Saturday, August 9, 2014

Jehudët iu kanë zili muslimanëve pse thonë 'Selam' dhe 'Amin'


Jehudët iu kanë zili muslimanëve pse thonë 'Selam' dhe 'Amin'

Transmetohet nga Aishja, radiallahu anha, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
''Çifutët (Jehudët), nuk ju kanë juve zili për asgjë aq shumë, sa ata ju kanë zili për thënien e 'Selamit' dhe 'Aminit'.''

Gjithashtu, transmetohet nga Aishja, radiallahu anha, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
''Me të vërtetë, Çifutet (Jehudët) janë një grup njerëzish ziliqar, dhe ata nuk na kanë zili neve mbi asgjë më shumë se se ata na kanë zili mbi 'Selamin' dhe 'Aminin'.''

Imam Es-Sindi (ka vdekur më 1138 H), Allahu e mëshiroftë, gjatë shpjegimit të këtij hadithi, thotë: ''(Ata janë xheloz) mbi Selamin dhe Aminin, për shkak të asaj që ata e dijnë në lidhje me virtytet dhe bekimet e tyre.
Kështu që kuptimi është: Pra çfarë është e përshtatshme (e duhur) për juve është që t'i përdorni të dyjat shumë.''

Burimi: ''Sunen Ibn Maxhe'', nr.856. Hadithi është sahih, shih në: ''Sahih Ibn Maxhe'', nr.697, ''Sahih Ibn Huzejme'', 1/73/2. Hadithi është sahih, shih ''Es-Sahihah'', nr.691 nga Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë. Dhe ''Sherh Es-Sindi'', 1/466.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment