Monday, September 22, 2014

Megjithë mospajtimet që kanë mes vete, ata burgosen për të njëjtën arsye - Sepse janë musliman që predikojnë Islamin


Megjithë mospajtimet që kanë mes vete, ata burgosen për të njëjtën arsye - Sepse janë musliman që predikojnë Islamin

Shejh Xhemaludin Zarabozo, ka thënë: ''Kur këta njerëz (dijetarët/hoxhallarët) janë të shtypur, kur këtyre njerëzve nuk ju është lejuar që të flasin, kur këta njerëz janë të burgosur, kur këta janë vrarë, atëherë ne nuk jemi duke folur thjeshtë në lidhje me atë se janë duke u shkelur të drejtat e (ndonjërit prej) Muslimanëve tjerë, por ne jemi duke folur në lidhje me një komunitet Musliman, si një e tërë dhe vetë Islami është duke u rrezikuar.

Kur këta njerëz merren (burgosen), kush do t'i zëvendësojë ata? A ka dijetarë të tjerë tashmë atje jashtë që të marrin vendin e tyre ose këto vende a do të merren përsipër nga injorantët, nga sekularistët, apo nga ata me mendje-perendimore dhe kështu me rradhë.

Jo, kur një dijetarë është i burgosur ose i ndaluar nga të folurit, ne jemi duke folur në lidhje me kufizimin e përhapjes së Fjalës së Allahut dhe të kuptuarit të tij të saktë. Të gjithë ne, pra, duhet të shqetësohemi kur ndonjë dijetarë është i shtypur, burgosur ose i vrarë.

A e kupton se çfarë ka dërguar në burgosjen e shumë dijetarëve Musliman? Kjo nuk është për shkak se ata kanë kryer vrasje apo ndonjë krim të madh. Në vend të kësaj, është për shkak se ata janë duke thirrë masën Muslimane dhe udhëheqësit Musliman (1) që të zbatojnë Islamin në jetën e tyre.
Ata janë të burgosur për shkak se thonë se Ribaja (Kamata) është e ndaluar dhe ajo nuk duhet të lejohet në shoqërinë Muslimane.
Ata janë duke u burgosur për shkak se ata thonë se pjatat (pajisjet) satelitore sjellin pornografinë dhe gjëra tjera të këqija në shtetet Muslimane, dhe duhet të ndalohen.
Ata janë të burgosur për shkak se ata thonë se kafirat (jobesimtarët) janë armiqtë e Islamit dhe nuk është e lejuar që të bëhemi aleatë me ta ose t'i mbështesim ata kundër Muslimanëve tjerë.
Ata janë të burgosur për shkak se ata thonë se Sheriati duhet të jetë ligji i vendit.
Ata janë të burgosur për shkak se ata thonë se askush nuk ka të drejtë të bëjë legjislaturë që shkon kundër Kur'anit dhe Sunnetit.

Këto janë disa nga arsyet për të cilat shumë nga dijetarët tanë janë vendosur në burg.
Kur i studion këto arsye, do të shohësh se arsyeja për të cilën ata janë duke u burgosur është një: Sepse ata janë duke bërë thirrje në zbatimin e vërtetë të Islamit.''(2)

Burimi: ''Përgjegjësitë tona ndaj Dijetarëve tanë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Thënë më mirë, udhëheqësit e shteteve me popullsi muslimane.
2. Fjalët e Shejh Xhemaludinit flasin në përgjithësi në lidhje me burgosjen e dijetarëve/hoxhallarëve në vende të ndryshme të botës dhe secili rast mund të dallojë nga tjetri për nga akuzat të cilat kanë dërguar shumë dijetarë/hoxhallarë në burgje.
Mirëpo përkundër që akuzat mund të jenë të ndryshme dhe pavarësisht dallimeve që hoxhallarët mund të kenë mes vete, qëllimi i zullumqarëve që arrestojnë dhe persekutojnë hoxhallarët, mbetet i njëjtë, e që është se ata thërrasin në Islam dhe fjala e tyre peshon tek Xhemati. Kjo ju pengon zullumqarëve, ju pengon që të ngritet Islami dhe të bashkohen e forcohen muslimanët.
Prandaj gjithnjë qëllimi ynë ishte dhe duhet të jetë që ne muslimanët duhet të jemi një kokë, të bashkuar e jo të përçarë, t'i përmbahemi të vërtetës, e në asnjë mënyrë të mos bëhemi aleat të zullumit dhe zullumqarëve, të cilët me këto raste vetëmse na treguan haptazi se ata nuk bëjnë dallim mes atij që flet kundër zullumit të tyre, dhe atij që flet në favor të tyre, për ta është e njëjtë: Ti je musliman, je hoxhë apo thirrës në Islam dhe ata nuk do të të duan asnjëherë.
Mos i harroni në duatë tuaja këta hoxhallarë dhe vëllezërit tjerë të cilët janë të burgosur. Sot ata e nesër ndoshta ti!
Allahu subhanehu ue teala, ua shtoftë durimin këtyre hoxhallarëve dhe familjarëve të tyre dhe i liroftë nga burgjet e zullumqarëve. (Shënim i Përkthyesit).

No comments:

Post a Comment