Monday, March 24, 2014
Shejhul Islam Ibn Tejmije në lidhje me Ali Ibn Ebi Talibin, radiallahu anhu
Shejhul Islam Ibn Tejmije në lidhje me Ali Ibn Ebi Talibin, radiallahu anhu
Ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në lidhje me sahabiun e nderuar, halifin e drejtë të muslimanëve, Ali Ibn Ebi Talibin, radiallahu anhu:
''Në lidhje me Ali Ibn Ebi Talibin se është njëri nga Ehlul Bejti (familja e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem)1, kjo është një gjë për të cilën nuk ka ndonjë ndryshim në mendim mes Muslimanëve.
Kjo është aq e qartë për Muslimanët saqë nuk ka nevojë për dëshmi që të vërtetojë atë.
Më saktë, ai është më i miri i Ehlul Bejtit, më i miri i Beni Hashimëve pas të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem).''2
Shejhul Islami, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Njerëzit më të mirë të këtij Umeti pas të Dërguarit të tij, janë: Ebu Bekri, pastaj Omeri, i treti Uthmani dhe i katërti Ali Ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata).''3
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Ehlul Bejt ose Ehli Bejt, quhen familja e Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Dhe në familjen e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, hyjnë edhe gratë e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, pra nënat e besimtarëve, për dallim nga ajo që pretendojnë Rafiditë (shijat) se gratë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, nuk hyjnë në mesin e Ehlul Bejtit, dhe se Ehlul Bejti janë vetëm Aliu radiallahu anhu, Fatimja radiallahu anha dhe Hasani dhe Husejni, radiallahu anhum. (Shpjegim i përkthyesit).
Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë, ka thënë: ''Pra, familja e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem) janë: gratë e tij, fëmijët e tij, dhe Beni Hashimët, Beni Abdul Mutalibët dhe robërit e tyre të liruar. Dhe Allahu e di më së miri.''
فيصبح آل بيت النبي صلى الله عليه وسلم هم : أزواجه وذريته وبنو هاشم وبنو عبد المطلب ومواليهم ، والله تعالى أعلم.
2. ''El-Fetua El-Kubra'', 1/56.
3. ''El-Akide El-Vasitije'', kap.4.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment