Monday, October 26, 2015
Kush janë Ibaditë (Medh'hebi Ibadij) dhe cili është besimi i tyre?
Kush janë Ibaditë (Medh'hebi Ibadij) dhe cili është besimi i tyre?
Ibaditë janë një grup i Hauarixhëve (Khavarixhëve) të cilët janë emëruar sipas themeluesit të tyre, Abdullah Ibn Ibad El-Temimi.
Ata pretendojnë se nuk janë Hauarixh dhe e mohojnë këtë prejardhje. Por e vërteta është se ata nuk janë aq Hauarixh ekstrem sikur Ezrakitë, por ata pajtohen me Hauarixhët në shumë çështje, të tilla si mohimi i atributeve hyjnore, thënia se Kur'ani është i krijuar, dhe se lejohet rebelimi kundër sunduesve (musliman) tiran (zullumqarë).
Themeluesi i tyre i parë ishte Abdullah Ibn Ibadi nga fisi i Benu Murrah Ibn Ubejd Ibn Temimi.
Ai është emëruar sipas Ibadit, i cili është një fshat në El-Jememe, i njohur në ditët e sotme si El-Arid.
Abdullah (Ibn Ibadi) ishte një bashkëkohës i Muaviut dhe ka vdekur në fund të sundimit të Abdul Malik Ibn Mervanit.
Ata kanë shumë bindje të devijuara, ndër to:
Nga librat e tyre duket se ata i mohojnë atributet hyjnore, dhe ata pajtohen me një masë të madhe me Mutezilët në keqinterpretimin e atributeve hyjnore.
Ata mohojnë se besimtarët do ta shohin Allahun në Ahiret.
Ata keqinterpretojnë disa çështje që kanë të bëjnë me Ahiretin dhe mohojnë se ato janë të vërteta, sikurse Mizani (Peshorja) dhe Sirati.
Kur'ani sipas këndvështrimit të tyre është i krijuar, dhe ata pajtohen me Hauarixhët në këtë çështje.
(Imam Ebu Hasan) El-Eshariu ka thënë në ''Mekalat El-Islamije'', 1/203: ''Të gjithë Hauarixhët thonë se Kur'ani është i krijuar.''
Sipas këndvështrimit të tyre ai i cili kryen një gjynah të madh është kafir (jobesimtarë) në kuptimin e të qenit mosmirënjohës ndaj Allahut ose të qenit hipokrit.
Sipas këndvështrimit të tyre njerëzit bien në tri kategori:
1. Besimtarë të cilët janë të sinqertë në besimin e tyre.
2. Mushrik - shirku i të cilëve është i dukshëm.
3. Njerëz të cilët kanë pohuar besimin në Teuhid dhe Islam, por të cilët nuk iu përmbahen praktikave dhe veprave të adhurimit, kështu që ata nuk janë mushrik sepse ata kanë pohuar besimin në Teuhid, por ata nuk janë as besimtarë sepse ata nuk iu përmbahen gjërave të kërkuara të besimit.
Ata besojnë se njerëzit e Kiblës të cilët dallojnë prej tyre janë kafira (jobesimtarë) por jo mushrik; është e lejuar martesa me ta dhe të trashëgohet prej tyre.
Armët e tyre, kuajt dhe çdo gjë tjetër që mund të përdoret për luftë është e lejuar si plaçkë e luftës dhe çdo gjë tjetër është haram.
Ai që bën gjynah të madh (tek ata) është kafir dhe kur është duke e kryer mëkatin dhe nuk mund të pranohet në Xhennet nëse ai nuk pendohet.
Ata mohojnë se do të ketë ndonjë ndërmjetësim për gjynahqarët që janë besimtarë në Teuhid, sepse gjynahqarët - në këndvështrimin e tyre - do të qëndrojnë përgjithmonë në Xhehennem, kështu që nuk mund të ketë ndërmjetësim për ta.
Disa prej tyre e kritikuan Halifin Uthman Ibn Affanin, Muavije Ibn Ebi Sufjanin dhe Amr Ibn El-Asin, Allahu qoftë i kënaqur me ta.
Këto në pika të shkurtra në lidhje me disa nga bindjet e devijuara të Ibadive.
Dijetarët e Komisionit të Përhershëm për Fetua, të pyetur se a konsiderohen Ibadeti prej Haurixhëve dhe a është e lejuar të falemi pas tyre, janë përgjigjur: ''Ibaditë janë një prej sekteve të devijuara për shkak të urrejtjes, armiqësisë dhe rebelimit kundër Uthman Ibn Affanit dhe Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë), dhe nuk është e lejuar që të falemi pas tyre.''
Transmetohet se Shejh Muhamed Ibn Ibrahimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Dëshmia e një Ibadiu nuk është e pranueshme sipas Sheriatit.''
Burimet: ''Meusu'ah El-Edjan uel-Medhehib El-Mu'esire'', 1/63; Fetuaja me numër 6935 e Komisionit të Përhershëm; ''Fetaua El-Shejh Muhamed Ibn Ibrahim'', 13/30.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment