Tuesday, October 27, 2015

Kush janë Zejditë dhe cili është besimi i tyre?


Kush janë Zejditë dhe cili është besimi i tyre?

Pyetje: Cilët janë burimet autoritative të Zejdive? A e miratojnë ata Kur'anin e Sunnive ose atë të Shijave e cila përfshin, si e quajnë ata ('suren') El-Vilaje?

Përgjigje: Të gjitha lavdërimet e përsosura i takojnë Allahut, Zotit të Botërave. Unë dëshmojë se nuk ka asnjë të denjë për adhurim përveç Allahut, dhe se Muhamedi, është rob dhe i Dërguari i Tij.

Zejditë janë një prej sekteve të Shijave dhe është më e afërta nga mesi i tyre me Sunnitë. Është emëruar sipas Zejd Ibn Ali Zejnul Abidin Ibn El-Husejn Ibn Aliut, Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy, i cili ka vdekur më 122 Hixhri.
Ndër librat që ai shkroi janë: ''El-Mexhmu fil Hadith'' dhe ''El-Mexhmu fil Fikh'', të cilat janë vënë së bashku (janë bashkuar) në një libër të quajtur ''El-Mexhmu El-Kebir''.
Zejditë e pranojnë udhëheqjen e një kandidati më pak të pranueshëm (të përshtatshëm) edhe në qoftë se një kandidat tjetër më i përshtatshëm është në dispozicion.

Me fjalë të tjera, ata besojnë në vlefshmërinë e Imamatit të Ebu Bekrit, Omerit dhe Uthmanit Allahu qoftë i kënaqur me ta, pavarësisht nga besimi i tyre se Aliu Allahu qoftë i kënaqur me të, ka qenë më i denjë.

Për më tepër, Zejditë mbështeten në Kur'anin Fisnik që i është zbritur Muhamedit (alejhi selam), dhe ata nuk pajtohen me shtrembërimet e bëra në Kur'an nga Rafiditë.

Në anën tjetër, megjithatë, ata pajtohen me Mutezilitë në çështjet që kanë të bëjnë me Emrat dhe Cilësitë e Allahut të Plotëfuqishëm, kaderin dhe besime tjera (të devijuara).
Sunnitë besojnë se Kur'ani është fjala e pakrijuar e Allahut të Plotëfuqishëm; prej Tij filloi dhe tek Ai do të kthehet.''

Dhe Allahu e di më së miri.

Fetuaja me numër 7540, drejtuar Shejhut, Dr. Abdullah El-Fekihut, specialist në fikh dhe në gjuhë arabe.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment