Saturday, March 8, 2014

Si vdiq Imam Muslimi (Autori i librit 'Sahihul Muslim')


Si vdiq Imam Muslimi (Autori i librit 'Sahihul Muslim')

Nën autoritetin e Ahmed Ibn Selemes: ''Një mbledhje e diturisë dhe rishikimit ishte mbajtur për Ebul Husejn Muslim Ibn El-Haxhaxhin (Imam Muslimin)1, ku ishte përmendur një hadith të cilin ai nuk e kishte ditur.
Ai shkoi në shtëpi dhe e ndezi llampën e tij dhe u tha atyre në shtëpi: ''Askush nuk duhet të futet në shtëpi (të më pengojë mua).''
Atij i është thënë: ''Na është dhuruar neve një shportë me hurma.'' Ai tha: 'Nxjerrni jashtë (shportës) për mua,'' kështuqë ata ia shërbyen ato atij.
Ai filloi kërkimin e hadithit dhe duke marrë nga një hurmë kohë pas kohe deri në mëngjes, deri në kohën në të cilën hurmat kishin mbaruar dhe ai më në fund e kishte gjetur hadithin.''

Muhamed Ibn Abdullahu (njëri nga transmetuesit e këtij transmetimi) ka shtuar: ''Një shok i besueshëm i yni ka shtuar se ky ishte shkaku i vdekjes së tij.''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', në biografinë e Imam Muslimit, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, ka qenë prej nxënësve të Imam Buhariut, Allahu e mëshiroftë - Autorit të librit më të saktë pas Kur'anit - ''Sahihul Buharit'', ndërsa vetë Imam Muslimi, ka qenë autor i librit ''Sahihul Muslim'', i cili konsiderohet si libri i tretë më i saktë pas Kur'anit dhe Sahihul Buharit.
Njëherit, prej mësuesve të këtij imami kanë qenë edhe Imam Abdullah Ibn Mesleme El-Ka'nabi, Imam Ibn Me'ini, Imam Jahja Ibn Jahja, Imam Se'id Ibn Mensur dhe të tjerë.
Prej nxënësve të tij, më të njohur kanë qenë: Imam Tirmidhiu, Imam Ibn Ebi Hatim Er-Razi, dhe Imam Ibn Huzejme, që të tre gjithashtu kanë shkruar punime në lidhje me hadithin.
Allahu subhanehu ue teala, e mëshiroftë këtë Imam të devotshëm, për të cilin tregohet dëshira e madhe e tij ndaj përcjelljes dhe pasimit të fjalës së të Dërguarit salallahu alejhi ue selem (domethënë ndaj hadithit), sikurse tregohet në ngjarjen e sipërpërmendur. (Shpjegim i përkthyesit).

No comments:

Post a Comment