Thursday, September 4, 2014

Njerëzit më vonë i kanë atribuar shumë gënjeshtra Imam Ebu Hanifes, të cilat ishin të gjitha të pavërteta


Njerëzit më vonë i kanë atribuar shumë gënjeshtra Imam Ebu Hanifes, të cilat ishin të gjitha të pavërteta

Imam Ibn Abdul Berr El-Maliki (ka vdekur më 463 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Gjëra të tilla i janë atribuar Imam Ebu Hanifes të cilat nuk ishin në të, dhe gjëra të tilla janë shpikur (trilluar) kundër tij të cilat nuk ishin të përshtatshme.''

Shejhul Islam Ibn Tejmije (ka vdekur më 728 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me diturinë e Imam Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë).
Njerëzit më vonë i kanë atribuar shumë gënjeshtra Imam Ebu Hanifes, të cilat ishin të gjitha të pavërteta.
Qëllimi i shkrimeve të tilla ishte që të njollosin Imam Ebu Hanifen.''1

Burimi: ''Minhexh El-Sunneh El-Nebeuije'', vëll.1, fq.259 dhe ''El-Hajrat El-Hisen'', 157.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo çfarë kanë thënë këta dy dijetarë dhe të tjerë, vetëmse është vërtetuar. Pas vdekjes së imamëve, me kalimin e viteve njerëz dhe grupacione të devijuara i janë përkatësuar dijetarëve të mëdhenjë të katër medh'hebeve.
Edhe në kohën tonë shohim shumë njerëz të devijuar të cilët u munduan që bidatet e devijimet e tyre, t'ua hedhin imamëve të mëdhenjë, duke pretenduar se imamët e mëdhenjë kishin bindjet e tyre (e që është shpifje - trillim).
Ne sot shohim se shumë njerëz të devijuar nga rruga e drejtë, i përkatësohen Imam Ebu Hanifes dhe medh'hebit Hanefi (pretendojnë se janë Hanefi), kanë hapur shoqata dhe faqe të ndryshme në internet ku gjoja thërrasin në medh'hebin e Imam Ebu Hanifes, ndërsa në realitet nuk kanë fare lidhje me atë që ishte Imam Ebu Hanifja dhe nxënësit e tij Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhamed Ibn Hasan El-Shejbani, Allahu i mëshiroftë.
Të tillët nëse i pyet për akiden (besimin) e tyre menjëherë do thonë se në fikh jemi Hanefi, ndërsa në akide jemi filan dhe filan grupi.
Prandaj sikurse ka thënë Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë: ''Me të vërtetë, kjo dituri është fe, kështu që shikoni prej kujt po e mësoni fenë tuaj.'' (Shpjegim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment