Saturday, March 15, 2014

Një dyshim i përhapur nga Pasuesit e Bidateve: Imam Ahmed Ibn Hanbeli ishte i mirë por Shoqëruesit dhe Pasuesit e tij kanë gënjyer në lidhje me të


Një dyshim i përhapur nga Pasuesit e Bidateve: Imam Ahmed Ibn Hanbeli ishte i mirë por Shoqëruesit dhe Pasuesit e tij kanë gënjyer në lidhje me të

Imam Ebu Nasr Es-Sixhzi (ka vdekur më 444 H)(1), Allahu e mëshiroftë, në lidhje me Pasuesit e Bidateve të cilët thonë se Imami i Sunnetit, Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ishte i mirë (ishte në rrugën e drejtë) por se Shokët (shoqëruesit) dhe Pasuesit e tij, kanë gënjyer mbi Imamin dhe kanë devijuar nga rruga e tij, një akuzë e paqëndrueshme që edhe sot (2) Esharitë dhe Maturiditë dhe grupacione tjera të devijuara e përdorin kundër Pasuesve të Medh'hebit Hanbeli - respektivisht kundër Ehli Sunnetit në përgjithësi, e për këtë dyshim e akuzë, ka thënë Imam Ebu Nasr Es-Sixhzi, Allahu e mëshiroftë:

''Këtu në Mekë është me ne një njëri i cili është i preokupuar me Hadithin, ai kalon shumë nga koha e tij duke bërtitur se ai nuk është Eshari.
Pastaj ai do të thotë: ''Unë kam parë njerëz fisnik nga mesi i tyre, dhe unë kam parë (Esharitë) të cilëve pluhuri nën këmbët e tyre është më fisnik se sa krijesat.''
Dhe kur një njeri nga mesi i Esharive do të arrinte në qytet, ai do të ndjekte dhe do të bëhej i afërt me të.
Dhe nëse një njeri nga mesi i shokëve tanë do të hynte tek ai, ai do të qëndronte shumë largë prej tij dhe do të paralajmëronte kundër tij.
Sa herë që është përmendur një Dijetar nga mesi i Dijetarëve të Hanbelive në prezencën e tij, ai do të gjente gabime (defekte) tek ai.
Dhe ai do të thoshte: ''Ahmedi është fisnik, por ai është i rrethuar nga ata të cilët gënjejnë.''
Ky ishte një komplot prej tij, ai nuk do të sillte fatkeqësi, përveçse me të.''

Imami, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Sa herë që është përmendur një Dijetar nga mesi i Dijetarëve të Hanbelive në prezencën e tij (Eshariut të sipëpërmendur), ai do të gjente gabime (defekte) tek ai.
Dhe ai do të thoshte: ''Ahmedi është fisnik, por ai është i rrethuar nga ata të cilët gënjejnë.''
Ky ishte një komplot prej tij, ai nuk do të sillte fatkeqësi, përveçse me të.
Pra, nëse është e lejuar për ndonjërin që të thotë se shoqëruesit e (Imam) Ahmedit kanë gënjyer mbi të në lidhje me paraqitjen (shfaqjen) e Medh'hebit të tij, atëherë është gjithashtu korrekte (e saktë) të thuhet se edhe shoqëruesit e Malikut, Shafiut, dhe të tjerëve përveç këtyre dyve kanë gënjyer mbi ta gjithashtu në atë të cilën ata i kanë cituar (në ato të cilat i transmetuan nga ata).
Kështu që kjo nuk është e thënë, përveçse nga një injorant i cili është joserioz në Fenë e tij dhe i mangët në turp (që nuk ka turp).''

Burimi: ''Risale ile Ehli Zubejd fi'l-Red ala min Enkara El-Harf uel-Seut'', fq.231, 232 dhe 233, nga Imam Ebu Nasr El-Sixhzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Sujuti, Allahu e mëshiroftë, për Imam Ebu Nasr El-Sixhzin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ai ishte mjeshtër dhe ekspert në Hadith dhe Sunnet, dhe udhëtarë i madh (udhëtonte shumë në kërkim të dijes, sh.p).'' (''Husn El-Muhedera Fi Tarih Misr Uel Kehira'', nga Imam Sujuti, 1/353).
2. Edhe në kohën tonë do të gjesh Pasues të Bidateve të cilët flasin kundër Imamëve Hanbeli të cilët kishin Akiden (Besimin) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, që ishte Akideja e Ehli Sunnetit, dhe nga këta imam që sulmohen nga pasuesit e bidateve, më të njohurit janë: Imam Uthman Ibn Seid Ed-Darimiu, Kadiu Ebu Jala, mandej sulmohet edhe djali i Imam Ahmedit, Abdullahu (Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli) si dhe nga Imamët e mëvonshëm të Ehli Sunnetit - Shejhul Islam Ibn Tejmije, dhe nxënësi i tij më i afërt Shejh Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu i mëshiroftë dhe të tjerë.
Megjithëse edhe këta dijetarë sikur çdo dijetarë tjetër nuk ishin të pagabueshëm, por Pasuesit e Bidateve i kanë sulmuar dhe akuzuar këta dijetarë për gjëra të ndryshme, shumë prej të cilave janë shpifje dhe nxjerrje e fjalëve nga konteksti. Dhe Allahu e di më së miri. (Shpjegim i përkthyesit).

No comments:

Post a Comment