Friday, August 22, 2014
Është vështirë për Bidatçitë të jetojnë në një vend në të cilin ka shumë Hanbeli
Është vështirë për Bidatçitë të jetojnë në një vend në të cilin ka shumë Hanbeli
Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe ata janë Ehli Sunnet (Pasues të Sunnetit) dhe shumica prej tyre janë Hanbeli, dhe bidatçitë nuk kanë guxim (nuk janë në gjendje) të jetojnë me ta.''
Gjithashtu, Imami ka thënë: ''Është vështirë për bidatçitë të jetojnë në një vend në të cilin ka shumë Hanbeli.''
Ka thënë Imam Kutejbe Ibn Seid, Allahu e mëshiroftë: ''(Imam) Ahmed Ibn Hanbeli vdiq dhe bidatet (risitë në fe) janë shfaqur!''
Imami, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Nëse e sheh një njeri që e do Ahmed Ibn Hanbelin, t'i atëherë duhet të dijsh se ai e pason Sunnetin.''1
Burimi: ''El-Bidaje Uen-Nihaje'', 14/61; ''Menakib Ahmed'', fq.103; ''Menakib Esh-Shafi'', 2/250.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Pra, ajo që ka për qëllim Imam Kutejbe, Allahu e mëshiroftë, është se prej shenjave që tregon se një njeri është pasues i sunnetit, është dashuria ndaj njerëzve (dijetarëve) të Sunnetit, rrespektivisht ndaj Imam Ahmed Ibn Hanbelit, Allahu e mëshiroftë, i cili në mesin e muslimanëve njihet si Imami i Sunnetit.
Pasuesit e Bidateve nuk e kanë dashur dhe nuk e duan këtë Imam dhe pasuesit e tij (Hanbelitë) për arsye se kanë mbrojtur dhe mbrojnë Sunnetin e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem dhe ky imam dhe pasuesit e tij janë therrë në sy për Pasuesit e Bidateve.
Pra, kur të shihni njerëz që e sulmojnë Imam Ahmed Ibn Hanbelin dhe dijetarët e hadithit (Ehlul Hadithin), dijeni se ata njerëz janë Bidatçi. (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment