Friday, March 7, 2014
Pse kaq shumë hadithe, o Ebu Hurejra?
Pse kaq shumë hadithe, o Ebu Hurejra?
Është raportuar se Ebu Hurejra, radiallahu anhu, ka thënë: ''Njerëzit thonë: 'Ebu Hurejra transmeton kaq shumë (hadithe), por po të mos ishte për dy ajete në Librin e Allahut (në Kur'an) unë nuk do të transmetoja asnjë hadith të vetëm.''
Pastaj ai recitoi: ''Pa dyshim, ata që fshehin çfarë ka shpallur Allahu në Libër.'' (El-Bekare, 174), dhe ''Me të vërtetë, ata të cilët fshehin atë që Ne e kemi zbritur prej shpjegimeve dhe udhëzimeve të qarta.'' (El-Bekare, 159).
Ai pastaj tha: ''Vëllezërit tanë, Muhaxhirët, ishin të zënë me tregti në tregje, dhe vëllezërit tanë, Ensarët, do të ishin të zënë duke u marrë me pasurinë dhe pronën e tyre, por Ebu Hurejra qëndronte me të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, për mbushjen e tij (me dije), dhe do të ishte prezent kur ata nuk do të ishin.''
Duke komentuar këtë transmetim, Imam Ibn Abdul Berri (ka vdekur më 463 H), Allahu e mëshiroftë, konstaton: ''Në këtë transmetim ka një numër domethëniesh për të kuptuar, duke përfshirë:
1. Hadithi nga i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka të njëjtin vendim si Libri i shpallur i Allahut azze ue xhel.
2. Dituria duhet të tregohet, të përhapet dhe mësohet.
3. (Njeriu) duhet të rrinë (të mbahet) me dijetarët.
4. Duhet të jetë i kënaqur me atë pak që mund të fitojë nga furnizimi i kësaj bote, në mënyrë që të ndjek dëshirën e tij për dije.
5. Duhet të preferojë diturinë mbi të qenurit i zënë me ndjekjen dhe të ardhurat (fitimet) e kësaj bote.
Burimi: ''Xhamiul Bejan El Ilm ue Fadlihi'', vëll.1, fq.464, të Imam Ibn Abdul Berrit, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
http://jetmirjakupi.blogspot.com/2014/03/pse-kaq-shume-hadithe-ebu-hurejra.html
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment