Drejtësia e Omer Ibn Hattabit - Dallimi mes një Mbreti dhe një Halifi
عن سلمان أَنَّ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ لَهُ: «أَمَلِكٌ أَنَا أَمْ خَلِيفَةٌ ؟ قَالَ لَهُ سَلْمَانُ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ: إِنْ أَنْتَ جَبَيْتَ مِنْ أَرْضِ المُسلمينَ دِرْهَمَاً أَوْ أَقَلَّ أَوْ أَكْثَرَ ثُمَّ وَضَعْتَهُ فِي غَيْرِ حَقهِ فَأَنْتَ مَلِكٌ غَيْرُ خَلِيفَةٍ، فَاسْتَعْبَرَ عُمَرُ
Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, e ka pyetur Selman El-Farisin, radiallahu anhu: ''A jam unë një Mbret apo Halif?''
Ai u përgjigj: ''Me të vërtetë, nëse t'i merr nga tokat e muslimanëve një dirhem (padrejtësisht), më shumë ose më pak, dhe i vendosë ato ku nuk u përket (nuk i takon), atëherë t'i je një Mbret dhe jo Halif.'' Kur Omeri ndëgjoi këtë, ai qau.''1
Burimi: ''El-Tabakat El-Kubra'', nga Imam Ibn Sa'di, Allahu e mëshiroftë, dhe ''Kenz El-Ummel'', 35777.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Kjo tregon edhe sa largë të vërtetës janë udhëheqësit e shteteve me popullsi muslimane të cilët jetojnë një jetë tamam mbretërore në kurriz të muslimanëve (të asaj që ju takon gjithë muslimanëve).
Shohim se si të tillët fare nuk brengosen për gjendjen e Ummetit - gjendjen e muslimanëve të cilët në vende të ndryshme të botës vuajnë nga varfëria, zullumi e tirania, përkundrazi janë përkrahës (aleat) të zullumqarëve dhe vetë zullumqarë, dhe megjithëkëtë shohim dhe ndëgjojmë se si njerëzit aleatët e tillë të zullumit i quajnë Halife. Allahu subhanehu ue teala, iu ndihmoftë muslimanëve, dhe i udhëzoftë udhëheqësit e tillë. (Shpjegim i Përkthyesit).
No comments:
Post a Comment