Sunday, August 3, 2014
Dhemb sepse...
Dhemb sepse...
Dhemb kur e sheh fëmijën të vrarë dhe të masakruar,
Kur e sheh motrën tënde (muslimane) të dhunuar,
Kur e sheh një të moshuar që është malltretuar,
Kur e sheh nënën, fëmijën e saj duke e vajtuar,
Dhemb kur e sheh se si fëmija me lot në sy kërkon nënën e tij, ndërsa ajo më nuk është duke jetuar,
Kur ata presin ndihmë nga vëllezërit e tyre (musliman) që tërësisht kanë dështuar,
Dhemb sepse elhamdulilah përkundër të gjithave, ata kanë Allahun që asnjëherë nuk i ka harruar.
Transmetohet nga Numan Ibn Beshiri, radiallahu anhu: ''I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: مثل المؤمنين في توادهم وتراحمهم وتعاطفهم كمثل الجسد الواحد ، إذا اشتكى منه عضو تداعى له سائر الجسد بالحمى والسهر
''Besimtarët, në mëshirën e tyre të ndërsjellë, dashurinë dhe dhembshurinë janë si një trup (i vetëm).
Në qoftë se ndonjë pjesë e tij ndjen dhimbje, pjesa tjetër e trupit do të bashkohet me të në të qëndruarit zgjuar dhe vuajtjes së etheve.''1
Shkruar nga: Jetmir Jakupi
1. Transmetojnë Buhariu, nr.5665 dhe Muslimi, nr.2586.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment