Sunday, August 31, 2014
Pse aq shpejtë i harrojmë ato gjëra të cilat i kemi ditur më parë?
Pse aq shpejtë i harrojmë ato gjëra të cilat i kemi ditur më parë?
Transmetohet se Ibn Mes'udi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Me të vërtetë, unë besojë se një njeri harron atë (diturinë) të cilën e ka ditur (më parë), për shkak të një mëkati që ai kryen.''
Burimi: ''Iktida El-Ilm El-Amel'', nr.96, nga Imam Hatib El Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Saturday, August 30, 2014
Kushdo që i frikësohet Allahut njerëzit do ta duan atë, edhe në qoftë se ata e urrejnë këtë gjë
Kushdo që i frikësohet Allahut njerëzit do ta duan atë, edhe në qoftë se ata e urrejnë këtë gjë
Njëri nga Selefët ka thënë: ''Kushdo që i frikësohet Allahut, njerëzit do ta duan atë, edhe në qoftë se ata e urrejnë këtë (gjë).''1
Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 3/222.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Pra, edhe nëse nuk dëshirojnë që ta duan atë, sërish do ta duan. (Shpjegim i Përkthyesit).
Mëkatet e bëjnë fytyrën të shëmtuar
Mëkatet e bëjnë fytyrën të shëmtuar
Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Mëkatet e bëjnë fytyrën të shëmtuar.''
Burimi: ''El-Xhevab Es-Sahih'', 4/306.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Friday, August 29, 2014
Dhe të tillët të tregojnë se çfarë është ekstremizëm në fe!
Dhe të tillët të tregojnë se çfarë është ekstremizëm në fe!
Jetojmë në një kohë kur politikani vjedhës, mashtrues, dhe i korruptuar të mëson se çfarë do thotë të jesh i ndershëm.
Kur ai i cili nuk i bjen Allahut subhanehu ue teala asnjëherë në sexhde, të flet për formën e namazit (të mëson se si duhet të falesh).
Kur zinaqarët (të pamoralshmit) dhe femrat gjysëm të zhveshura e kritikojnë muslimanen e mbuluar.
Kur homoseksuali të flet për poligaminë.
Kur ai që rruan mjekrrën si tiranët, tallet me mjekrrën tënde (që është pasim i Sunnetit të Muhamedit salallahu alejhi ue selem).
O Allah i Plotëfuqishëm, ndihmoju muslimanëve nga zullumi që iu bëhet atyre, dhe zullumqarëve (torturuesve) jepjau atë që e meritojnë.
Transmetohet nga Hisham Ibn Hakimi, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: إن الله يعذب الذين يعذبون الناس في الدنيا رواه مسلم
''Me të vërtetë, Allahu do të torturojë ata të cilët i torturojnë njerëzit në këtë botë.''
Shkruar nga: Jetmir Jakupi
1. Transmeton Muslimi, nr.2613.
Thursday, August 28, 2014
Thënia ''Allahu të dhëntë jetë të gjatë''
Thënia ''Allahu të dhëntë jetë të gjatë''
قال الشيخ محمد بن عثيمين رحمه الله:
" لا ينبغي أن يطلق القول بطول البقاء ، لأن طول البقاء قد يكون خيراً وقد يكون شراً ، فإن شر الناس من طال عمره وساء عمله ، وعلى هذا فلو قال أطال الله بقاءك على طاعته ونحوه فلا بأس بذلك ." انتهى
مجموع فتاوى الشيخ محمد بن عثيمين رحمه الله 3/71 .
Pyetja: Cili është vendimi mbi thënien ''Allahu të dhëntë jetë të gjatë''?
Përgjigje: Falëndërimi i takon Allahut.
Shejh Muhamed Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
''Ne nuk duhet t'ju dëshirojmë njerëzve një jetë të gjatë, sepse një jetë e gjatë mund të jetë e mirë ose e keqe, dhe njerëzit më të këqinjë janë ata të cilët jetojnë një jetë të gjatë dhe vazhdojnë të bëjnë vepra të këqija.
Bazuar në këtë, nëse ndonjëri thotë: ''Allahu të dhëntë një jetë të gjatë me bindje ndaj Tij'', dhe ngjashëm, nuk ka asgjë të gabuar me këtë.''
Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua El-Shejh Muhamed Ibn Uthejmin rahimehullah'', 3/71.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Wednesday, August 27, 2014
Imam Ali Ibn Ebi Talibi radiallahu anhu dhe thirrja e tij për Namazin e Sabahut
Imam Ali Ibn Ebi Talibi radiallahu anhu dhe thirrja e tij për Namazin e Sabahut
Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, transmeton: ''Ai (Ali Ibn Ebi Talibi radiallahu anhu), do të ecte nëpër rrugë duke thirrë: ''Namazi, namazi!'', me këtë ai kishte shprehi të zgjonte njerëzit (nga gjumi) për namazin e Sabahut.''
Burimi: ''El-Bidaje Uen-Nihaje'', 7/339.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Tuesday, August 26, 2014
Do të vjen një kohë që njerëzit do ta kundërshtojnë, poshtërojnë dhe turpërojnë Pasuesin e Sunnetit
Imam Sehl Ibn Abdullahu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Përmbaju transmetimeve dhe Sunnetit, sepse unë kam frikë se së shpejti do të vjen një kohë që kur i Dërguari salallahu alejhi ue selem dhe rëndësia e pasimit (ndjekjes) së tij në çdo gjë do të përmendet, njerëzit do ta kundërshtojnë (kritikojnë) personin që e thotë këtë, dhe do të shkaktojnë që të tjerët të ikin prej tij, të shkëpusin veten e tyre prej tij, ta poshtërojnë dhe turpërojnë atë.''
Burimi: ''Bede'i El-Feuaid'', vëll.1, fq.280.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Kjo kohë vetëmse ka ardhur me sa e shohim edhe vetë. Sot Ehli Sunneti (Pasuesit e Sunnetit) akuzohen nga pasuesit e bidateve (risive në fe), me lloj-lloj emrash dhe etiketimesh.
I kemi parë dhe i shohim se si pasuesit e bidateve (disa edhe pretendojnë se janë njerëz të dijes - hoxhallarë), janë bashkuar me jobesimtarët kundër Ehli Sunnetit. Allahu subhanehu ue teala, i udhëzoftë të tillët. (Shpjegim i Përkthyesit).
Monday, August 25, 2014
Nxitimi në tekfir është një qëndrim që është mbizotërues mbi ata që janë mposhtur nga injoranca
Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nxitimi drejt tekfirit është një qëndrim që është mbizotërues mbi ata që janë mundur nga injoranca (padituria).''
Burimi: ''Buhjat El-Murted'', fq.354.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Tekfir do të thotë shpallja e dikujt kafir (jobesimtarë).
Friday, August 22, 2014
Është vështirë për Bidatçitë të jetojnë në një vend në të cilin ka shumë Hanbeli
Është vështirë për Bidatçitë të jetojnë në një vend në të cilin ka shumë Hanbeli
Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dhe ata janë Ehli Sunnet (Pasues të Sunnetit) dhe shumica prej tyre janë Hanbeli, dhe bidatçitë nuk kanë guxim (nuk janë në gjendje) të jetojnë me ta.''
Gjithashtu, Imami ka thënë: ''Është vështirë për bidatçitë të jetojnë në një vend në të cilin ka shumë Hanbeli.''
Ka thënë Imam Kutejbe Ibn Seid, Allahu e mëshiroftë: ''(Imam) Ahmed Ibn Hanbeli vdiq dhe bidatet (risitë në fe) janë shfaqur!''
Imami, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Nëse e sheh një njeri që e do Ahmed Ibn Hanbelin, t'i atëherë duhet të dijsh se ai e pason Sunnetin.''1
Burimi: ''El-Bidaje Uen-Nihaje'', 14/61; ''Menakib Ahmed'', fq.103; ''Menakib Esh-Shafi'', 2/250.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Pra, ajo që ka për qëllim Imam Kutejbe, Allahu e mëshiroftë, është se prej shenjave që tregon se një njeri është pasues i sunnetit, është dashuria ndaj njerëzve (dijetarëve) të Sunnetit, rrespektivisht ndaj Imam Ahmed Ibn Hanbelit, Allahu e mëshiroftë, i cili në mesin e muslimanëve njihet si Imami i Sunnetit.
Pasuesit e Bidateve nuk e kanë dashur dhe nuk e duan këtë Imam dhe pasuesit e tij (Hanbelitë) për arsye se kanë mbrojtur dhe mbrojnë Sunnetin e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem dhe ky imam dhe pasuesit e tij janë therrë në sy për Pasuesit e Bidateve.
Pra, kur të shihni njerëz që e sulmojnë Imam Ahmed Ibn Hanbelin dhe dijetarët e hadithit (Ehlul Hadithin), dijeni se ata njerëz janë Bidatçi. (Shpjegim i Përkthyesit).
Thursday, August 21, 2014
A kanë qenë Sufi, Imam Hasan El-Basri, Sufjan Eth-Theuri, Fudejl Ibn Ijadi dhe imamë të tjerë?
A kanë qenë Sufi, Imam Hasan El-Basri, Sufjan Eth-Theuri, Fudejl Ibn Ijadi dhe imamë të tjerë?
Imam Ebul Ferexh Abdurrahman Ibn El-Xheuzi (ka vdekur më 597 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Pastaj erdhi Ebu Nuejm El-Asbahani dhe e përpiloj (librin) ''El-Hilje'' ku ai paturpësisht ka përfshirë Ebu Bekrin, Omerin, Uthmanin dhe Aliun (radiallahu anhum) dhe Sahabët më të vjetër si Sufij.
Ai gjithashtu ka përfshirë Shurejh El-Kadin, Hasan El-Basrin, Sufjan Eth-Theurin dhe Ahmed Ibn Hanbelin në listën e Sufive.
El-Sulemi i ka shënuar (futur në listë) në librin e tij ''Tabakat El-Sufije'', Fudejlin, Ibrahim Ibn Ed'hemin dhe Maruf El-Karhin, për të cilët ai ka thënë se ishin Sufi, duke vënë në dukje se ata ishin asket.
Sufizmi është një doktrinë ndryshe nga Asketizmi. Dëshmi (argument) për këtë është se Zuhdi (Asketizmi) nuk është dënuar (kundërshtuar) asnjëherë nga askush, për dallim nga Sufitë.''1
Shejhul Islam Ibn Tejmije (ka vdekur më 728 H), Allahu e mëshiroftë ka thënë: ''Në lidhje me fjalën Sufije (Sufizëm) nuk ishte e njohur gjatë tre gjeneratave të para (të muslimanëve), më saktë është bërë e njohur pas kësaj.''
Burimi: ''Telbis Iblis'', fq.274-275, nga Imam Ebul Ferexh Abdurrahman Ibn El-Xheuzi, dhe në ''Mexhmu El-Fetaua'', 11/5, nga Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu i mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Pra, Shejhu thotë se këta imam të lartëpërmendur ishin asket e që asketizmi nuk ka fare të bëjë me Sufizmin që është doktrinë krejtësisht tjetër, edhe pse shumë Sufi të devijuar pretendojnë se këta imam dhe të tjerë ishin Sufi dhe nëpërmjet kësaj mundohen ta arsyetojnë rrugën e devijuar që ata ndjekin. (Shpjegim i Përkthyesit).
Tuesday, August 19, 2014
Kushti gjatë kontratës së martesës se burri nuk do të martojë grua tjetër dhe thyerja e atij kushti
Kushti gjatë kontratës së martesës se burri nuk do të martojë grua tjetër dhe thyerja e atij kushti
Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
''Në qoftë se është bërë një kusht (gjatë kontratës së martesës) që burri nuk do të martojë një tjetër, atëherë ai duhet t'i përmbahet kësaj (duhet të veprojë në përputhje me këtë).
Porsa që ai të martohet me dikë tjetër, ajo (gruaja) ka të drejtë për t'i dhënë fund martesës.''
Burimi: ''Fikh Es-Sunneh'', 2/10.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Monday, August 18, 2014
Mendojnë se dikush është Dijetar vetëm për shkak se flet
Mendojnë se dikush është Dijetar vetëm për shkak se flet
Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Muslimanët e sotshëm nuk mund të dallojnë ndërmjet gjërave.
Ata mendojnë se dikush është Dijetar vetëm për shkak se flet.''
Burimi: ''Silsilat El-Huda uen-Nur'', 852.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Sunday, August 17, 2014
Kur i thua ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, injoranti të thotë 'Ku është thënia e filan dijetarit'!
Kur i thua ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, injoranti të thotë 'Ku është thënia e filan dijetarit'!
Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
''Në qoftë se t'i thua ''Allahu ka thënë, dhe i Dërguari i Tij ka thënë'', xhahili (injoranti) do të thotë ''ku është thënia e këtij dhe këtij?''
Burimi: ''Kaside Nunije'', nga Imam Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Saturday, August 16, 2014
Çdo vit që vjen është më i keq se ai para tij
Çdo vit që vjen është më i keq se ai para tij
Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
''Nuk ka një vit përveç se ai që vjen pas tij është më i keq se ai, (dhe kjo do të vazhdojë) derisa të takoni Zotin tuaj.''
Burimi: ''Sahih El-Xhami Es-Saghir'', nr.5731.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Friday, August 15, 2014
Çfarë i thuhet një fëmije të vogël kur teshtitet?
Çfarë i thuhet një fëmije të vogël kur teshtitet?
Imam Ibn Muflih, Allahu e mëshiroftë, ka shkruar: ''Çfarë i thuhet një fëmije të vogël kur ai teshtitet?''
Imam Hasan El-Basri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Burika fik (qofsh ti i bekuar).''
Burimi: ''Edeb Esh-Sherijah'', 2/474.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Wednesday, August 13, 2014
Në qoftë se nuk do isha i kënaqur me këtë gomar, atëherë nuk do të ta shisja atë ty
Në qoftë se nuk do isha i kënaqur me këtë gomar, atëherë nuk do të ta shisja atë ty
Imam Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, transmeton: ''(Imam) Muhamed Ibn Uasi, ishte duke ia shitur një gomar, një njeriut, kështu që njeriu e pyeti atë: ''A je i kënaqur me këtë gomar?''
Ibn Uasi, u përgjigj: ''Në qoftë se nuk do isha i kënaqur me këtë gomar, atëherë nuk do të ta shisja atë ty.''1
Burimi: ''Xhamiul Ulum uel Hikem'', 1/305, nga Imam Ibn Rexheb El-Hanbeliu, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Si kanë qenë dijetarët e Selefit (gjeneratave të para të muslimanëve). Imam Muhamed Ibn Uasi, ishte prej tabi'inëve, dhe ishte njeri i drejtë.
Çfarë mund të thuhet sot për njerëzit të cilët shesin gjëra, ku shumica prej tyre gënjejnë dhe mashtrojnë në shitje.
Të shesin gjënë me mangësi e jo si duhet dhe betohen në Allahun subhanehu ue teala, se ajo që blen prej tyre është prej më të mirave, edhe pse janë me vetëdije të plotë se nuk është ashtu si thonë (pra gënjejnë, mashtrojnë).
Allahu subhanehu ue teala, na e përmirësoftë gjendjen. (Shpjegim i Përkthyesit).
Sunday, August 10, 2014
Shijat janë Gomarët e Jehudëve
Shijat janë Gomarët e Jehudëve
Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Rafiditë (Shijat) janë gomarët e Jehudëve, ata (Jehudët) i ngasin ata (Shijat) për çdo fitne.''1
Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Dhe përkrahja e tyre (Shijave) për Jehudët është e përhapur (e njohur) në atë masë që njerëzit i kanë konsideruar gomarë të Jehudëve.''
Shejhul Islami, gjithashtu ka thënë: ''Njerëzit janë të arsyetuar për thënien e tyre se Rafiditë (Shijat) janë gomarët e Jehudëve.''
Burimi: ''Minhexh El-Sunneh'', 1/20-21 - 7/210 nga Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Është për qëllim se Jehudët janë pas të këqijave që vijnë nga Rafiditë (Shijat). Abdullah Ibn Sebe, i cili ishte Jehud, ishte njeriu pas krijimit të sektit të Rafidive (Shijave). (Shpjegim i Përkthyesit).
Saturday, August 9, 2014
Jehudët iu kanë zili muslimanëve pse thonë 'Selam' dhe 'Amin'
Jehudët iu kanë zili muslimanëve pse thonë 'Selam' dhe 'Amin'
Transmetohet nga Aishja, radiallahu anha, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
''Çifutët (Jehudët), nuk ju kanë juve zili për asgjë aq shumë, sa ata ju kanë zili për thënien e 'Selamit' dhe 'Aminit'.''
Gjithashtu, transmetohet nga Aishja, radiallahu anha, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:
''Me të vërtetë, Çifutet (Jehudët) janë një grup njerëzish ziliqar, dhe ata nuk na kanë zili neve mbi asgjë më shumë se se ata na kanë zili mbi 'Selamin' dhe 'Aminin'.''
Imam Es-Sindi (ka vdekur më 1138 H), Allahu e mëshiroftë, gjatë shpjegimit të këtij hadithi, thotë: ''(Ata janë xheloz) mbi Selamin dhe Aminin, për shkak të asaj që ata e dijnë në lidhje me virtytet dhe bekimet e tyre.
Kështu që kuptimi është: Pra çfarë është e përshtatshme (e duhur) për juve është që t'i përdorni të dyjat shumë.''
Burimi: ''Sunen Ibn Maxhe'', nr.856. Hadithi është sahih, shih në: ''Sahih Ibn Maxhe'', nr.697, ''Sahih Ibn Huzejme'', 1/73/2. Hadithi është sahih, shih ''Es-Sahihah'', nr.691 nga Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë. Dhe ''Sherh Es-Sindi'', 1/466.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Thursday, August 7, 2014
Sufitë janë më të këqinjë se Hauarixhët
Sufitë janë më të këqinjë se Hauarixhët
Imam Asim El-Ehval, Allahu e mëshiroftë ka thënë: ''Ne gjithmonë i kemi ditur Sufitë për budallenjë. Por disa prej tyre pretendojnë se janë nga mesi i njerëzve të Hadithit.''
Imam Jahja Ibn Jahja, Allahu e mëshiroftë ka thënë: ''Sufitë janë më të këqinjë se Hauarixhët.''
Burimi: ''Telbis Iblis'', fq.371, nga Imam Ebul Ferexh Abdurrahman Ibn El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Tuesday, August 5, 2014
Cila ishte dobia që e shikove një femër të huaj?
Cila ishte dobia që e shikove një femër të huaj?
Imam Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, ishte pyetur në lidhje me thënien e Allahut: وَخُلِقَ الْإِنْسَانُ ضَعِيفًا ''Dhe njeriu është krijuar i dobët (i pafuqishëm).'' (En-Nisa, 28).
Çfarë nënkuptohet me i dobët (i pafuqishëm)?
Ai u përgjigj: ''Një grua kalon pranë një burri, dhe burri nuk mund të parandalojë veten nga të shikuarit e saj, dhe ai nuk arrin asnjë dobi (duke shikuar atë), a ka ndonjë gjë më të dobët se sa kjo?''
Burimi: ''Hilje El-Evlija'', 7/68.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Sunday, August 3, 2014
Dhemb sepse...
Dhemb sepse...
Dhemb kur e sheh fëmijën të vrarë dhe të masakruar,
Kur e sheh motrën tënde (muslimane) të dhunuar,
Kur e sheh një të moshuar që është malltretuar,
Kur e sheh nënën, fëmijën e saj duke e vajtuar,
Dhemb kur e sheh se si fëmija me lot në sy kërkon nënën e tij, ndërsa ajo më nuk është duke jetuar,
Kur ata presin ndihmë nga vëllezërit e tyre (musliman) që tërësisht kanë dështuar,
Dhemb sepse elhamdulilah përkundër të gjithave, ata kanë Allahun që asnjëherë nuk i ka harruar.
Transmetohet nga Numan Ibn Beshiri, radiallahu anhu: ''I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: مثل المؤمنين في توادهم وتراحمهم وتعاطفهم كمثل الجسد الواحد ، إذا اشتكى منه عضو تداعى له سائر الجسد بالحمى والسهر
''Besimtarët, në mëshirën e tyre të ndërsjellë, dashurinë dhe dhembshurinë janë si një trup (i vetëm).
Në qoftë se ndonjë pjesë e tij ndjen dhimbje, pjesa tjetër e trupit do të bashkohet me të në të qëndruarit zgjuar dhe vuajtjes së etheve.''1
Shkruar nga: Jetmir Jakupi
1. Transmetojnë Buhariu, nr.5665 dhe Muslimi, nr.2586.
Saturday, August 2, 2014
Drejtësia e Omer Ibn Hattabit - Dallimi mes një Mbreti dhe një Halifi
Drejtësia e Omer Ibn Hattabit - Dallimi mes një Mbreti dhe një Halifi
عن سلمان أَنَّ عُمَرَ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ قَالَ لَهُ: «أَمَلِكٌ أَنَا أَمْ خَلِيفَةٌ ؟ قَالَ لَهُ سَلْمَانُ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ: إِنْ أَنْتَ جَبَيْتَ مِنْ أَرْضِ المُسلمينَ دِرْهَمَاً أَوْ أَقَلَّ أَوْ أَكْثَرَ ثُمَّ وَضَعْتَهُ فِي غَيْرِ حَقهِ فَأَنْتَ مَلِكٌ غَيْرُ خَلِيفَةٍ، فَاسْتَعْبَرَ عُمَرُ
Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, e ka pyetur Selman El-Farisin, radiallahu anhu: ''A jam unë një Mbret apo Halif?''
Ai u përgjigj: ''Me të vërtetë, nëse t'i merr nga tokat e muslimanëve një dirhem (padrejtësisht), më shumë ose më pak, dhe i vendosë ato ku nuk u përket (nuk i takon), atëherë t'i je një Mbret dhe jo Halif.'' Kur Omeri ndëgjoi këtë, ai qau.''1
Burimi: ''El-Tabakat El-Kubra'', nga Imam Ibn Sa'di, Allahu e mëshiroftë, dhe ''Kenz El-Ummel'', 35777.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Kjo tregon edhe sa largë të vërtetës janë udhëheqësit e shteteve me popullsi muslimane të cilët jetojnë një jetë tamam mbretërore në kurriz të muslimanëve (të asaj që ju takon gjithë muslimanëve).
Shohim se si të tillët fare nuk brengosen për gjendjen e Ummetit - gjendjen e muslimanëve të cilët në vende të ndryshme të botës vuajnë nga varfëria, zullumi e tirania, përkundrazi janë përkrahës (aleat) të zullumqarëve dhe vetë zullumqarë, dhe megjithëkëtë shohim dhe ndëgjojmë se si njerëzit aleatët e tillë të zullumit i quajnë Halife. Allahu subhanehu ue teala, iu ndihmoftë muslimanëve, dhe i udhëzoftë udhëheqësit e tillë. (Shpjegim i Përkthyesit).
Friday, August 1, 2014
Çfarë frikësohem më së shumti për Ummetin tim është munafiku gojëtar
Çfarë frikësohem më së shumti për Ummetin tim është munafiku gojëtar
Transmeton Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu: ''E kam ndëgjuar të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, duke thënë:
''Çfarë frikësohem më së shumti për Ummetin tim është munafiku (hipokriti) me një gjuhë shprehëse (që është gojëtar, sh.p.).''
Burimi: ''Musned'', vëll.1, fq.44, nga Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Subscribe to:
Posts (Atom)