Sunday, October 11, 2015

Tekfiri i arsyetuesit të mushrikëve - Kundërpërgjigje ndaj gulatëve


 Tekfiri i arsyetuesit të mushrikëve - Kundërpërgjigje ndaj gulatëve

وقد وقع في زمان الشيخ عبد اللطيف بن عبد الرحمن بن حسن – من أئمة الدعوة النجدية وأحفاد الشيخ محمد بن عبد الوهاب – أن بعض الغلاة توسعوا في التكفير لفهمهم الخاطئ لهذه القاعدة ، فكتب إليهم ينكر عليهم ويقول :
" وقد رأيت سنة أربع وستين ، رجلين من أشباهكم المارقين بالأحساء ، قد اعتزلا الجمعة والجماعة ، وكفرا مَن في تلك البلاد مِن المسلمين ، وحجتهم من جنس حجتكم ، يقولون : أهل الأحساء يجالسون ابن فيروز ، ويخالطونه هو وأمثاله ممن لم يكفر بالطاغوت ، ولم يصرح بتكفير جده ، الذي رد دعوة الشيخ محمد ، ولم يقبلها ، وعاداها .
قالا : ومن لم يصرح بكفره فهو كافر بالله ، لم يكفر بالطاغوت ; ومن جالسه فهو مثله ; ورتبوا على هاتين المقدمتين الكاذبتين الضالتين : ما يترتب على الردة الصريحة من الأحكام ، حتى تركوا رد السلام ، فرفع إليَّ أمرهم ، فأحضرتهم ، وتهددتهم ، وأغلظت لهم القول ; فزعموا أولا أنهم على عقيدة الشيخ محمد بن عبد الوهاب ، وأن رسائله عندهم ، فكشفت شبهتهم ، وأدحضت ضلالتهم ، بما حضرني في المجلس .
وأخبرتهم ببراءة الشيخ من هذا المعتقد والمذهب ، وأنه لا يكفر إلا بما أجمع المسلمون على تكفير فاعله من الشرك الأكبر ، والكفر بآيات الله ورسله ، أو بشيء منها بعد قيام الحجة ، وبلوغها المعتبر ، كتكفير مَن عَبَد الصالحين ، ودعاهم مع الله ، وجعلهم أندادا له فيما يستحقه على خلقه من العبادات والإلهية . 
وهذا مجمع عليه أهل العلم والإيمان ، وكل طائفة من أهل المذاهب المقلدة ، يفردون هذه المسألة بباب عظيم ، يذكرون فيه حكمها ، وما يوجب الردة ويقتضيها ، وينصون على الشرك ; وقد أفرد ابن حجر هذه المسألة ، بكتاب سماه : الإعلام بقواطع الإسلام .
وقد أظهر الفارسيان المذكوران التوبة والندم ، وزعما أن الحق ظهر لهما ، ثم لحقا بالساحل ، وعادا إلى تلك المقالة ، وبلغنا عنهم تكفير أئمة المسلمين بمكاتبة الملوك المصريين ، بل كفروا من خالط من كاتبهم من مشايخ المسلمين ، نعوذ بالله من الضلال بعد الهدى ، والحور بعد الكور.
وقد بلغنا عنكم نحو من هذا ، وخضتم في مسائل من هذا الباب ، لا يتكلم فيها إلا العلماء من ذوي الألباب ، ومن رزق الفهم عن الله ، وأوتي الحكمة وفصل الخطاب .
وأما التكفير بهذه الأمور التي ظننتموها من مكفرات أهل الإسلام : فهذا مذهب الحرورية المارقين ، الخارجين على علي بن أبي طالب أمير المؤمنين ، ومن معه من الصحابة ".
انتهى من كتاب " الدرر السنية في الأجوبة النجدية " (1/ 466) .

Në kohën e Shejh Abdul Latif Ibn Abdur-Rahman Ibn Hasanit, Allahu e mëshiroftë, njërit prej udhëheqësve të daues së Nexhdit dhe njëri prej nipave të Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabit, Allahu e mëshiroftë, disa gulat (teprues në tekfir) shkuan aq larg në tekfir (konsiderimin e njerëzve si jobesimtarë) për shkak të keqkuptimit të tyre të parimit ''Kush nuk e konsideron kafirin - kafir, edhe ai është kafir.'' Kështu që Shejhu ju shkruajti atyre, duke i refuzuar ata dhe duke iu thënë:

''Në vitin gjashtëdhjetë e katër, erdha në dijeni në lidhje me dy njerëz të devijuar të llojit tuaj (pra me bindje si tuajat) në El-Ahsa.
Ata qëndronin larg nga Xhumaja dhe Xhemati (pra nuk e falnin Xhumanë dhe nuk faleshin me Xhemat) dhe i konsideronin Muslimanët në atë vend si Kafira (jobesimtarë).
Argumenti i tyre ishte sikurse i juaji; ata thonin: Njerëzit e El-Ahsasë ulen me Ibn Fejruzin dhe përzihen me të dhe njerëzit sikur ai të cilët nuk i konsiderojnë Tagutët (udhëheqësit/kryetarët që nuk e implementojnë Sheriatin) si jobesimtarë (janë vetë jobesimtarë), por askush nuk e ka konsideruar si Kafir (jobesimtarë) babgjyshin e tij, i cili e refuzoi thirrjen e Shejh Muhamedit dhe ai nuk e pranoi dhe e kundërshtoi atë (Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabin).

Ata thanë: Secili i cili nuk deklaron qartë se ai është Kafir është vetë Kafir në Allahun, sepse ai nuk e ka refuzuar Tagutin, dhe kushdo që ulet me të është njëjtë si ai (pra Kafir).
Në bazë të këtyre dy pikëpamjeve (mendimeve) të rrejshme dhe të gabuara ata krijuan vendimet të cilat janë të zbatueshme në rastin e braktisjes së dukshme të fesë, deri në atë masë saqë ata nuk e kthenin selamin (kur dikush u jepte).
Çështja mu parashtrua mua, kështuqë unë i thirra ata, ua tërhjeka vërejtjen dhe ju fola ashpër atyre. Pikë së pari ata pretendonin se e pasonin akidën (besimin) e Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabit, dhe se posedonin kopje të eseve (punimeve) të tij, kështu që unë diskutova argumentet e tyre të çuditshme dhe i munda parimet (pikëpamjet) e tyre të devijuara me çfarëdo që unë kisha mundësi në takimin tim me ta.

''Unë ju thashë atyre se Shejhu (Muhamed Ibn Abdul Vehabi) nuk kishte të bëjë asgjë me këtë besim dhe qëndrim, dhe askush nuk duhet të konsiderohet si Kafir përveç në bazë të asaj që gjithë muslimanët janë të pajtuar se ai i cili e bën atë vepër është kafir, sikurse shirku i madh, ose refuzimi i shpalljeve dhe të Dërguarve të Allahut, ose cilindo prej tyre, pasiqë t'ju është ngritur argumenti dhe definitivisht t'ju ketë arritur atyre, i tillë sikurse konsiderimi si jobesimtarë i atyre që i adhurojnë njerëzit e mirë (evlijatë) ose të cilët i thërrasin ata (iu luten atyre) përveç Allahut, ose i trajtojnë ata si rival (të njëjtë) me Të sa i përket të drejtave të Tij në adhurim dhe përkushtim mbi krijesat e Tij.

Kjo është ajo që dijetarët dhe besimtarët, dhe të gjitha shkollat e mendimeve (medh'hebeve), kanë ixhma (konsensus - pajtohen unanimisht). Ata i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë kësaj çështje (tekfirit) kur ata kanë diskutuar në lidhje me vendimet mbi të dhe çfarë përbën braktisje të fesë dhe çfarë konsiderohet si e tillë, dhe ata e kanë diskutuar çështjen e shirkut. Ibn Haxheri i ka kushtuar vëmendje të veçantë kësaj çështje në një libër të titulluar ''El-I'lem bi Kauati El-Islam''.
Të dy burrat Persian që i përmendëm shprehën pendimin dhe keqardhjen, dhe ata pohuan se e vërteta u ishte bërë e qartë të dy atyre, pastaj ata u larguan për në bregdet. Por ata (pas një kohe) i ishin kthyer sërish të njëjtit qëndrim, dhe ne kemi ndëgjuar se ata i konsideronin dijetarët udhëheqës të Muslimanëve si Kafira sepse ata ju dërgonin letra mbretërve Egjiptian.
Për më tepër, ata e konsideronin si Kafir çdonjërin i cili përzihej me ndonjërin prej udhëheqësve Musliman të fesë (dijetarëve) i cili ju kishte shkruar atyre (mbretërve Egjiptian). Ne kërkojmë mbrojtje nga Allahu nga devijimi pas udhëzimit.

Ne kemi ndëgjuar gjëra të ngjashme për juve, dhe se ju kënaqeni në diskutimin e çështjeve të ngjashme (të tekfirit) të cilat askush nuk duhet t'i diskutojë ato përveç Dijetarëve të cilët kanë dituri të madhe dhe ata të cilët janë të pajisur me kuptim të thellë të shpalljes së Allahut, ata të cilëve ju është dhënë urtësi e dituri.

Sa i përket denoncimit të njerëzve si kafira në bazë të këtyre çështjeve që ju mendoni se mund t'i bëni (konsideroni) Muslimanët si Kafira, kjo është një rrugë e Hauarixhëve (Khavarixhëve) të devijuar të cilët u rebeluan kundër Halifit Ali Ibn Ebi Talibit dhe Sahabëve të cilët ishin me të.''1

Burimi: ''Ed-Durer El-Senije fi'l-Exhviba En-Nexhdije'', 1/466.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Nga ky shkrim i Shejhut, nipit të Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabit, kuptohen pretendimet e kota të gulatëve (tekfircave) të cilët gjoja bazohen në fjalët e Shejh Muhamedit dhe nipave të tij në këto çështje.
Shejhu e refuzoj haptazi se kjo nuk është rruga e Shejh Muhamedit dhe nipave të tij, pra ata nuk e kanë bërë asnjë musliman tekfir mbi këto parime të kota që sot gulatët po na e çajnë kokën.

Ndër pyetjet që ju parashtrohen këtyre të kohës sonë është: A kanë qenë Shejh Muhamedi apo dijetarët e Nexhdit në përgjithësi kafira pse nuk e kanë shpallë Ibn Fejruzin dhe babgjyshin e tij kafir?
Po Shejh Abdul Latif Ibn Abdur-Rahman Ibn Hasani, a konsiderohet kafir pasiqë haptazi po i refuzon pikëpamjet tuaja të devijuara?
Në kohën e Shejh Muhamed Ibn Abdul Vehabit, Imam Ibn Abidin Esh-Shami dhe dijetarë të tjerë, ishin në krah të Perandorisë Osmane dhe e kundërshtonin Shejh Muhamedin saqë e quanin Hauarixh, a e ka bërë dikush tekfir këtë Imam (që edhe ju sot i referoheni atij siç i kemi parë disa shkrime tuajat)? Nëse po - kush, e nëse jo, atëherë a i bie sipas bindjeve tuaja se duke u nisur nga Shejh Muhamedi e nipat e tij, të gjithë janë kafira sepse nuk e kanë bërë tekfir dikë që ka mbrojtur njerëz të cilët iu kanë lutur të vdekurve?! (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment