Wednesday, October 7, 2015

Më i mirë Muaviu radiallahu anhu, apo Sisi!



Më i mirë Muaviu radiallahu anhu, apo Sisi!

Së fundi kemi parë një injorant i cili e quan veten Hoxhë, që e kritikon sahabiun e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, Muaviun radiallahu anhu, duke e sharë dhe ofenduar atë, dhe duke e krahasuar më të keq se kryetarin e tanishëm të Egjiptit, zullumqarin e madh Abdulfetah Sisin, dhe thotë se Muaviu radiallahu anhu, për të ardhur në pushtet është munduar me forcë, dhe ky injorant pretendon se në këtë çështje e pason - citojmë 'Ehli Sunnetin e vertetë'.

Është transmetuar nga Muhamed Ibn Ebi Haruni dhe Muhamed Ibn Ebi Xhaferi se Ebul Harith ju kishte thënë atyre: أَخْبَرَنِي مُحَمَّدُ بْنُ أَبِي هَارُونَ، وَمُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ، أَنَّ أَبَا الْحَارِثِ حَدَّثَهُمْ قَالَ: وَجَّهْنَا رُقْعَةً إِلَى أَبِي عَبْدِ اللَّهِ: مَا تَقُولُ رَحِمَكَ اللَّهُ فِيمَنْ قَالَ: لَا أَقُولُ إِنَّ مُعَاوِيَةَ كَاتَبُ الْوَحْيِ، وَلَا أَقُولُ إِنَّهُ خَالُ الْمُؤْمِنِينَ، فَإِنَّهُ أَخَذَهَا بِالسَّيْفِ غَصْبًا؟ قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: هَذَا قَوْلُ سَوْءٍ رَدِيءٌ، يُجَانَبُونَ هَؤُلَاءِ الْقَوْمِ، وَلَا يُجَالَسُونَ، وَنُبَيِّنُ أَمْرَهُمْ لِلنَّاسِ

''Ne i dërguam një shënim Ebu Abdullahut (Imam Ahmed Ibn Hanbelit), duke i thënë: ''Çfarë thua ti, Allahu të mëshiroftë, në lidhje me atë që thotë: Unë nuk do të them se Muaviu ishte shkrues i shpalljes dhe unë nuk do të them se ai ishte daja i besimtarëve, sepse ai e morri Halifatin me shpatë dhe me forcë?
Ebu Abdullahu (Imam Ahmed Ibn Hanbeli) tha: ''Këto janë fjalë të këqija dhe këta njerëz duhet të shmangen dhe të injorohen, dhe ne duhet t'i paralajmërojmë njerëzit rreth tyre (pra t'i paralajmërojmë se të tillët janë të devijuar).''

Është transmetuar se Ebu Bekr El-Mervezi ka thënë: وَأَخْبَرَنَا أَبُو بَكْرٍ الْمَرُّوذِيُّ، قَالَ: قُلْتُ لِأَبِي عَبْدِ اللَّهِ: أَيُّهُمَا أَفْضَلُ: مُعَاوِيَةُ أَوْ عُمَرُ بْنُ عَبْدِ الْعَزِيزِ؟ فَقَالَ: «مُعَاوِيَةُ أَفْضَلُ، لَسْنَا نَقِيسُ بِأَصْحَابِ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَحَدًا» . قَالَ النَّبِيُّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «خَيْرُ النَّاسِ قَرْنِيَ الَّذِينَ بُعِثْتُ فِيهِمْ»

''I thashë Ebu Abdullahut (Imam Ahmed Ibn Hanbelit): Cili është më i mirë, Muaviu ose Omer Ibn Abdul Azizi?'' Ai tha: ''Muaviu është më i mirë; ne nuk i krahasojmë sahabët e të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ue selem) me asnjërin.
Profeti (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ''Më të mirët e njerëzimit janë gjenerata ime, në mesin e të cilëve jam dërguar.''

Në një transmetim tjetër, Imami i Sunnetit, Ahmed Ibn Hanbeli, Allahu e mëshiroftë, është pyetur:  أَخْبَرَنِي عِصْمَةُ بْنُ عَاصِمٍ، قَالَ: ثَنَا حَنْبَلٌ، قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا عَبْدِ اللَّهِ وَسُئِلَ: مَنْ أَفْضَلُ: مُعَاوِيَةُ أَوْ عُمَرُ بْنُ عَبْدِ الْعَزِيزِ؟ قَالَ: «مَنْ رَأَى رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ» ، وَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: «خَيْرُ النَّاسِ قَرْنِي»
''Cili është më i mirë, Muaviu apo Omer Ibn Abdul Azizi?''
Imam Ahmedi është përgjigjur: ''Ai që e ka parë Profetin salallahu alejhi ue selem (domethënë Muaviu radiallahu anhu).
Profeti salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Njerëzit më të mirë janë njerëzit e gjeneratës sime.''

Për vlerën dhe drejtësinë e udhëheqësit të muslimanëve Omer Ibn Abdul Azizit, Allahu e mëshiroftë janë shkruar e përmendur me qindra tekste e fjalë të dijetarëve, saqë transmetohet se shumë prej tyre e kanë konsideruar si Halifin e Pestë të drejtë.
Përkundër mirësive të shumta të udhëheqësit të drejtë të muslimanëve Omer Ibn Abdul Azizit, Imami i Sunnetit Ahmed Ibn Hanbeli, e konfirmon se Muaviu radiallahu anhu ishte më i mirë se Omer Ibn Abdul Azizi.
Çfarë do të thotë ky injorant që e konsideron veten hoxhë, a mos ndoshta Sisi është më i mirë se Omer Ibn Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, sepse sipas logjikës dhe pretendimeve të tij ashtu edhe i bie.

Burimi: ''Es-Sunneh'', 659-661 nga Imam El-Halali, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu dhe komentoi: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment