Tuesday, August 5, 2014

Cila ishte dobia që e shikove një femër të huaj?


Cila ishte dobia që e shikove një femër të huaj?

Imam Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, ishte pyetur në lidhje me thënien e Allahut: وَخُلِقَ الْإِنْسَانُ ضَعِيفًا ''Dhe njeriu është krijuar i dobët (i pafuqishëm).'' (En-Nisa, 28).
Çfarë nënkuptohet me i dobët (i pafuqishëm)?

Ai u përgjigj: ''Një grua kalon pranë një burri, dhe burri nuk mund të parandalojë veten nga të shikuarit e saj, dhe ai nuk arrin asnjë dobi (duke shikuar atë), a ka ndonjë gjë më të dobët se sa kjo?''

Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 7/68.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment