Saturday, March 29, 2014
Kur Selefët dhe Imamët e Sunnetit thonë se Allahu është Mbi Arsh, nuk nënkuptohet se ai ka një Vend, apo se diçka e Përmban, Rrethon apo Përfshin Atë
Kur Selefët dhe Imamët e Sunnetit thonë se Allahu është Mbi Arsh, nuk nënkuptohet se ai ka një Vend, apo se diçka e Përmban, Rrethon apo Përfshin Atë
ويقول شيخ الإسلام ابن تيمية رحمه الله:
" السلف والأئمة وسائر علماء السنة إذا قالوا " إنه فوق العرش ، وإنه في السماء فوق كل شيء " لا يقولون إن هناك شيئا يحويه أو يحصره أو يكون محلا له أو ظرفا ووعاء سبحانه وتعالى عن ذلك ، بل هو فوق كل شيء ، وهو مستغن عن كل شيء ، وكل شيء مفتقر إليه، وهو عالٍ على كل شيء ، وهو الحامل للعرش ولحملة العرش بقوته وقدرته ، وكل مخلوق مفتقر إليه ، وهو غني عن العرش وعن كل مخلوق .
وما في الكتاب والسنة من قوله : ( أأمنتم من في السماء ) ونحو ذلك قد يفهم منه بعضهم أن "السماء" هي نفس المخلوق العالي ، العرش فما دونه ، فيقولون : قوله ( في السماء ) بمعنى " على السماء " ، كما قال : ( ولأصلبنكم في جذوع النخل ) أي : على جذوع النخل ، وكما قال: ( فسيروا في الأرض ) أي : على الأرض .
ولا حاجة إلى هذا ، بل " السماء " اسم جنس للعالي ، لا يخص شيئا ، فقوله: ( في السماء ) أي: في العلو دون السفل .
وهو العلي الأعلى فله أعلى العلو ، وهو ما فوق العرش ، وليس هناك غيره العلي الأعلى سبحانه وتعالى " انتهى.
"مجموع الفتاوى " (16/100-101).
Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
''Selefët, Imamët dhe gjithë dijetarët e Sunnetit, kur ata thonë se Ai (Allahu) është Mbi Arsh, Ai është në Qiell mbi të gjitha gjërat, nuk nënkupton (nuk do të thotë) se ka diçka që e Përmban Atë, apo e Rrethon Atë, apo se Ai ka një Vend (lokacion), apo se ka diçka që e Përfshin Atë.
I Lartësuar është Ai nga kjo. Përkundrazi, Ai është Mbi të gjitha gjërat, Ai nuk ka nevojë për të gjitha gjërat, dhe të gjitha gjërat kanë nevojë për Të.
Ai është Mbi të gjitha gjërat, Ai është Ai i Cili bart Arshin dhe bartësit e tij me pushtetin dhe fuqinë e Tij.
Të gjitha qeniet e krijuara kanë nevojë për Të, por Ai nuk ka asnjë nevojë për Arshin ose për ndonjë qenie të krijuar.
Në lidhje me atë që thuhet në Kur'an dhe në Sunnet: ''A u garantuat ju prej Atij që është në qiell (fi sema)..?'' (El-Mulk, 16), dhe kështu me rradhë, disa njerëz mund ta kuptojnë fjalën Qiell sikur të njëjtë me Qiellin e krijuar lartë ose Arshin dhe çfarë është nën të, kështu që ata thonë se fjalët e Tij ''Në Qiell (fi sema)'' nënkuptojnë se Ai është Mbi Qiell, sikurse fjalët ''Unë do t'jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t'ju varë në trungujt e hurmave (fi judhu el-nakl).'' (Ta Ha, 71), të cilat nënkuptojnë trungujt e hurmave, dhe fjalët ''Pra, udhëtoni lirisht o ju idhujtarë për katër muaj (si të doni) nëpër tokë (fi'l erd).'' (Et-Teube, 2), nënkuptojnë tokën.
Nuk ka nevojë për këtë; më saktë fjala Sema (shpesh e përkthyer si Qiell) i referohet asaj që është Lartë Mbi, dhe nuk zbatohet në ndonjë gjë të veçantë.
Pra, fjalët fi sema (e përkthyer më lartë si ''Në Qiell'') zbatohen për atë që është Lartë Mbi përkundër të qenit ulët dhe poshtë.
Ai është i Lartë dhe më i Larti, dhe Ai është më i Larti i të lartëve; nuk ka asgjë përtej Më të Lartit, qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar Ai.''1
Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 16/100-101.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Allahu subhanehu ue teala, e mëshiroftë Shejhul Islam Ibn Tejmijen, i cili në këtë shkrim ka treguar qëndrimin e Selefëve (të parëve tanë të mirë), dhe Imamëve të katër Medh'hebeve (Imam Ebu Hanifes, Imam Malikut, Imam Shafiut dhe Imam Ahmed Ibn Hanbelit) dhe gjithë dijetarëve të Ehli Sunnetit mbi Istivanë (Ngritjen dhe Lartësimin e Allahut Mbi Arsh), dhe njëherit është një kundërpërgjigje ndaj grupacioneve të devijuara të cilët e urrejnë Shejhul Islam Ibn Tejmijen, Allahu e mëshiroftë, dhe shpifin e manipulojnë me fjalët e tij, se gjoja Shejhul Islami ka pretenduar dhe ka thënë se Allahu subhanehu ue teala, ka një Vend të caktuar, se diçka e Përmban, Rrethon apo Përfshin Atë.
Shihet shumë qartë në fjalët e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, në këtë tekst po edhe në thëniet dhe librat e tjera të tij se Shejhul Islami nuk ka pasur bindje të tilla sikurse pretendojne Pasuesit e Bidateve. (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment