Friday, August 29, 2014

Dhe të tillët të tregojnë se çfarë është ekstremizëm në fe!


Dhe të tillët të tregojnë se çfarë është ekstremizëm në fe!

Jetojmë në një kohë kur politikani vjedhës, mashtrues, dhe i korruptuar të mëson se çfarë do thotë të jesh i ndershëm.

Kur ai i cili nuk i bjen Allahut subhanehu ue teala asnjëherë në sexhde, të flet për formën e namazit (të mëson se si duhet të falesh).

Kur zinaqarët (të pamoralshmit) dhe femrat gjysëm të zhveshura e kritikojnë muslimanen e mbuluar.

Kur homoseksuali të flet për poligaminë.

Kur ai që rruan mjekrrën si tiranët, tallet me mjekrrën tënde (që është pasim i Sunnetit të Muhamedit salallahu alejhi ue selem).

O Allah i Plotëfuqishëm, ndihmoju muslimanëve nga zullumi që iu bëhet atyre, dhe zullumqarëve (torturuesve) jepjau atë që e meritojnë.

Transmetohet nga Hisham Ibn Hakimi, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: إن الله يعذب الذين يعذبون الناس في الدنيا رواه مسلم 

''Me të vërtetë, Allahu do të torturojë ata të cilët i torturojnë njerëzit në këtë botë.''

Shkruar nga: Jetmir Jakupi

1. Transmeton Muslimi, nr.2613.

No comments:

Post a Comment