Monday, March 31, 2014

Xhehmitë thonë se Allahu ka krijuar një zë që ka folur me Musën (alejhi selam)


Xhehmitë thonë se Allahu ka krijuar një zë që ka folur me Musën (alejhi selam)

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Të thuhet se Allahu ka krijuar një zë që ka folur me Musën (alejhi selam) është kufër (mosbesim - pra të thuash kështu bën kufër).
Xhehmitë (1) thonë këtë.''

Burimi: ''El-Irakijah'', 1/340.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Se kush janë Xhehmitë më gjërësisht mund të lexoni përgjigjen e Shejh Abdul Kadir Xhejlanit, Allahu e mëshiroftë, në këtë lidhje: http://jetmirjakupi.blogspot.com/2014/01/shejh-abdul-kadir-xhejlani-tregon-per.html

Pesë rregulla të thjeshta për të arritur lumturinë


Pesë rregulla të thjeshta për të arritur lumturinë

1. Liroje zemrën tënde nga urrejtja - fal.

2. Liroje mendjen tënde nga shqetësimet - shumë (prej gjërave që të shqetësojnë) asnjëherë nuk ndodhin.

3. Jeto thjeshtë dhe vlerësoje atë që ke.

4. Jep më shumë.

5. Prit (nga të tjerët) më pak (nga ajo që t'i bën për të tjerët).

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, March 29, 2014

Kur Selefët dhe Imamët e Sunnetit thonë se Allahu është Mbi Arsh, nuk nënkuptohet se ai ka një Vend, apo se diçka e Përmban, Rrethon apo Përfshin Atë


Kur Selefët dhe Imamët e Sunnetit thonë se Allahu është Mbi Arsh, nuk nënkuptohet se ai ka një Vend, apo se diçka e Përmban, Rrethon apo Përfshin Atë

ويقول شيخ الإسلام ابن تيمية رحمه الله:

" السلف والأئمة وسائر علماء السنة إذا قالوا " إنه فوق العرش ، وإنه في السماء فوق كل شيء " لا يقولون إن هناك شيئا يحويه أو يحصره أو يكون محلا له أو ظرفا ووعاء سبحانه وتعالى عن ذلك ، بل هو فوق كل شيء ، وهو مستغن عن كل شيء ، وكل شيء مفتقر إليه، وهو عالٍ على كل شيء ، وهو الحامل للعرش ولحملة العرش بقوته وقدرته ، وكل مخلوق مفتقر إليه ، وهو غني عن العرش وعن كل مخلوق .

وما في الكتاب والسنة من قوله : ( أأمنتم من في السماء ) ونحو ذلك قد يفهم منه بعضهم أن "السماء" هي نفس المخلوق العالي ، العرش فما دونه ، فيقولون : قوله ( في السماء ) بمعنى " على السماء " ، كما قال : ( ولأصلبنكم في جذوع النخل ) أي : على جذوع النخل ، وكما قال: ( فسيروا في الأرض ) أي : على الأرض .

ولا حاجة إلى هذا ، بل " السماء " اسم جنس للعالي ، لا يخص شيئا ، فقوله: ( في السماء ) أي: في العلو دون السفل .

وهو العلي الأعلى فله أعلى العلو ، وهو ما فوق العرش ، وليس هناك غيره العلي الأعلى سبحانه وتعالى " انتهى.

"مجموع الفتاوى " (16/100-101).

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Selefët, Imamët dhe gjithë dijetarët e Sunnetit, kur ata thonë se Ai (Allahu) është Mbi Arsh, Ai është në Qiell mbi të gjitha gjërat, nuk nënkupton (nuk do të thotë) se ka diçka që e Përmban Atë, apo e Rrethon Atë, apo se Ai ka një Vend (lokacion), apo se ka diçka që e Përfshin Atë.
I Lartësuar është Ai nga kjo. Përkundrazi, Ai është Mbi të gjitha gjërat, Ai nuk ka nevojë për të gjitha gjërat, dhe të gjitha gjërat kanë nevojë për Të.
Ai është Mbi të gjitha gjërat, Ai është Ai i Cili bart Arshin dhe bartësit e tij me pushtetin dhe fuqinë e Tij.
Të gjitha qeniet e krijuara kanë nevojë për Të, por Ai nuk ka asnjë nevojë për Arshin ose për ndonjë qenie të krijuar.

Në lidhje me atë që thuhet në Kur'an dhe në Sunnet: ''A u garantuat ju prej Atij që është në qiell (fi sema)..?'' (El-Mulk, 16), dhe kështu me rradhë, disa njerëz mund ta kuptojnë fjalën Qiell sikur të njëjtë me Qiellin e krijuar lartë ose Arshin dhe çfarë është nën të, kështu që ata thonë se fjalët e Tij ''Në Qiell (fi sema)'' nënkuptojnë se Ai është Mbi Qiell, sikurse fjalët ''Unë do t'jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t'ju varë në trungujt e hurmave (fi judhu el-nakl).'' (Ta Ha, 71), të cilat nënkuptojnë trungujt e hurmave, dhe fjalët ''Pra, udhëtoni lirisht o ju idhujtarë për katër muaj (si të doni) nëpër tokë (fi'l erd).'' (Et-Teube, 2), nënkuptojnë tokën.

Nuk ka nevojë për këtë; më saktë fjala Sema (shpesh e përkthyer si Qiell) i referohet asaj që është Lartë Mbi, dhe nuk zbatohet në ndonjë gjë të veçantë.
Pra, fjalët fi sema (e përkthyer më lartë si ''Në Qiell'') zbatohen për atë që është Lartë Mbi përkundër të qenit ulët dhe poshtë.

Ai është i Lartë dhe më i Larti, dhe Ai është më i Larti i të lartëve; nuk ka asgjë përtej Më të Lartit, qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar Ai.''1

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 16/100-101.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Allahu subhanehu ue teala, e mëshiroftë Shejhul Islam Ibn Tejmijen, i cili në këtë shkrim ka treguar qëndrimin e Selefëve (të parëve tanë të mirë), dhe Imamëve të katër Medh'hebeve (Imam Ebu Hanifes, Imam Malikut, Imam Shafiut dhe Imam Ahmed Ibn Hanbelit) dhe gjithë dijetarëve të Ehli Sunnetit mbi Istivanë (Ngritjen dhe Lartësimin e Allahut Mbi Arsh), dhe njëherit është një kundërpërgjigje ndaj grupacioneve të devijuara të cilët e urrejnë Shejhul Islam Ibn Tejmijen, Allahu e mëshiroftë, dhe shpifin e manipulojnë me fjalët e tij, se gjoja Shejhul Islami ka pretenduar dhe ka thënë se Allahu subhanehu ue teala, ka një Vend të caktuar, se diçka e Përmban, Rrethon apo Përfshin Atë.
Shihet shumë qartë në fjalët e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, në këtë tekst po edhe në thëniet dhe librat e tjera të tij se Shejhul Islami nuk ka pasur bindje të tilla sikurse pretendojne Pasuesit e Bidateve. (Shpjegim i Përkthyesit).

Friday, March 28, 2014

Më keq se sa Fundi i Botës


Më keq se sa Fundi i Botës

Abdullah Ibn Amri, radiallahu anhu, ka thënë: ''Vrasja e një besimtari është më e keqe për Allahun se sa përfundimi i botës.''

Burimi: ''El-Sunen'', nga Imam Nesaiu, Allahu e mëshiroftë. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e ka cilësuar si të saktë, në ''Sahih El-Xhami'', nr.4361.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, March 27, 2014

Nëse brengosesh për fenë tënde


Nëse brengosesh për fenë tënde

Është transmetuar nga Ibn Mesudi, radiallahu anhu, se ka thënë: ''Kushdo që dëshiron të nderojë fenë e tij dhe t'i bëjë mirë asaj, duhet të shmang përzierjen me Sundimtarin (Prijësin) ose të ulurit me Pasuesit e Dëshirave (heretikët, pasuesit e bidateve), sepse të ulurit me ta është më ngjitëse (infektuese) se sa zgjebja.''

Burimi: ''El-Bida'', fq.136, nga Imam Ibn Vade, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, March 26, 2014

Nuk ka asnjë mospajtim në lidhje me ndalimin e Bidateve (Risive) të Sufive


Nuk ka asnjë mospajtim në lidhje me ndalimin e Bidateve (Risive) të Sufive

Imam Ebu Abdullah El-Kurtubi El-Malikiu (ka vdekur më 671 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Sa për atë çfarë Sufitë (1) kanë shpikur, atëherë ajo është prej asaj për të cilën nuk ka asnjë mospajtim mbi ndalimin e saj.''(2)

Burimi: ''Ruh El-Me'ani'', 11/70 nga Imam El-Alusi, dhe ''El-Fetaua El-Malikije Fi Ef'el Es-Sufije'', fq.7, nga Imam Ebu Faris Abdulaziz Muhamed El-Kajravani, Allahu i mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Sufitë janë të ndarë në shumë grupe dhe tarikate, dhe nuk janë një grup i vetëm dhe i bashkuar. Nga grupet më të njohura janë: Tarikati Bektashi, Nakshibendi, Xhejlani, Rifai, Mevlevi, Barelvi, Bedevij, Sulejmanxhi dhe grupe tjera të devijuara nga mesi i tyre. (Shpjegim i përkthyesit).
2. Pra, Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, tregon në lidhje me bidatet (risitë në fe) të cilat i kanë shpikur grupacionet e devijuara Sufiste, se nuk ka asnjë mospajtim apo kundërshtim në mesin e dijetarëve të Ehli Sunnetit, se ato gjëra janë haram (të ndaluara). (Shpjegim i përkthyesit).

Tuesday, March 25, 2014

Bëhu Mbret

Bëhu Mbret

Një njëri e pyeti njëherë Muhamed Ibn Uasin, Allahu e mëshiroftë, për këshillë. Ai u përgjigj: ''Unë të këshillojë ty që të bëhesh Mbret në këtë botë dhe në Ahiret.''
Njeriu pyeti: ''Si?'' Ai u përgjigj: ''Humbe interesin në gjërat e dunjasë (praktiko zuhdin - asketizmin).''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', në biografinë e tij të Muhamed Ibn Uasit (i cili ishte prej tabi'inëve, sh.p).

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, March 24, 2014

Shejhul Islam Ibn Tejmije në lidhje me Ali Ibn Ebi Talibin, radiallahu anhu


Shejhul Islam Ibn Tejmije në lidhje me Ali Ibn Ebi Talibin, radiallahu anhu

Ka thënë Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në lidhje me sahabiun e nderuar, halifin e drejtë të muslimanëve, Ali Ibn Ebi Talibin, radiallahu anhu:

''Në lidhje me Ali Ibn Ebi Talibin se është njëri nga Ehlul Bejti (familja e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem)1, kjo është një gjë për të cilën nuk ka ndonjë ndryshim në mendim mes Muslimanëve.
Kjo është aq e qartë për Muslimanët saqë nuk ka nevojë për dëshmi që të vërtetojë atë.
Më saktë, ai është më i miri i Ehlul Bejtit, më i miri i Beni Hashimëve pas të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem).''2

Shejhul Islami, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Njerëzit më të mirë të këtij Umeti pas të Dërguarit të tij, janë: Ebu Bekri, pastaj Omeri, i treti Uthmani dhe i katërti Ali Ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata).''3

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Ehlul Bejt ose Ehli Bejt, quhen familja e Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Dhe në familjen e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, hyjnë edhe gratë e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, pra nënat e besimtarëve, për dallim nga ajo që pretendojnë Rafiditë (shijat) se gratë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem, nuk hyjnë në mesin e Ehlul Bejtit, dhe se Ehlul Bejti janë vetëm Aliu radiallahu anhu, Fatimja radiallahu anha dhe Hasani dhe Husejni, radiallahu anhum. (Shpjegim i përkthyesit).
Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë, ka thënë: ''Pra, familja e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem) janë: gratë e tij, fëmijët e tij, dhe Beni Hashimët, Beni Abdul Mutalibët dhe robërit e tyre të liruar. Dhe Allahu e di më së miri.''
فيصبح آل بيت النبي صلى الله عليه وسلم هم : أزواجه وذريته وبنو هاشم وبنو عبد المطلب ومواليهم ، والله تعالى أعلم.
2. ''El-Fetua El-Kubra'', 1/56.
3. ''El-Akide El-Vasitije'', kap.4.

Sunday, March 23, 2014

Ata të cilët i mohuan Cilësitë e Allahut njiheshin si 'Xhehmi' tek Selefët



Ata të cilët i mohuan Cilësitë e Allahut njiheshin si 'Xhehmi' tek Selefët

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ata të cilët i mohuan (nuk i pranuan) Atributet (Cilësitë) e Allahut, njiheshin si 'Xhehmi' tek Selefët1.''2

Burimi: ''El-Irakijah'', 2/1048.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Selef do të thotë të Parët, dhe nënkupton tri gjeneratat e para të muslimanëve, që nga Sahabët e deri tek Tabi'inët dhe Tabi'tabi'inët, në mesin e të cilëve bëjnë pjesë edhe katër imamët e nderuar - themeluesit e katër Medh'hebeve: Imam Ebu Hanifja, Imam Maliku, Imam Shafiu dhe Imam Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu i mëshiroftë që të gjithë. (Shpjegim i përkthyesit).
2. Se kush janë Xhehmitë më gjërësisht mund të lexoni përgjigjen e Shejh Abdul Kadir Xhejlanit, Allahu e mëshiroftë, në këtë lidhje: http://jetmirjakupi.blogspot.com/2014/01/shejh-abdul-kadir-xhejlani-tregon-per.html

Saturday, March 22, 2014

Është vetëm një gjynah i vogël


Është vetëm një gjynah i vogël

Bilall Ibn Sa'di, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Mos e mendo se sa i vogël është gjynahu, por mendo në lidhje me atë se Kujt nuk i je bindur (nënshtruar).''

Burimi: ''El-Zuhd ue El-Reke'ik'', vëll.1, fq.150, nga Imam Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Qafir, Fasik ose Gjynahqar


Qafir, Fasik ose Gjynahqar

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ata të cilët ulen me mua (më shoqërojnë mua, sh.p.) e dijnë këtë rreth meje, se unë jam gjithmonë njëri prej atyre i cili më prerazi ndalojë në përshkruarjen e ndonjë personi të veçantë (nga mesi i muslimanëve) si Qafir (jobesimtarë), fasik (i prishur) ose gjynahqarë, veç nëse është e Njohur se argument Sheriatik është ngritur kundër tij, dhe është vërtetuar nëse ai është qafir, fasik ose gjynahqarë.''

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', 3/229.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, March 21, 2014

Asketizmi nuk është që t'i të mos zotërosh asgjë, por që asgjë mos të të zotërojë ty


Asketizmi nuk është që t'i të mos zotërosh asgjë, por që asgjë mos të të zotërojë ty

Ali Ibn Ebi Talibi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Asketizmi (zuhdi) nuk është që t'i të mos zotërosh (posedosh) asgjë, por që asgjë mos të të zotërojë (posedojë) ty.''

Burimi: ''Hedhihi Hije Zaujati.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, March 20, 2014

Atyre që thonë se nuk ka dallim mes akidës (besimit) të Dijetarëve Hanbeli dhe besimit të Çifutëve (Jehudëve)


Atyre që thonë se nuk ka dallim mes akidës (besimit) të Dijetarëve Hanbeli dhe besimit të Çifutëve (Jehudëve)

Si prej kohërave të mëhershme, ashtu edhe në kohën tonë, ka Pasues të Bidateve të cilët i kanë akuzuar Hanbelitë dhe Dijetarët e këtij Medh'hebi, si Imam Uthman Ibn Seid Ed-Darimiun, Kadiun Ebu Jala, mandej djalin e Imam Ahmedit, Abdullahun (Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbelin) si dhe nga Imamët e mëvonshëm të Ehli Sunnetit - Shejhul Islam Ibn Tejmijen, dhe nxënësin e tij më të afërt Shejh Ibn Kajjim El-Xheuzin, Allahu i mëshiroftë dhe imamë të tjerë Hanbeli, se besimi i tyre (Hanbelive) është i njëjtë me besimin e Jehudëve.
Kësaj akuze të këtyre të devijuarve, iu përgjigjet dijetari i madh, Imam Ebu Nasr El-Sixhzi (ka vdekur më 444 H)1, Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë:

''Disa nga pasuesit e tyre të devijuar, kanë thënë: ''Nuk ka asnjë gjë që i dallon Shujukët (Dijetarët) e Hanbelive prej Çifutëve (Jehudëve), përveç një cilësie.
Dhe në jetën time, në të vërtetë është vetëm një cilësi që bën dallimin në mes të dy grupeve! Por, nuk është ashtu siç pasuesi emërpërlyer (famëkeq) imagjinon.
Ky dallim i vetëm është se Hanbelitë janë në Islam dhe në Sunnet, dhe Çifutët (Jehudët) janë në mosbesim dhe devijim.''

Burimi: ''Risale ile Ehli Zubejd fi'l-Red ala min Enkara El-Harf uel-Seut'', fq.185, nga Imam Ebu Nasr El-Sixhzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Sujuti, Allahu e mëshiroftë, për Imam Ebu Nasr El-Sixhzin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ai ishte mjeshtër dhe ekspert në Hadith dhe Sunnet, dhe udhëtarë i madh (udhëtonte shumë në kërkim të dijes, sh.p).'' (''Husn El-Muhedera Fi Tarih Misr Uel Kehira'', nga Imam Sujuti, 1/353).

Wednesday, March 19, 2014

Ti ose je me ne ose kundër nesh


Ti ose je me ne ose kundër nesh

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nuk është (e lejuar) për asnjërin që të ngris ndonjë njeri lartë, dhe të thërret Ummetin që të pasojë rrugën e tij, duke i trajtuar të gjithë ata që e pasojnë atë si aleat (përkrahës), dhe të gjitha ata që nuk e pasojnë si armiq, nëse ai person është dikush tjetër jashta të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem.
Po ashtu, nuk është (e lejuar) për asnjërin që të ngris lartë për (Umetin) ndonjë mendim ose thënie nga fjalët e ndonjë personit, dhe të trajtohen të gjithë ata të cilët pajtohen me atë (mendim) si aleat (përkrahës), dhe të gjithë ata të cilët nuk pajtohen me atë (mendim) si armiq, nëse ato fjalë nuk janë prej Fjalës së Allahut subhanehu ue teala, ose prej fjalës të të Dërguarit të Tij, ose prej (ixhmasë - konsensusit) të atyre çështjeve në të cilat i gjithë Umeti është pajtuar me to.
Më saktë, kjo është prej sjelljeve të njerëzve të bidateve (Bidatçive) të cilët vendosin një njeri apo mendim dhe e përçajnë (ndajnë) Umetin me të.
Ata bashkohen mes vete me ata me të cilët pajtohen, përderisa i trajtojnë si armiq të gjithë ata të cilët nuk pajtohen (me ta).''

Burimi: ''Mexhmu El-Fetaua'', vëll.20, fq.164.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, March 18, 2014

Më mirë të bëhesh pluhur


Më mirë të bëhesh pluhur

Abdullah Ibn Amri, radiallahu anhu, ka thënë: ''Do të ishte më mirë për një njeri që të kthehet (të shndërrohet) në pluhur se sa qëllimisht të ecë përpara një personi i cili është duke u falur.''

Burimi: ''Et-Temhid'', të Imam Ibn Abdul Berrit, Allahu e mëshiroftë. Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, e ka cilësuar të saktë në ''Sahih El-Tergib ue El-Terhib'', vëll.1, fq.135.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, March 16, 2014

A nuk është kjo ajo kohë?


A nuk është kjo ajo kohë?

Është raportuar se (Imam) Fudejl Ibn Ijadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Si do të jesh nëse e arrin një kohë kur do të shohësh njerëz të cilët nuk mund të dallojnë të vërtetën nga e pavërteta (gënjeshtra), besimtarin nga jobesimtari, të besueshmin nga të pabesueshmin (tradhtarin), as injorantin nga i dituri, dhe as nuk do të njohësh se çfarë është e drejtë e as të kritikosh atë që është e gabuar?''

Pas raportimit të këtij transmetimi, Imam Ibn Bata (ka vdekur më 387 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Allahut i përkasim dhe tek Ai do të kthehemi! Ne kemi arritur atë kohë, kemi ndëgjuar këtë dhe e kemi njohur shumicën e saj dhe dëshmuar atë.
Në qoftë se një njeri të cilit Allahu i ka dhënë arsyetim të shëndoshë, shikon dhe mendon me kujdes dhe peshon (shoshit) çështjen e Islamit dhe njerëzit e tij dhe shkel rrugën e drejtë e të udhëzuar sa i përket atyre, do t'i bëhet e qartë atij se shumica e njerëzve ia kanë kthyer shpinën, kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe janë larguar nga argumenti (dëshmia) e saktë.''
Shumë njerëz kanë filluar të pëlqejnë atë të cilën (më parë) e kanë urryer, të lejojnë atë të cilën (më parë) e kanë ndaluar dhe kanë pranuar atë të cilën (më parë) e kanë refuzuar.
Dhe me siguri - Allahu pastë mëshirë mbi ty - ky nuk është karakteri (personazhi i drejtë) i Muslimanëve, dhe as sjellja e atyre të cilët kanë kuptim të thellë në këtë fe, dhe as atyre të cilët besojnë në të dhe janë të sigurtë në lidhje me të.''1

Burimi: ''El-Ibane El-Kubra'', 1/188.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kur Imam Ibn Bata, Allahu e mëshiroftë, ka thënë këto fjalë para një mijë e më shumë viteve, për gjendjen e ndodhur në kohën e tij, çfarë do të thoshin këta Imam për kohën tonë, ku me të madhe rrjedhin (zhvillohen) gjërat e sipërpërmendura. Allahu subhanehu ue teala, na ruajtë nga fitnet dhe nga e keqja në përgjithësi. Amin. (Shënim i përkthyesit).

Saturday, March 15, 2014

Një dyshim i përhapur nga Pasuesit e Bidateve: Imam Ahmed Ibn Hanbeli ishte i mirë por Shoqëruesit dhe Pasuesit e tij kanë gënjyer në lidhje me të


Një dyshim i përhapur nga Pasuesit e Bidateve: Imam Ahmed Ibn Hanbeli ishte i mirë por Shoqëruesit dhe Pasuesit e tij kanë gënjyer në lidhje me të

Imam Ebu Nasr Es-Sixhzi (ka vdekur më 444 H)(1), Allahu e mëshiroftë, në lidhje me Pasuesit e Bidateve të cilët thonë se Imami i Sunnetit, Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, ishte i mirë (ishte në rrugën e drejtë) por se Shokët (shoqëruesit) dhe Pasuesit e tij, kanë gënjyer mbi Imamin dhe kanë devijuar nga rruga e tij, një akuzë e paqëndrueshme që edhe sot (2) Esharitë dhe Maturiditë dhe grupacione tjera të devijuara e përdorin kundër Pasuesve të Medh'hebit Hanbeli - respektivisht kundër Ehli Sunnetit në përgjithësi, e për këtë dyshim e akuzë, ka thënë Imam Ebu Nasr Es-Sixhzi, Allahu e mëshiroftë:

''Këtu në Mekë është me ne një njëri i cili është i preokupuar me Hadithin, ai kalon shumë nga koha e tij duke bërtitur se ai nuk është Eshari.
Pastaj ai do të thotë: ''Unë kam parë njerëz fisnik nga mesi i tyre, dhe unë kam parë (Esharitë) të cilëve pluhuri nën këmbët e tyre është më fisnik se sa krijesat.''
Dhe kur një njeri nga mesi i Esharive do të arrinte në qytet, ai do të ndjekte dhe do të bëhej i afërt me të.
Dhe nëse një njeri nga mesi i shokëve tanë do të hynte tek ai, ai do të qëndronte shumë largë prej tij dhe do të paralajmëronte kundër tij.
Sa herë që është përmendur një Dijetar nga mesi i Dijetarëve të Hanbelive në prezencën e tij, ai do të gjente gabime (defekte) tek ai.
Dhe ai do të thoshte: ''Ahmedi është fisnik, por ai është i rrethuar nga ata të cilët gënjejnë.''
Ky ishte një komplot prej tij, ai nuk do të sillte fatkeqësi, përveçse me të.''

Imami, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë: ''Sa herë që është përmendur një Dijetar nga mesi i Dijetarëve të Hanbelive në prezencën e tij (Eshariut të sipëpërmendur), ai do të gjente gabime (defekte) tek ai.
Dhe ai do të thoshte: ''Ahmedi është fisnik, por ai është i rrethuar nga ata të cilët gënjejnë.''
Ky ishte një komplot prej tij, ai nuk do të sillte fatkeqësi, përveçse me të.
Pra, nëse është e lejuar për ndonjërin që të thotë se shoqëruesit e (Imam) Ahmedit kanë gënjyer mbi të në lidhje me paraqitjen (shfaqjen) e Medh'hebit të tij, atëherë është gjithashtu korrekte (e saktë) të thuhet se edhe shoqëruesit e Malikut, Shafiut, dhe të tjerëve përveç këtyre dyve kanë gënjyer mbi ta gjithashtu në atë të cilën ata i kanë cituar (në ato të cilat i transmetuan nga ata).
Kështu që kjo nuk është e thënë, përveçse nga një injorant i cili është joserioz në Fenë e tij dhe i mangët në turp (që nuk ka turp).''

Burimi: ''Risale ile Ehli Zubejd fi'l-Red ala min Enkara El-Harf uel-Seut'', fq.231, 232 dhe 233, nga Imam Ebu Nasr El-Sixhzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Sujuti, Allahu e mëshiroftë, për Imam Ebu Nasr El-Sixhzin, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ai ishte mjeshtër dhe ekspert në Hadith dhe Sunnet, dhe udhëtarë i madh (udhëtonte shumë në kërkim të dijes, sh.p).'' (''Husn El-Muhedera Fi Tarih Misr Uel Kehira'', nga Imam Sujuti, 1/353).
2. Edhe në kohën tonë do të gjesh Pasues të Bidateve të cilët flasin kundër Imamëve Hanbeli të cilët kishin Akiden (Besimin) e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, që ishte Akideja e Ehli Sunnetit, dhe nga këta imam që sulmohen nga pasuesit e bidateve, më të njohurit janë: Imam Uthman Ibn Seid Ed-Darimiu, Kadiu Ebu Jala, mandej sulmohet edhe djali i Imam Ahmedit, Abdullahu (Abdullah Ibn Ahmed Ibn Hanbeli) si dhe nga Imamët e mëvonshëm të Ehli Sunnetit - Shejhul Islam Ibn Tejmije, dhe nxënësi i tij më i afërt Shejh Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu i mëshiroftë dhe të tjerë.
Megjithëse edhe këta dijetarë sikur çdo dijetarë tjetër nuk ishin të pagabueshëm, por Pasuesit e Bidateve i kanë sulmuar dhe akuzuar këta dijetarë për gjëra të ndryshme, shumë prej të cilave janë shpifje dhe nxjerrje e fjalëve nga konteksti. Dhe Allahu e di më së miri. (Shpjegim i përkthyesit).

Thursday, March 13, 2014

Kritikat bëhen sipas gabimeve të udhëheqësit të grupit të devijuar e jo të injorantëve nga mesi i grupit


Kritikat bëhen sipas gabimeve të udhëheqësit të grupit të devijuar e jo të injorantëve nga mesi i grupit

Shejhul Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse dikush duhet të kritikojë ndonjë grup (të devijuar, sh.p), atëherë e bën atë sipas gabimeve të udhëheqësit të grupit, e jo të injorantëve (nga mesi i atij grupi).''

Burimi: ''El-Minhexh'', 2/522.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, March 11, 2014

Kur njerëzit filluan të na imitojnë frikësoheshim edhe vetëm të buzëqeshim


Kur njerëzit filluan të na imitojnë frikësoheshim edhe vetëm të buzëqeshim

Imam Euzaiu (ka vdekur më 157 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ne bënim shaka dhe qesheshim, por kur njerëzit filluan të na imitojnë neve, frikësohesha edhe vetëm të buzëqeshi.''1

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 7/132.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo tregon seriozitetin e dijetarëve të mëhershëm, dhe është një shembull i mirë dhe këshillë se si duhet të jenë dijetarët (të kujdesshëm) në raport me xhematin në përgjithësi, duke e pasur parasysh se në shumicën e gjërave, xhemati (i udhëzuar) i pasojnë dhe i imitojnë hoxhallarët e tyre - pra në veprat e tyre.
Dhe Allahu e di më së miri. (Shpjegim i përkthyesit).

Monday, March 10, 2014

Sunneti dhe çfarë bëjnë njerëzit


Mirëpo këto vepra nuk i bëjnë shumica e muslimanëve!

Është transmetuar se (Imam) Abdullah Ibn El-Hasani, ulej shpesh me Rebia (Ibn Abdul Rahmanin).
Një ditë ata rishikonin (kontrollonin) dhe studionin disa praktika të ndryshme nga Sunneti kur një njeri në mbledhje tha: ''(Por) kjo nuk është ajo që është praktikuar (nga njerëzit)!''
(Imam) Abdullahi tha: ''Pra, nëse injorantët bëhen të shumtë (në numër të madh), ashtuqë ata bëhen sundimtarët dhe gjyqtarët, a do të jenë atëherë ata argument mbi Sunnetin?''1
Rebia tha: ''Unë dëshmojë se këto janë fjalët e bijve të Profetëve.''

Burimi: ''El-Fekih ue El-Mutefekih'', 384, nga Imam Hatib El-Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Nga fjalët e këtij Imami të Sunnetit, Allahu e mëshiroftë, nënkuptojmë se numri i madh i injorantëve dhe pasuesve të epshit - Bidatçive (në krahasim me numrin e Pasuesve të Sunnetit) dhe pozitat e tyre në shtet apo në përgjithësi tek Ummeti, nuk janë argument se ata janë në rrugën e drejtë - në të vërtetën.
Allahu subhanehu ue teala, na ka njoftuar në Kur'an, se shumica e njerëzve nuk e besojnë Atë si duhet, andaj nuk do të thotë se duhet pasuar numrin e (madh të) njerëzve (në devijim), por duhet përmbajtur me ata të cilët e pasojnë të Dërguarin salallahu alejhi ue selem, dhe shokët e tij, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, edhe nëse këta të fundit janë pak në numër. (Shpjegim i Përkthyesit).

Sunday, March 9, 2014

Ata të cilët nuk kanë dituri fetare duhet t'i pasojnë dijetarët verbërisht


Ata të cilët nuk kanë dituri fetare duhet t'i pasojnë dijetarët verbërisht

Shejh Ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Nëse i padituri nuk ka dituri në lidhje me ndonjë vendim (rregull islam), ai atëherë duhet të pasojë Dijetarin verbërisht.1
Allahu urdhëron (ata që nuk dijnë, sh.p.) që të pyesin Dijetarët dhe qëllimi me pyetjen është që të marrë përgjigjen e saj.
Për çfarë dobie do të ishte që të pyeten ata nëse jo që t'u bindemi atyre?''

Burimi: ''Sherhul Usul'', fq.594.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Pra, është obligim për ata që nuk dijnë, që të pasojnë një dijetarë i cili është i besueshëm në fenë dhe diturinë e tij, rrespektivisht ndonjërin prej dijetarëve që është Pasues i Kur'anit dhe i Sunnetit, të të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, ngase Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini.'' (En-Nahl, 43). (Shpjegim i përkthyesit).

Saturday, March 8, 2014

Si vdiq Imam Muslimi (Autori i librit 'Sahihul Muslim')


Si vdiq Imam Muslimi (Autori i librit 'Sahihul Muslim')

Nën autoritetin e Ahmed Ibn Selemes: ''Një mbledhje e diturisë dhe rishikimit ishte mbajtur për Ebul Husejn Muslim Ibn El-Haxhaxhin (Imam Muslimin)1, ku ishte përmendur një hadith të cilin ai nuk e kishte ditur.
Ai shkoi në shtëpi dhe e ndezi llampën e tij dhe u tha atyre në shtëpi: ''Askush nuk duhet të futet në shtëpi (të më pengojë mua).''
Atij i është thënë: ''Na është dhuruar neve një shportë me hurma.'' Ai tha: 'Nxjerrni jashtë (shportës) për mua,'' kështuqë ata ia shërbyen ato atij.
Ai filloi kërkimin e hadithit dhe duke marrë nga një hurmë kohë pas kohe deri në mëngjes, deri në kohën në të cilën hurmat kishin mbaruar dhe ai më në fund e kishte gjetur hadithin.''

Muhamed Ibn Abdullahu (njëri nga transmetuesit e këtij transmetimi) ka shtuar: ''Një shok i besueshëm i yni ka shtuar se ky ishte shkaku i vdekjes së tij.''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', në biografinë e Imam Muslimit, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, ka qenë prej nxënësve të Imam Buhariut, Allahu e mëshiroftë - Autorit të librit më të saktë pas Kur'anit - ''Sahihul Buharit'', ndërsa vetë Imam Muslimi, ka qenë autor i librit ''Sahihul Muslim'', i cili konsiderohet si libri i tretë më i saktë pas Kur'anit dhe Sahihul Buharit.
Njëherit, prej mësuesve të këtij imami kanë qenë edhe Imam Abdullah Ibn Mesleme El-Ka'nabi, Imam Ibn Me'ini, Imam Jahja Ibn Jahja, Imam Se'id Ibn Mensur dhe të tjerë.
Prej nxënësve të tij, më të njohur kanë qenë: Imam Tirmidhiu, Imam Ibn Ebi Hatim Er-Razi, dhe Imam Ibn Huzejme, që të tre gjithashtu kanë shkruar punime në lidhje me hadithin.
Allahu subhanehu ue teala, e mëshiroftë këtë Imam të devotshëm, për të cilin tregohet dëshira e madhe e tij ndaj përcjelljes dhe pasimit të fjalës së të Dërguarit salallahu alejhi ue selem (domethënë ndaj hadithit), sikurse tregohet në ngjarjen e sipërpërmendur. (Shpjegim i përkthyesit).

Friday, March 7, 2014

Pse kaq shumë hadithe, o Ebu Hurejra?


Pse kaq shumë hadithe, o Ebu Hurejra?

Është raportuar se Ebu Hurejra, radiallahu anhu, ka thënë: ''Njerëzit thonë: 'Ebu Hurejra transmeton kaq shumë (hadithe), por po të mos ishte për dy ajete në Librin e Allahut (në Kur'an) unë nuk do të transmetoja asnjë hadith të vetëm.''
Pastaj ai recitoi: ''Pa dyshim, ata që fshehin çfarë ka shpallur Allahu në Libër.'' (El-Bekare, 174), dhe ''Me të vërtetë, ata të cilët fshehin atë që Ne e kemi zbritur prej shpjegimeve dhe udhëzimeve të qarta.'' (El-Bekare, 159).
Ai pastaj tha: ''Vëllezërit tanë, Muhaxhirët, ishin të zënë me tregti në tregje, dhe vëllezërit tanë, Ensarët, do të ishin të zënë duke u marrë me pasurinë dhe pronën e tyre, por Ebu Hurejra qëndronte me të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, për mbushjen e tij (me dije), dhe do të ishte prezent kur ata nuk do të ishin.''

Duke komentuar këtë transmetim, Imam Ibn Abdul Berri (ka vdekur më 463 H), Allahu e mëshiroftë, konstaton: ''Në këtë transmetim ka një numër domethëniesh për të kuptuar, duke përfshirë:

1. Hadithi nga i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka të njëjtin vendim si Libri i shpallur i Allahut azze ue xhel.
2. Dituria duhet të tregohet, të përhapet dhe mësohet.
3. (Njeriu) duhet të rrinë (të mbahet) me dijetarët.
4. Duhet të jetë i kënaqur me atë pak që mund të fitojë nga furnizimi i kësaj bote, në mënyrë që të ndjek dëshirën e tij për dije.
5. Duhet të preferojë diturinë mbi të qenurit i zënë me ndjekjen dhe të ardhurat (fitimet) e kësaj bote.

Burimi: ''Xhamiul Bejan El Ilm ue Fadlihi'', vëll.1, fq.464, të Imam Ibn Abdul Berrit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

http://jetmirjakupi.blogspot.com/2014/03/pse-kaq-shume-hadithe-ebu-hurejra.html

Thursday, March 6, 2014

O Miskin, kë po mashtron?!


O Miskin, kë po mashtron?!

Imam Fudejl Ibn Ijadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''O Miskin! Ti je një njëri i lig dhe e mendon veten tënde se je një që bën mirë.

Ti je një injorant dhe e mendon veten tënde se je dijetar.

Ti je një koprrac dhe e mendon veten tënde se je bujar (zemërgjerë). O i pamend!

Ti sheh (veten) se je i zgjuar. Koha jote është e shkurtë, por shpresa jote është e gjatë.''

Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Unë them: Po, pasha Allahun, ai (Imam Fudejl Ibn Ijadi) ka folur të vërtetën.

Dhe ti je një shtypës (tiran), dhe e mendon veten tënde si një i cili është i shtypur.

Dhe ti ha çfarë është e paligjshme (haram) dhe mendon se je i kujdesshëm dhe i frikshëm (në këtë drejtim).

Dhe ti je një mëkatarë dhe e mendon vetën tënde se je i drejtë dhe i mirë.

Dhe kërkon dituri (të fesë) për botën, dhe ende mendon se je duke kërkuar atë për Allahun.''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 8/440.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, March 5, 2014

Nëse një grua kalon para teje, ule shikimin tënd derisa ajo të kalojë


Nëse një grua kalon para teje, ule shikimin tënd derisa ajo të kalojë

Është transmetuar se Enes Ibn Maliku, radiallahu anhu, ka thënë: ''Nëse një grua kalon para teje, uli sytë e t'u derisa ajo të kalojë.''

Burimi: ''Kitab El-Uera'', 72, nga Imam Ibn Ebi Dunja, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Tuesday, March 4, 2014

Sëmundja e këtij Ummeti dhe Mjeku i tij


Sëmundja e këtij Ummeti dhe Mjeku i tij

Është transmetuar se (Imam) Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Pasuria është sëmundje e këtij Ummeti, dhe Dijetari është mjeku i këtij Ummeti.
Kështu që nëse mjeku ia sjellë sëmundjen vetes së tij, si do t'i kuroj ai njerëzit?!''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', vëll.7, fq.243, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, March 3, 2014

Dallimi mes Pasuesve të Sunnetit dhe Pasuesve të Bidatit në lidhje me Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala


Dallimi mes Pasuesve të Sunnetit dhe Pasuesve të Bidatit në lidhje me Cilësitë e Allahut subhanehu ue teala

ابن عبد البر المالكي (ت. 463 هـ):
قال في "التمهيد": ''أهل السنة مجمعون على الإقرار بالصفات الواردة كلها في القرآن والسنة، والإيمان بها، وحملها على الحقيقة لا على المجاز، إلا أنهم لا يُكيّفون شيئا من ذلك، ولا يحدون فيه صفة محصورة. وأما أهل البدع والجهمية والمعتزلة كلها والخوارج؛ فكلهم ينكرها، ولا يحمل شيئا منها على الحقيقة، ويزعمون أن من أقَرّ بها مُشبّه''

Imam Ibn Abdul Berr El-Maliki (ka vdekur më 463 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë në ''Et-Temhid'': ''Njerëzit (Pasuesit) e Sunnetit janë unanim (domethënë kanë ixhma - konsensus) në pohimin e gjitha Atributeve (Cilësive të Allahut subhanehu ue teala) të transmetuara në Kur'an dhe Sunnet; ata besojnë në to, dhe i interpretojnë ato në kuptimin literal (bukfal - të fjalëpërfjalshëm) dhe jo figurativisht; por ata nuk flasin për kejfijen (domethënë për realitetin; se si është) e ndonjërës prej tyre...
Sa për Njerëzit (Pasuesit) e Bidateve, Xhehmitë, Mutezilitë, dhe Hauarixhët, ata të gjithë i refuzuan ato; ata nuk i interpretojnë asnjërën prej tyre (prej Cilësive të Allahut) me kuptimin e tyre literal (bukfal - të fjalëpërfjalshëm) dhe ata pretendojnë se kushdo që i pohon ato është Mushebih (një që përngjason Allahun me krijesat).''

Burimi: ''Et-Temhid lima fi El-Muveta min El-Me'eni uel-Esenid'', nga Imam Ibn Abdul Berri, (7/145), hadithi nr.25.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, March 2, 2014

Fëmijët tuaj dhe të të Tjerëve


Fëmijët tuaj dhe të të Tjerëve

Është transmetuar se Amr Ibn Kajs El-Melei, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ata (Tabi'inët) nuk e pëlqenin (nuk e donin) një njeri i cili i jepte fëmijës së tij diçka me të cilën fëmija do të dilte jashtë (shtëpisë) dhe do të shihej nga ndonjë person i varfër, duke shkaktuar atë të qajë mbi familjen e tij; ose do të shihej nga ndonjë jetim i cili më pastaj do të qante mbi familjen e tij.''1

Burimi: ''El-Zuhd'', vëll.3, fq.268, nga Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Nga kjo thënie nënkuptojmë se gjeneratat e para të muslimanëve, nuk e kanë pëlqyer që prindërit t'u japin fëmijëve të tyre qoftë ndonjë lloj ushqimi apo edhe veshmbathje e kështu me rradhë, të cilat jo secili ka mundësi t'i blejë, e të dalin jashtë shtëpisë me to e të shihen nga të tjerët (nga të varfërit dhe jetimët) andaj duhet të jemi më të kujdesshëm në këtë aspekt, sidomos në këto kohëra të vështira ku shumica e njerëzve në botë, jetojnë në varfëri.
Njëherit, një këshillë edhe për përdoruesit e internetit që të kenë kujdes dhe të mos postojnë fotografi dhe video me ushqime e veshmbathje të ndryshme, duke e pasur parasysh se ka shumë njerëz të varfër të cilat as gjërat elementare për jetë nuk i posedojnë, dhe nuk është një gjë e nevojshme dhe e kërkuar nga ne që të shfaqim ushqimet të cilat i hajmë, apo rrobat të cilat i veshim e kështu me rradhë. (Shpjegim i përkthyesit).

Saturday, March 1, 2014

Pse njerëzit shpikin Bidate (Risi në fe)


Pse njerëzit shpikin Bidate (Risi në fe)

Muadh Ibn Xhebeli, radiallahu anhu, ka thënë: ''Përpara jush janë kohëra të sprovave (fitneve) në të cilën do të ketë shumë pasuri dhe në të cilën Kur'ani do të hapet dhe të merret (lexohet) nga besimtarët dhe hipokritët, burra dhe gra, të rinjë dhe të moshuar dhe të lirë dhe robër.
Dhe ajo kohë është në të cilën ka mundësi që do të ketë njerëz të cilët do të thonë: ''Pse njerëzit nuk po më pasojnë mua kur unë e kam lexuar Kur'anin? Ata nuk do të më pasojnë derisa unë të shpikë diçka tjetër.''
Prandaj, ruajuni nga çdo gjë që është e shpikur (në fe), për shkak se ato gjëra të cilat janë të shpikura, janë devijim.''

Burimi: ''El-Bid'ah'', fq.62, nga Imam Ibn Vade, Allahu e mëshiroftë, dhe në ''Sherh Usul I'tikad Ehli-Sunneh uel-Xhemah'', vëll.1, fq.125, nga Imam Lalakai, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi