Sunday, March 2, 2014
Fëmijët tuaj dhe të të Tjerëve
Fëmijët tuaj dhe të të Tjerëve
Është transmetuar se Amr Ibn Kajs El-Melei, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ata (Tabi'inët) nuk e pëlqenin (nuk e donin) një njeri i cili i jepte fëmijës së tij diçka me të cilën fëmija do të dilte jashtë (shtëpisë) dhe do të shihej nga ndonjë person i varfër, duke shkaktuar atë të qajë mbi familjen e tij; ose do të shihej nga ndonjë jetim i cili më pastaj do të qante mbi familjen e tij.''1
Burimi: ''El-Zuhd'', vëll.3, fq.268, nga Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Nga kjo thënie nënkuptojmë se gjeneratat e para të muslimanëve, nuk e kanë pëlqyer që prindërit t'u japin fëmijëve të tyre qoftë ndonjë lloj ushqimi apo edhe veshmbathje e kështu me rradhë, të cilat jo secili ka mundësi t'i blejë, e të dalin jashtë shtëpisë me to e të shihen nga të tjerët (nga të varfërit dhe jetimët) andaj duhet të jemi më të kujdesshëm në këtë aspekt, sidomos në këto kohëra të vështira ku shumica e njerëzve në botë, jetojnë në varfëri.
Njëherit, një këshillë edhe për përdoruesit e internetit që të kenë kujdes dhe të mos postojnë fotografi dhe video me ushqime e veshmbathje të ndryshme, duke e pasur parasysh se ka shumë njerëz të varfër të cilat as gjërat elementare për jetë nuk i posedojnë, dhe nuk është një gjë e nevojshme dhe e kërkuar nga ne që të shfaqim ushqimet të cilat i hajmë, apo rrobat të cilat i veshim e kështu me rradhë. (Shpjegim i përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment