Wednesday, August 13, 2014
Në qoftë se nuk do isha i kënaqur me këtë gomar, atëherë nuk do të ta shisja atë ty
Në qoftë se nuk do isha i kënaqur me këtë gomar, atëherë nuk do të ta shisja atë ty
Imam Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, transmeton: ''(Imam) Muhamed Ibn Uasi, ishte duke ia shitur një gomar, një njeriut, kështu që njeriu e pyeti atë: ''A je i kënaqur me këtë gomar?''
Ibn Uasi, u përgjigj: ''Në qoftë se nuk do isha i kënaqur me këtë gomar, atëherë nuk do të ta shisja atë ty.''1
Burimi: ''Xhamiul Ulum uel Hikem'', 1/305, nga Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Si kanë qenë dijetarët e Selefit (gjeneratave të para të muslimanëve). Imam Muhamed Ibn Uasi, ishte prej tabi'inëve, dhe ishte njeri i drejtë.
Çfarë mund të thuhet sot për njerëzit të cilët shesin gjëra, ku shumica prej tyre gënjejnë dhe mashtrojnë në shitje.
Të shesin gjënë me mangësi e jo si duhet dhe betohen në Allahun subhanehu ue teala, se ajo që blen prej tyre është prej më të mirave, edhe pse janë me vetëdije të plotë se nuk është ashtu si thonë (pra gënjejnë, mashtrojnë).
Allahu subhanehu ue teala, na e përmirësoftë gjendjen. (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment