Thursday, October 8, 2015

Komentimi i hadithit: 'Mjerë për Amarin, ai do të vritet nga pala zullumqare''


Komentimi i hadithit: 'Mjerë për Amarin, ai do të vritet nga pala zullumqare''

Transmetohet nga Ebu Seid El-Kudri, radiallahu anhu se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: وَيْحَ عَمَّارٍ ، تَقْتُلُهُ الفِئَةُ البَاغِيَةُ، يَدْعُوهُمْ إِلَى الجَنَّةِ ، وَيَدْعُونَهُ إِلَى النَّارِ )
''Mjerë për Amarin; ai do të vritet nga pala zullumqare; ai do t'i thërret ata për në Xhennet dhe ata do ta thërrasin atë për Xhehennem.'' (Transmeton Buhariu, 447).

Fjala e dijetarëve në shpjegimin e këtij hadithi është se: ''Çfarë nënkuptohet me thirrjen për Xhennet në këtë hadith është për thirrjen me qëllimin që t'i përmbahen veprave që dërgojnë në Xhennet, e që (ndër to) është bindja ndaj Halifit (udhëheqësit të Muslimanëve), dhe çfarë nënkuptohet me thirrjen për Xhehennem është me atë vepër që dërgon drejt tij (Xhehennemit), e që është kundërshtimi i Halifit dhe rebelimi kundër tij.
Mirëpo kushdo që ka vepruar ashtu në bazë të ixhtihadit dhe interpretimit të vlefshëm është i justifikuar (shfajësuar).''

Hafidh Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: قال الحافظ ابن كثير رحمه الله : 
" وَهَذَا الْحَدِيثُ مِنْ دَلَائِلِ النُّبُوَّةِ حَيْثُ أَخْبَرَ صَلَوَاتُ اللَّهِ وَسَلَامُهُ عَلَيْهِ عَنْ عَمَّارٍ أَنَّهُ تَقْتُلُهُ الْفِئَةُ الْبَاغِيَةُ ، وَقَدْ قَتَلَهُ أَهْلُ الشَّامِ فِي وَقْعَةِ صِفِّينَ ، وَعَمَّارٌ مَعَ عَلِيٍّ وَأَهْلِ الْعِرَاقِ كَمَا سَيَأْتِي بَيَانُهُ وَتَفْصِيلُهُ فِي مَوْضِعِهِ ، وَقَدْ كَانَ عَلِيٌّ أَحَقَّ بِالْأَمْرِ مِنْ مُعَاوِيَةَ . 
وَلَا يَلْزَمُ مِنْ تَسْمِيَةِ أَصْحَابِ مُعَاوِيَةَ بُغَاةً : تَكْفِيرُهُمْ ، كَمَا يُحَاوِلُهُ جَهَلَةُ الْفِرْقَةِ الضَّالَّةِ مِنَ الشِّيعَةِ وَغَيْرِهِمْ ; لِأَنَّهُمْ ، وَإِنْ كَانُوا بُغَاةً فِي نَفْسِ الْأَمْرِ، فَإِنَّهُمْ كَانُوا مُجْتَهِدِينَ فِيمَا تَعَاطَوْهُ مِنَ الْقِتَالِ، وَلَيْسَ كُلُّ مُجْتَهِدٍ مُصِيبًا، بَلِ الْمُصِيبُ لَهُ أَجْرَانِ، وَالْمُخْطِئُ لَهُ أَجْرٌ . 

''Ky hadith është një prej shenjave të Profetësisë, pasiqë Profeti (salallahu alejhi ue selem) i kishte parathënë Amarit se ai do të vritet nga pala zullumqare, dhe ai është vrarë nga njerëzit e Shamit në betejën e Sifinit, ku Amari ishte me Aliun (radiallahu anhu) dhe njerëzit e Irakut, siç do të shpjegohet me hollësi më poshtë. Aliu kishte më shumë të drejtë të sundimit se sa Muaviu.

Fakti që shokët e Muaviut janë përshkruar si zullumqarë nuk do të thotë se ata ishin Kafira (jobesimtarë që do të hyjnë në Xhehennem), siç pretendojnë pasuesit injorant të sekteve të devijuara, sikurse përpiqen të pretendojnë Shijat dhe të tjerët.
Kjo është për shkak se vendimi i tyre që të luftojnë ishte i bazuar në Ixhtihadin e tyre dhe Interpretimin e teksteve, dhe jo secili i cili angazhohet (përpiqet) në ixhtihad merr të drejtën e tij (ia qëllon); më saktë ai që merr atë të drejtë (ai që ia qëllon) do të ketë një shpërblim të dyfishtë dhe ai që gabon do të ketë një shpërblim të vetëm...''

Hafidh Ibn Haxher Eskalani, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: وقال الحافظ ابن حجر رحمه الله :
" فَإِنْ قِيلَ : كَانَ قَتْلُهُ بِصِفِّينَ ، وَهُوَ مَعَ عَلِيٍّ ، وَالَّذِينَ قَتَلُوهُ مَعَ مُعَاوِيَةَ ، وَكَانَ مَعَهُ جَمَاعَةٌ مِنَ الصَّحَابَةِ : فَكَيْفَ يَجُوزُ عَلَيْهِمُ الدُّعَاءُ إِلَى النَّارِ ؟ 
فَالْجَوَابُ : أَنَّهُمْ كَانُوا ظَانِّينَ أَنَّهُمْ يَدْعُونَ إِلَى الْجَنَّةِ ، وَهُمْ مُجْتَهِدُونَ لَا لَوْمَ عَلَيْهِمْ فِي اتِّبَاعِ ظُنُونِهِمْ ، فَالْمُرَادُ بِالدُّعَاءِ إِلَى الْجَنَّةِ : الدُّعَاءُ إِلَى سَبَبِهَا وَهُوَ طَاعَةُ الْإِمَامِ ، وَكَذَلِكَ كَانَ عَمَّارٌ يَدْعُوهُمْ إِلَى طَاعَةِ عَلِيٍّ ، وَهُوَ الْإِمَامُ الْوَاجِبُ الطَّاعَةُ إِذْ ذَاكَ ، وَكَانُوا هُمْ يَدْعُونَ إِلَى خِلَافِ ذَلِكَ ، لَكِنَّهُمْ معذورون للتأويل الَّذِي ظهر لَهُم " .
انتهى من "فتح الباري" (1/ 542)

''Nëse thuhet: ''Ai është vrarë në Sifin, kur ai ishte me Aliun, dhe ata që e vranë atë ishin me Muaviun, me të cilin ishin disa prej sahabëve, kështu që si mund të thuhet se ata ishin duke bërë thirrje për në Xhehennem?''

Përgjigja për këtë është se ata mendonin se janë duke bërë thirrje për në Xhennet, dhe veprimi i tyre ishte i bazuar në Ixhtihad, kështu që nuk ka faj në ta që kanë pasuar atë që e kanë menduar si më të mirë.
Çfarë nënkuptohet me thirrjen e njerëzve për Xhennet është thirrja e tyre në atë që dërgon në të, e që është bindja ndaj sundimtarit (udhëheqësit të muslimanëve).
Ky ishte qëndrimi i Amarit, i cili iu bëri thirrje atyre  që t'i bindeshin Aliut, i cili ishte sundimtar (udhëheqës i muslimanëve) dhe ndaj të cilit ishte e obligueshme që t'i binden në atë kohë, ndërkaq ata (Muaviu dhe pasuesit e tij) ishin duke i thirrë njerëzit në diçka tjetër jashta kësaj, por ata janë të justifikuar (shfajësuar) për shkak të konkludimit të gabuar që ata kanë arritur, e cila ishte e bazuar në keqinterpretimin e teksteve.''

Pra, dijetarët e Ehli Sunnetit e kanë shpjeguar se Aliu radiallahu anhu, ishte më afër së vërtetës se sa Muaviu radiallahu anhu, dhe këtë nuk e konteston askush, dhe gjithashtu kanë sqaruar se Muaviu radiallahu anhu dhe pala e tij janë shfajësuar me Ixhtihad andaj nuk është e lejuar për muslimanët që të sulmojnë dhe ofendojnë sahabët e aq më pak të pretendojnë se ata janë në Xhehennem siç po pretendojnë disa injorant të kohës sonë se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem ka thënë se ata do të jenë në Xhehennem.

Burimi: ''El-Bidaje uen-Nihaje'', 4/538; ''Fet'h El-Bari'', 1/542.

Përktheu dhe komentoi: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment