Thursday, August 21, 2014
A kanë qenë Sufi, Imam Hasan El-Basri, Sufjan Eth-Theuri, Fudejl Ibn Ijadi dhe imamë të tjerë?
A kanë qenë Sufi, Imam Hasan El-Basri, Sufjan Eth-Theuri, Fudejl Ibn Ijadi dhe imamë të tjerë?
Imam Ebul Ferexh Abdurrahman Ibn El-Xheuzi (ka vdekur më 597 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Pastaj erdhi Ebu Nuejm El-Asbahani dhe e përpiloj (librin) ''El-Hilje'' ku ai paturpësisht ka përfshirë Ebu Bekrin, Omerin, Uthmanin dhe Aliun (radiallahu anhum) dhe Sahabët më të vjetër si Sufij.
Ai gjithashtu ka përfshirë Shurejh El-Kadin, Hasan El-Basrin, Sufjan Eth-Theurin dhe Ahmed Ibn Hanbelin në listën e Sufive.
El-Sulemi i ka shënuar (futur në listë) në librin e tij ''Tabakat El-Sufije'', Fudejlin, Ibrahim Ibn Ed'hemin dhe Maruf El-Karhin, për të cilët ai ka thënë se ishin Sufi, duke vënë në dukje se ata ishin asket.
Sufizmi është një doktrinë ndryshe nga Asketizmi. Dëshmi (argument) për këtë është se Zuhdi (Asketizmi) nuk është dënuar (kundërshtuar) asnjëherë nga askush, për dallim nga Sufitë.''1
Shejhul Islam Ibn Tejmije (ka vdekur më 728 H), Allahu e mëshiroftë ka thënë: ''Në lidhje me fjalën Sufije (Sufizëm) nuk ishte e njohur gjatë tre gjeneratave të para (të muslimanëve), më saktë është bërë e njohur pas kësaj.''
Burimi: ''Telbis Iblis'', fq.274-275, nga Imam Ebul Ferexh Abdurrahman Ibn El-Xheuzi, dhe në ''Mexhmu El-Fetaua'', 11/5, nga Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu i mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Pra, Shejhu thotë se këta imam të lartëpërmendur ishin asket e që asketizmi nuk ka fare të bëjë me Sufizmin që është doktrinë krejtësisht tjetër, edhe pse shumë Sufi të devijuar pretendojnë se këta imam dhe të tjerë ishin Sufi dhe nëpërmjet kësaj mundohen ta arsyetojnë rrugën e devijuar që ata ndjekin. (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment