Tuesday, October 6, 2015

Kushdo që flet keq për Muavijen, është qen nga qentë e Xhehennemit


Kushdo që flet keq për Muavijen, është qen nga qentë e Xhehennemit

El-Alame Shihab El-Din Khafaxhi, Allahu e mëshiroftë, në lidhje me ata që flasin keq në lidhje me Muavijen radiallahu anhu, ka thënë: ''Kushdo që abuzon Muavijen (radiallahu anhu), është një qen nga qentë e Xhehennemit.''

Imam Ebu Zurah Er-Razi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:''Nëse e sheh një njeri duke e kritikuar ndonjërin prej sahabëve të të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem), atëherë dije se ai është heretik.''

Imam Ahmed Ibn Hanbelit, Allahu e mëshiroftë, i është thënë: ''Çfarë thua ti në lidhje me atë që ndodhi mes Aliut dhe Muavijut? Ai tha: ''Unë nuk them asgjë në lidhje me ta përveçse ajo që është më e mira.''

Imam El-Mejmuni, ka thënë: ''(Imam) Ahmed Ibn Hanbeli më tha mua: ''O Ebul Hasan, nëse e sheh një njeri që thotë diçka të keqe në lidhje me ndonjërin prej Sahabëve, atëherë dysho në Islamin e tij.''

El-Fadl Ibn Zijari ka thënë: ''E kam ndëgjuar Ebu Abdullahun (Imam Ahmed Ibn Hanbelin) të pyetet në lidhje me një njeri i cili e kritikon Muavijen dhe Amr Ibn El-Asin: A mund të quhet (i tilli) Rafidi?
Ai tha: ''Ai nuk do të kishte guxim të kritikonte ata përveçse ai ka të keqen e fshehur në zemrën e tij. Askush nuk i kritikon asnjë prej Sahabëve përveçse ai është duke fshehur të keqen në zemrën e tij.''

Burimi: ''Nesim El-Rijad Sherh El-Shifa''; ''El-Kifaje fi Ilm Er-Rivaje'', fq.49 nga Imam Hatib El-Bagdadi; ''Menakib El-Imam Ahmed'', fq.164 nga Imam Ibnul Xheuzi; dhe ''El-Bidaje uen-Nihaje'', 8/139 nga Hafidh Ibn Kethiri.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment