Sunday, March 16, 2014

A nuk është kjo ajo kohë?


A nuk është kjo ajo kohë?

Është raportuar se (Imam) Fudejl Ibn Ijadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Si do të jesh nëse e arrin një kohë kur do të shohësh njerëz të cilët nuk mund të dallojnë të vërtetën nga e pavërteta (gënjeshtra), besimtarin nga jobesimtari, të besueshmin nga të pabesueshmin (tradhtarin), as injorantin nga i dituri, dhe as nuk do të njohësh se çfarë është e drejtë e as të kritikosh atë që është e gabuar?''

Pas raportimit të këtij transmetimi, Imam Ibn Bata (ka vdekur më 387 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Allahut i përkasim dhe tek Ai do të kthehemi! Ne kemi arritur atë kohë, kemi ndëgjuar këtë dhe e kemi njohur shumicën e saj dhe dëshmuar atë.
Në qoftë se një njeri të cilit Allahu i ka dhënë arsyetim të shëndoshë, shikon dhe mendon me kujdes dhe peshon (shoshit) çështjen e Islamit dhe njerëzit e tij dhe shkel rrugën e drejtë e të udhëzuar sa i përket atyre, do t'i bëhet e qartë atij se shumica e njerëzve ia kanë kthyer shpinën, kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe janë larguar nga argumenti (dëshmia) e saktë.''
Shumë njerëz kanë filluar të pëlqejnë atë të cilën (më parë) e kanë urryer, të lejojnë atë të cilën (më parë) e kanë ndaluar dhe kanë pranuar atë të cilën (më parë) e kanë refuzuar.
Dhe me siguri - Allahu pastë mëshirë mbi ty - ky nuk është karakteri (personazhi i drejtë) i Muslimanëve, dhe as sjellja e atyre të cilët kanë kuptim të thellë në këtë fe, dhe as atyre të cilët besojnë në të dhe janë të sigurtë në lidhje me të.''1

Burimi: ''El-Ibane El-Kubra'', 1/188.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kur Imam Ibn Bata, Allahu e mëshiroftë, ka thënë këto fjalë para një mijë e më shumë viteve, për gjendjen e ndodhur në kohën e tij, çfarë do të thoshin këta Imam për kohën tonë, ku me të madhe rrjedhin (zhvillohen) gjërat e sipërpërmendura. Allahu subhanehu ue teala, na ruajtë nga fitnet dhe nga e keqja në përgjithësi. Amin. (Shënim i përkthyesit).

No comments:

Post a Comment