Tuesday, August 26, 2014

Do të vjen një kohë që njerëzit do ta kundërshtojnë, poshtërojnë dhe turpërojnë Pasuesin e Sunnetit


Do të vjen një kohë që njerëzit do ta kundërshtojnë, poshtërojnë dhe turpërojnë Pasuesin e Sunnetit

Imam Sehl Ibn Abdullahu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Përmbaju transmetimeve dhe Sunnetit, sepse unë kam frikë se së shpejti do të vjen një kohë që kur i Dërguari salallahu alejhi ue selem dhe rëndësia e pasimit (ndjekjes) së tij në çdo gjë do të përmendet, njerëzit do ta kundërshtojnë (kritikojnë) personin që e thotë këtë, dhe do të shkaktojnë që të tjerët të ikin prej tij, të shkëpusin veten e tyre prej tij, ta poshtërojnë dhe turpërojnë atë.''

Burimi: ''Bede'i El-Feuaid'', vëll.1, fq.280.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo kohë vetëmse ka ardhur me sa e shohim edhe vetë. Sot Ehli Sunneti (Pasuesit e Sunnetit) akuzohen nga pasuesit e bidateve (risive në fe), me lloj-lloj emrash dhe etiketimesh.
I kemi parë dhe i shohim se si pasuesit e bidateve (disa edhe pretendojnë se janë njerëz të dijes - hoxhallarë), janë bashkuar me jobesimtarët kundër Ehli Sunnetit. Allahu subhanehu ue teala, i udhëzoftë të tillët. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment