Thursday, October 22, 2015

Ngritja e argumentit është vetëm të justifikohen ata përpara se t'ju zbatohet ndëshkimi...


Ngritja e argumentit është vetëm të justifikohen ata përpara se t'ju zbatohet ndëshkimi...

Pyetje: Çfarë mendoni për pretendimin e disa njerëzve të cilët thonë se kushdo që përkushtohet për Mesazhin e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) dhe drejtohet ka Kibla në Namaz është Musliman edhe nëse ata i bëjnë Sexhde Shujukve të tyre, ata nuk do të konsiderohen Kafira (jobesimtarë) ose të quhen Mushrik.
Këta njerëz madje pretendojnë se Muhamed Ibn Abdul Vehabi ka gabuar kur ka thënë se ata që bëjnë vepra shirku (idhujtarie) do të hidhen (dërgohen) në ndëshkim të përjetshëm përveç nëse ata pendohen.
Ata pohojnë se Mushrikët nga mesi i Muslimanëve do të turturohen (për një kohë) e pastaj do të hyjnë në Xhennet. Asnjëri prej pasuesve të Muhamedit salallahu alejhi ue selem, domethënë Muslimanëve, nuk do të mbetet përgjithmonë në Xhehennem (sipas tyre)?

Përgjigje: Ata që besojnë në mesazhin e Muhamedit (alejhi selam) dhe në urdhëresat (vendimet) e Sheriatit, dhe i bëjnë Sexhde dikujt tjetër jashta Allahut, shembull një njeriut të mirë, një njeriu të vdekur, ose një Shejhu, ata konsiderohen Murteda dhe Mushrik edhe nëse ata i shqiptojnë dy Shehadetet e besimit në Sexhden e tyre, sepse ata veprojnë në kundërshtim me atë që e shqiptojnë (me shehadetet).
Por ata mund të justifikohen (shfajësohen) me injorancën e tyre, dhe nuk duhet të dënohen derisa ata të informohen.
Kur argumenti të ju ofrohet, atyre duhet të ju jepet një afat prej tre ditësh për të shqyrtuar gjendjën me shpresë se ata do të bëjnë teube (të pendohen tek Allahu).
Nëse ata këmbëngulin që t'i ofrojnë Sexhde dikujt tjetër jashta Allahut pasiqë të jenë informuar, ata duhet të dënohen me vdekje për murtedllëk (felëshim), sepse Profeti ka thënë:

''Kur një Musliman heq dorë nga feja e tij (e braktis), vritne atë.'' (Transmeton Buhariu në Sahihun e tij nën autoritetin e Ibn Abbasit, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë).

Informimi dhe arritja e argumentit janë vetëm që të justifikohen ata përpara zbatimit të dënimit që të mos thirren ata Kafira (jobesimtarë), vetëm atëherë pasiqë t'ju sqarohet çështja atyre.
Me të vërtetë, ata janë quajtur Kafira sapo të kenë bërë Sexhde, betim, ose t'i kenë bërë sakrificë dikujt tjetër pos Allahut. Kur'ani dhe Sunneti tregojnë se kushdo që vdes si Kafir, nuk do të falet dhe do të qëndrojë në Xhehennem përgjithmonë, sepse Allahu (i Lartësuar) thotë:

''Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë.'' (En-Nisa, 48); dhe thotë: ''Nuk u takon mushrikëve (idhujtarëve) të përkujdesen për faltoret e Allahut, përderisa edhe ata vetë dëshmojnë se janë mosbesimtarë. Të kota do të jenë vepra e tyre dhe në zjarrin e Xhehenemit do të qëndrojnë përgjithmonë.'' (Et-Teube, 17).

Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.''1

Komisioni i Përhershëm për Fetua, nr. 4400 me dijetarët Shejh Abdul Aziz Ibn Baz, Shejh Abdurrezak El-Afifi dhe Shejh Abdullah El-Kaud, Allahu i mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Ky është edhe qëndrimi jonë në këtë çështje, gjë që ata që na njohin e dijnë se këtë çështje e kemi sqaruar qysh në fillim të hapjes së forumit të parë Ehli Sunneh në atë kohë - forumit kurandhesunet, gjatë viteve 2002-2003 në atë kohë kur nuk egzistonte fejsbuku - ky rrjet social që fatkeqësisht iu ka dhënë mundësi grupacioneve të ndryshme të devijuara që të përhapin bindjet e tyre të devijuara. Pra, kjo është bindja jonë e jo siç pretendojnë grupacionet e devijuara mbi ne.
Kemi parë dhe jemi bindur se këshillat e dijetarëve që të përmbahemi nga debatet me bidatçitë, janë plotësisht me vend, ngase kemi parë se vëllezër musliman të sinqertë janë sprovuar duke bërë debate me grupe të devijuara, gjë që ka shkaktuar që pas një kohe ata të binden në ato gjëra që deri dje i kanë kundërshtuar dhe i kanë konsideruar devijim.
Pra, atë që deri dje e luftonte dhe e konsideronte gulatizëm (teprim në tekfir), sot e sheh hak dhe ata që deri dje i quante vëllezër, sot i kundërshton dhe i quan murteda dhe mushrika.

Kjo na kujton shembullin e Imran Ibn Hatanit, i cili ishte prej Ehli Sunnetit, por sikurse transmetohet nga Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë: ''Imran Ibn Hatani u martua me një femër hauarixhe (harixhije), dhe tha: ''Unë do ta kthejë atë (domethënë do ta bëjë atë që të braktisë devijimin e saj). Megjithatë (ndodhi e kundërta), ajo e ktheu atë (Imran Ibn Hatanin) në rrugën e saj...''
Këtë ngjarje e transmeton Imam Dhehebiu. Shih: ''Hukm Esh-Sheria fi Ez-Zauaxh min Esh-Shiah'', fq.27. Allahu subhanehu ue teala, i udhëzoftë në rrugën e drejtë. (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment