Sunday, October 25, 2015
Imamitët (Xhaferitë apo Ithna Asheritë) a janë musliman?
Imamitët (Xhaferitë apo Ithna Asheritë) a janë musliman?
Ithna Asheritë apo Imamitët (apo si njihen ndryshe edhe si Xhaferi) janë kafira (jobesimtarë) dhe disa dijetarë kanë përmendur edhe ixhma (konsensus) në mesin e muslimanëve në lidhje me kufrin (mosbesimin) e tyre.
Mulla Ali El-Kariu El-Hanefiu, ka thënë: ''Nëse dikush e refuzon hilafetin e Ebu Bekrit dhe Omerit (radiallahu anhum), ai duhet të konsiderohet kafir. Arsyeja për këtë është se hilafeti i tyre është vendosur nëpërmjet ixhmasë (konsensusit), pa asnjë mosmarrëveshje.''
Imam Enver Shah Kashmiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Shah Abdul Azizi i ka konsideruar Shijat Ithna Asheri (Imamitët) si kafira, dhe ka thënë: ''Ata që nuk i konsiderojnë kafira nuk kanë dituri në lidhje me besimin e tyre'', dhe fetuaja ime është se ata janë kafira.''1
Imam Abdul Aziz Dehleviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Imamitët e refuzojnë Hilafetin e Ebu Bekrit (radiallahu anhu), dhe kjo është përmendur në librat e fikhut se secili i cili refuzon hilafetin e Ebu Bekrit, refuzon ixhmanë dhe bëhet kafir.. Sipas fikhut Hanefi, vendimi Sheriatik i Shijave Imamitë është se ata janë murteda (femohues).''
Hafidh Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë në Tefsirin e tij, ka thënë: ''Dijetarët Allahu i mëshiroftë, të gjithë janë pajtuar se kushdo që e akuzon ose përgojon atë (Aishen radiallahu anha) pas shpalljes së këtij ajeti, është kafir, sepse ai e ka refuzuar Kur'anin.''
Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Pafajësia e Aishes (radiallahu anha) në lidhje me atë që ajo ishte akuzuar është thënë definitivisht në Kur'an. Nëse dikush dyshon për këtë gjë (Allahu na ruajt nga një gjë e tillë) ai bëhet kafir dhe murted (femohues), me ixhmanë (konsensusin) e Muslimanëve.''
Imam Ibn Haxher El-Hejthemiu, Allahu e mëshiroftë, kur përmend mendimin e Imam Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë, thotë:
''Është përmendur tashmë se dijetarët Hanefi e kanë gjykuar me kufër (mosbesim) atë i cili e mohon hilafetin e Ebu Bekrit dhe Omerit (radiallahu anhum). Ky vendim është përmendur në librat e tyre me hollësi ashtu sikurse është përmendur në ''El-Asl'' nga Imam Muhamed Ibn Hasan El-Shejbani (njëri nga nxënësit më të afërt të Imam Ebu Hanifes - Allahu e mëshiroftë).
Është e qartë se këtë (vendim) ata e kanë trashëguar nga Imami i tyre, Ebu Hanifja (Allahu e mëshiroftë) dhe ai di më shumë në lidhje me Rafiditë (i njeh më mirë ata dhe bindjet e tyre, sh.p.) ngase ai është prej Kufës dhe Kufa ishte zanafilla (origjina) dhe selia e Rafidive..''
Imam Ebu Sad Samani El-Shafiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Ummeti ka ixhma (konsensus) në tekfirin e Imamitëve, sepse ata besojnë se Sahabët janë të devijuar, ata e mohojnë ixhmanë e tyre dhe iu atribuojnë atyre atë që nuk iu ka hije atyre.''
Burimet: ''Sherh Fikh El-Ekber'', fq.198; ''Feid El-Bari'', 1:104; ''Fetaua Azizije'', 358; ''Akide Ehli Sunneh uel-Xhemah fil-Aahaba El-Kiram'', 2/781; ''Itikad Ehli Sunneh fil-Sahaba'', fq.58; ''El-Seuaik El-Muhrikah'', fq.362; ''Kitab El-Ensab'', vëll.3, fq.188.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Allahu e mëshiroftë Imam Enver Shah Kashmirin, i cili e përcjellë këtë thënie. Mbase në kohën tonë ata që shfaqen me besimin se Imamitët janë musliman, nuk është se nuk kanë dituri në lidhje me bindjet e tyre, por të tillët janë prej tyre (prej Imamitëve). Pra, ai që i mbron ata duke i ditur devijimet e tyre, është njëri prej tyre. (Shpjegim i Përkthyesit).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment