i frikësohesh Atij i cili as nuk flen dhe as nuk është i pavëmendshëm ndaj çdo gjëje që ndodhë?''
Njeriu e la atë të qetë me lotë duke i rrjedhur nga sytë e tij, duke mos pasur asgjë tjetër në mend përveçse dëshirën që të pendohet tek Ai i Cili as nuk flen e as nuk është i pavëmendshëm ndaj çdo gjëje që ndodhë.
''Allahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikëqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë...''1
''Zoti yt nuk është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëni ju!''2
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. El-Bekare, 255.
2. Hud, 123.

Monday, July 15, 2013
Trajtoje gruan tënde, sikur...
Si dëshiron që babai yt, të trajtojë nënën tënde? Ose kunati të trajtojë motrën tënde?
Ose dhëndri i yt i ardhshëm (in sha Allah) të trajtojë vajzën tënde...
Që të jesh prej muslimanëve të mirë e të devotshëm, e që i bindet Allahut subhanehu ue teala, dhe të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem, duhet të trajtosh gruan tënde në mënyrën më të mirë, edhe sikur të të mos pëlqejë diçka tek ajo, nuk duhet të shfaqesh urrejtje ndaj saj asnjëherë.
Duhet ta kesh parasysh se ajo ka edhe cilësi apo karakteristika tjera shumë të mira të cilat ty të pëlqejnë, që t'i kënaqesh me ato cilësi, andaj ty të takon të lësh anash cilësitë e saja të këqija, dhe t'i mendosh të mirat e saj që mund të jenë të shumta. Dhe kjo vlen edhe për gruan në raport me burrin e saj.
Allahu subhanehu ue teala, thotë: ''Çoni jetë të mirë me to. Nëse i urreni ato, bëni durim pse ndodhë që All-llahu të japë shumë të mira në një send që ju e urreni.''1
Transmetohet se i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Asnjë burrë besimtarë nuk duhet ta urrejë gruan e tij besimtare. Nëse ai nuk pëlqen ndonjë nga tiparet e saj, ekzistojnë tipare tjera të saj që do ta kënaqin.''2
Dhe për atë që i bindet Allahut subhanehu ue teala, dhe të Dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem, si shpërblim është Xhenneti, të cilin na ka premtuar Allahu subhanehu ue teala:
''E kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai atë e shpie në Xhenete, ku rrjedhin lumenj. E kush e kundërshton Atë, e ndëshkon me një dënim të dhembshëm.''3
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. En-Nisa, 16.
2. Transmeton Muslimi.
3. El-Fet'h, 17.

Saturday, July 13, 2013
Vepra kur është e sinqertë mirëpo jo e qëlluar, nuk pranohet
Allahu, subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë.''1
Imam Fudejl Ibn Ijadi, rahimehullah, ka thënë: ''Në ajetin e sures Mulk është për qëllim t'ju sprovojë se kush është më i sinqertë dhe më i qëlluari në punët e tij. I thanë: ''O Ebu Ali, si mund të jetë vepra më e sinqertë dhe më e qëlluar?''
Tha Fudejli: ''Vepra kur është e sinqertë mirëpo jo e qëlluar nuk pranohet, derisa të jetë e sinqertë dhe e qëlluar, kurse e sinqertë është kur të bëhet për hirë të Allahut, ndërsa e qëlluar është kur të bëhet sipas sunnetit profetik.''2
Sa vepra ne i bëjmë sot me qëllim të mirë, për hirë të Allahut subhanehu ue teala, por nuk i bëjmë sipas sunnetit profetik?!
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. El-Mulk, 2.
2. ''Medarixhu-salikin'', 2/89.

Friday, July 12, 2013
Veprat flasin më shumë
Veprat flasin më shumë
Kasim Ibn Muhamedi, nipi i Ebu Bekrit, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
''Në kohën time, njerëzit nuk ishin të impresionuar nga fjalimi, ata impresionoheshin nga veprat.
Çdokush mund të thotë çfarë të dojë(1).''
Burimi: ''Kitab El-Zuhd'', fq.354, të Ebu Davudit.
Përktheu: Jetmir Jakupi
(1). Shënim i përkthyesit: Me këto fjalë, ka për qëllim se tek njerëzit duhet shikuar veprat e jo vetëm fjalët.
Sa njerëz bëjnë vepra të cilat bien në kundërshtim me ato që kanë thënë apo kanë mbajtur fjalim.
Ndër shembujt e shumtë kemi politikanët që në fjalime tjetër thonë, e tjetër veprojnë.

Thursday, July 11, 2013
Agjërimi dhe Përgojimi (Gibeti)
Është raportuar nga Ebu Aliu, Allahu e mëshiroftë, se ai ka thënë:
''Një njeri që agjëron, është në një gjendje ibadeti (adhurimi) për aq kohë sa ai nuk përgojon, edhe nëse ai është duke fjetur në shtrat.''
Burimi: ''El-Zuhd'', vëll.4, fq.313, të Imam Ahmedit, Allahu e mëshiroftë.

Tuesday, July 9, 2013
Saturday, July 6, 2013
Kur'ani ka pesë të drejta mbi ne.
Kur'ani ka pesë të drejta mbi ne:
1. Të besojmë në të.
2. Të lexojmë atë.
3. Të kuptojmë atë.
4. Të praktikojmë atë.
5. T'ua predikojmë të tjerëve atë.
Sa nga këto ke bërë?
''(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.''1
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Sad, 29.

Thursday, July 4, 2013
Vajza etiopiane e mbrojtur nga tre luan, nga dhunimi dhe sulmi i bandave

Vajza është marrë nga shtatë meshkuj të cilët kanë dashur të detyrojnë që të martohet me njërin prej tyre.
Ajo ishte rrahur vazhdimisht. Atëherë luanët i kishin ndjekur rrëmbyesit e saj.
Tre luanët e kishin ruajtur (mbrojtur) atë gati gjysmë dite.
Ata qëndruan duke e ruajtur atë, derisa ne e gjetëm atë dhe atëherë ata vetëm e lanë atë sikur një dhuratë dhe shkuan në pyll, tha rreshter Vondimu.
SubhanAllah një bekim nga Allahu, subhanehu ue teala.
La havle ve la kuvete, il-la bi-lah.
''E mbështetu në All-llahun, se mjafton që All-llahu të jetë mbrojtës yti.''1
''Sa Mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtar i madh që është.''2
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. El-Ahzab, 3.
2. Haxh, 78.

Wednesday, July 3, 2013
Fytyra apo këmbët?
Fytyra apo këmbët?
Një herë, një dijetarë musliman fluturonte me aeroplan për në një vend. Kur erdhi koha për namaz, ai shkoi në banjo për të marrë abdes. Meqenëse, banjot në aeroplan janë shumë të vogla, ai u dashtë të hapë derën për të ngritur këmbën e tij në lavaman.
Një stjuardesë erdhi tek ai dhe i tha atij që të mos i pastrojë këmbët e tij në lavaman sepse ato janë të papastërta.
Dijetari në mënyrë të qetë e pyeti stjuardesën: ''Sa herë në ditë e lanë fytyrën tënde?'' Stjuardesa, u përgjigjë: ''Zakonisht një herë apo dy herë.''
Atëherë dijetari, u përgjigjë: ''Unë i lajë këmbët e mija pesë herë në ditë, për namazet. Prandaj, këmbët e mija janë më të pastërta se fytyra jote.''
Qëllimi i këtij tregimi nuk ishte që të na bëjë të qeshim. Megjithëatë, kjo ngjarje na mëson se sa të rregullt duhet të jemi në namazet.
Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Me të vërtetë Ummeti im do të njihet Ditën e Kiametit nga shenjat e abdesit, prandaj kush ka mundësi ta zgjasë atë (pra të lagë sa më shumë nga pjesët e caktuara në abdes).''1
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Tuesday, July 2, 2013
Të mjafton Allahu, vetëm Atij mbështetju

Kur mërzia të kaplon dhe ndihesh i dëshpëruar,
Kur brengat në vend se të largohen, ato vijnë duke u shtuar,
Kur t'i zgjidhje për probleme nuk ke,
Ngriti duart lartë, bëjë dua,
Mos u bëjë merak, se ty Allahu të do.
Mos i humbë shpresat, nëse të tjerët të lënë vetë,
Të mjafton Allahu, vetëm Atij mbështetju.
''Mua më mjafton Allahu. Vetëm Atij i mbështeten të mbështeturit.''1
Shkruar nga: Jetmir Jakupi
1. Ez-Zumer, 38.

Monday, July 1, 2013
A duhet ne vërtetë të qeshim?
A duhet ne vërtetë të qeshim?
Hasan El-Basri, rahimehullah, ka qenë një dijetarë i shquar dhe një njeri i devotshëm i kohës së tij.
Ai rrallë do të qeshte nga shkaku i kujtimit të vdekjes dhe dënimit të Xhehenemit.
Një ditë ai ishte duke shkuar diku, kur ai pa një djalosh të ri i cili kënaqej duke qeshur.
Hasan El-Basri, e pyeti të riun: ''Djalosh, a e ke kaluar tashmë urën e Siratit? A e ke kuptuar tashmë se a do të shkosh në Xhenet apo në Xhehenem?''
Djaloshi i ri, u përgjigjë: ''Jo.''
Hasan El-Basri, i tha atij: ''Atëherë, pse po qeshë aq shumë?'' Pas kësaj, askush nuk e kishte parë më këtë djalosh të ri, duke qeshur, pasiqë ai kishte kuptuar realitetin e kësaj jete.
Shumë orë ose ndoshta ditë kanë kaluar nga jetët tona në të qeshura dhe në shaka. Kjo është një shenjë se ne kemi harruar jetën e përtejme.
Sahabët gjatë tërë ditës kanë bërë vepra të mira, mirëpo gjatë natës kanë qarë te Allahu.
Nga ana tjetër, ne bëjmë mëkate tërë ditën dhe nuk shqetësohemi fare! Është e lejuar të qeshemi me gjëra të mahnitshme dhe të buzëqeshemi kur jemi në shoqërim të të tjerëve.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Burimi: ''Tenbihul Ghafilin'', të Shejh Ebu Lejth Samarkandit, Allahu e mëshiroftë.

Subscribe to:
Posts (Atom)