Tuesday, September 30, 2014

Para njerëzve kujdesesh për çdo fjalë që shprehë, por para Allahut nuk i kontrollon ato!


Para njerëzve kujdesesh për çdo fjalë që shprehë, por para Allahut nuk i kontrollon ato!

Imam Hatim Ibn El-Asimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Nëse një njeri i mirë, i rrespektuar ulet me ty, t'i do të kujdesesh për çdo fjalë që shprehë në mënyrë që mos të thuash diçka të gabuar.
Por, t'i e di se fjalët e tua mbikëqyren nga Allahu, por t'i sërish nuk i kontrollon fjalët që i shprehë!''

Burimi: ''El-Da'a ue El-Daua'', nga Shejh Ibn Kajjim El-Xheuzi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Sunday, September 28, 2014

Kjo tregon së nëna meriton tri herë më shumë se sa babai mirësinë, kujdesin, rrespektin


Kjo tregon së nëna meriton tri herë më shumë se sa babai mirësinë, kujdesin, rrespektin

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu, se ka thënë: ''Një njeri erdhi tek i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, dhe tha: ''O i Dërguar i Allahut, cilët nga mesi i njerëzve më së shumti e meritojnë ta shoqërojë më mirë? (pra cili meriton më shumë mirësinë, kujdesin, rrespektin, sh.p.)''
Ai tha: ''Nëna jote.'' Njeriu pyeti: ''E pastaj kush?'' Ai tha: ''Nëna jote.'' Ai pyeti (përsëri): ''E pastaj kush?'' Ai tha: ''Nëna jote.''
Ai pyeti (përsëri): ''E pastaj kush?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: ''Babai yt.'' (Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Imam Ibn Batali, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kjo tregon se nëna meriton (nga fëmijët e saj) tri herë më shumë se sa babai mirësinë (mirësjelljen, kujdesin, rrespektin), për shkak të vështirësive të shtatëzanisë, lindjes dhe gjidhënies.
Nëna vuan e vetme në këto tri gjendje, dhe ajo ndan të mëtejshmen me babanë në rritjen e fëmijëve.''

Burimi: ''Fet'h El-Bari'', 10:493, nga Imam Ibn Haxher Eskalani, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Saturday, September 27, 2014

Ata do të kenë fytyra dhe gjymtyrë të shndritshme për shkak të gjurmëve të abdesit


Ata do të kenë fytyra dhe gjymtyrë të shndritshme për shkak të gjurmëve të abdesit

Është transmetuar nga Ibn Mes'udi (radiallahu anhu) se ata (sahabët) thanë: ''O i Dërguar i Allahut, si do t'i njohësh ata të Ummetit tënd, të cilët t'i nuk i ke parë?
Ai tha: ''Ata do të kenë fytyra dhe gjymtyrë të shndritshme për shkak të gjurmëve (shenjave) të abdesit.''

Burimi: ''Musned Imam Ahmed Ibn Hanbel'', nr.4329. Zinxhiri i transmetimit është hasen (i mirë).

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, September 22, 2014

Megjithë mospajtimet që kanë mes vete, ata burgosen për të njëjtën arsye - Sepse janë musliman që predikojnë Islamin


Megjithë mospajtimet që kanë mes vete, ata burgosen për të njëjtën arsye - Sepse janë musliman që predikojnë Islamin

Shejh Xhemaludin Zarabozo, ka thënë: ''Kur këta njerëz (dijetarët/hoxhallarët) janë të shtypur, kur këtyre njerëzve nuk ju është lejuar që të flasin, kur këta njerëz janë të burgosur, kur këta janë vrarë, atëherë ne nuk jemi duke folur thjeshtë në lidhje me atë se janë duke u shkelur të drejtat e (ndonjërit prej) Muslimanëve tjerë, por ne jemi duke folur në lidhje me një komunitet Musliman, si një e tërë dhe vetë Islami është duke u rrezikuar.

Kur këta njerëz merren (burgosen), kush do t'i zëvendësojë ata? A ka dijetarë të tjerë tashmë atje jashtë që të marrin vendin e tyre ose këto vende a do të merren përsipër nga injorantët, nga sekularistët, apo nga ata me mendje-perendimore dhe kështu me rradhë.

Jo, kur një dijetarë është i burgosur ose i ndaluar nga të folurit, ne jemi duke folur në lidhje me kufizimin e përhapjes së Fjalës së Allahut dhe të kuptuarit të tij të saktë. Të gjithë ne, pra, duhet të shqetësohemi kur ndonjë dijetarë është i shtypur, burgosur ose i vrarë.

A e kupton se çfarë ka dërguar në burgosjen e shumë dijetarëve Musliman? Kjo nuk është për shkak se ata kanë kryer vrasje apo ndonjë krim të madh. Në vend të kësaj, është për shkak se ata janë duke thirrë masën Muslimane dhe udhëheqësit Musliman (1) që të zbatojnë Islamin në jetën e tyre.
Ata janë të burgosur për shkak se thonë se Ribaja (Kamata) është e ndaluar dhe ajo nuk duhet të lejohet në shoqërinë Muslimane.
Ata janë duke u burgosur për shkak se ata thonë se pjatat (pajisjet) satelitore sjellin pornografinë dhe gjëra tjera të këqija në shtetet Muslimane, dhe duhet të ndalohen.
Ata janë të burgosur për shkak se ata thonë se kafirat (jobesimtarët) janë armiqtë e Islamit dhe nuk është e lejuar që të bëhemi aleatë me ta ose t'i mbështesim ata kundër Muslimanëve tjerë.
Ata janë të burgosur për shkak se ata thonë se Sheriati duhet të jetë ligji i vendit.
Ata janë të burgosur për shkak se ata thonë se askush nuk ka të drejtë të bëjë legjislaturë që shkon kundër Kur'anit dhe Sunnetit.

Këto janë disa nga arsyet për të cilat shumë nga dijetarët tanë janë vendosur në burg.
Kur i studion këto arsye, do të shohësh se arsyeja për të cilën ata janë duke u burgosur është një: Sepse ata janë duke bërë thirrje në zbatimin e vërtetë të Islamit.''(2)

Burimi: ''Përgjegjësitë tona ndaj Dijetarëve tanë.''

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Thënë më mirë, udhëheqësit e shteteve me popullsi muslimane.
2. Fjalët e Shejh Xhemaludinit flasin në përgjithësi në lidhje me burgosjen e dijetarëve/hoxhallarëve në vende të ndryshme të botës dhe secili rast mund të dallojë nga tjetri për nga akuzat të cilat kanë dërguar shumë dijetarë/hoxhallarë në burgje.
Mirëpo përkundër që akuzat mund të jenë të ndryshme dhe pavarësisht dallimeve që hoxhallarët mund të kenë mes vete, qëllimi i zullumqarëve që arrestojnë dhe persekutojnë hoxhallarët, mbetet i njëjtë, e që është se ata thërrasin në Islam dhe fjala e tyre peshon tek Xhemati. Kjo ju pengon zullumqarëve, ju pengon që të ngritet Islami dhe të bashkohen e forcohen muslimanët.
Prandaj gjithnjë qëllimi ynë ishte dhe duhet të jetë që ne muslimanët duhet të jemi një kokë, të bashkuar e jo të përçarë, t'i përmbahemi të vërtetës, e në asnjë mënyrë të mos bëhemi aleat të zullumit dhe zullumqarëve, të cilët me këto raste vetëmse na treguan haptazi se ata nuk bëjnë dallim mes atij që flet kundër zullumit të tyre, dhe atij që flet në favor të tyre, për ta është e njëjtë: Ti je musliman, je hoxhë apo thirrës në Islam dhe ata nuk do të të duan asnjëherë.
Mos i harroni në duatë tuaja këta hoxhallarë dhe vëllezërit tjerë të cilët janë të burgosur. Sot ata e nesër ndoshta ti!
Allahu subhanehu ue teala, ua shtoftë durimin këtyre hoxhallarëve dhe familjarëve të tyre dhe i liroftë nga burgjet e zullumqarëve. (Shënim i Përkthyesit).

Saturday, September 20, 2014

Ne do të gjykojmë sipas asaj që është e dukshme


Ne do të gjykojmë sipas asaj që është e dukshme

عَبْدَ اللَّهِ بْنَ عُتْبَةَ قَالَ سَمِعْتُ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ يَقُولُ إِنَّ أُنَاسًا كَانُوا يُؤْخَذُونَ بِالْوَحْيِ فِي عَهْدِ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَإِنَّ الْوَحْيَ قَدْ انْقَطَعَ وَإِنَّمَا نَأْخُذُكُمْ الْآنَ بِمَا ظَهَرَ لَنَا مِنْ أَعْمَالِكُمْ فَمَنْ أَظْهَرَ لَنَا خَيْرًا أَمِنَّاهُ وَقَرَّبْنَاهُ وَلَيْسَ إِلَيْنَا مِنْ سَرِيرَتِهِ شَيْءٌ اللَّهُ يُحَاسِبُهُ فِي سَرِيرَتِهِ وَمَنْ أَظْهَرَ لَنَا سُوءًا لَمْ نَأْمَنْهُ وَلَمْ نُصَدِّقْهُ وَإِنْ قَالَ إِنَّ سَرِيرَتَهُ حَسَنَةٌ

2498 صحيح البخاري كِتَاب الشَّهَادَاتِ بَاب الشُّهَدَاءِ الْعُدُولِ

Transmetohet nga Abdullah Ibn Utbe, radiallahu anhu: ''E kam ndëgjuar Omer Ibn Hattabin, radiallahu anhu, duke thënë:

''Me të vërtetë, në kohën e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem, njerëzit do të gjykoheshin nga shpallja, por shpallja ka përfunduar. Tash ne ju gjykojmë juve sipas veprave tuaja të jashtme.
Kushdo që na tregon të mirën (veprat e mira), ne do t'i besojmë atij dhe do ta favorizojmë atë dhe nuk është për ne që të gjykojmë fshehtësitë e tij të brendshme, sepse Allahu do ta mbajë atë përgjegjës për to.
Kushdo që na tregon të keqen (veprat e këqija), atëherë ne nuk do t'i besojmë atij ose besojmë në të, edhe në qoftë se ai pretendon se qëllimi i tij është i mirë.''

Burimi: E transmeton Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë në ''Sahih El-Buhari'', nr.2498.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, September 19, 2014

Buda ishte filozof jobesimtarë, e jo Pejgamber


Buda ishte filozof jobesimtarë, e jo Pejgamber

ما حكم الإسلام فيمن يقول : إن (بوذا) نبي ؟
الحمد لله
"بوذا ليس نبياً ، بل كافراً فيلسوفاً ، يتنسك على غير دين سماوي ، فمن اعتقد بنبوته فهو كافر . وقد غلا قومه فيه ، واعتقدوا فيه الألوهية ، وعبدوه من دون الله ، واعتنق هذه النحلة البوذية الوثنية كثير من البشر قديماً وحديثاً ، فالواجب على المسلم بغض هذه النحلة ، وبغض أهلها ، والبراءة منهم ، ومعاداتهم في الله .
وبالله التوفيق ، وصلى الله على نبينا محمد وآله وصحبه وسلم" انتهى . 
اللجنة الدائمة للبحوث العلمية والإفتاء .
الشيخ عبد العزيز بن عبد الله آل الشيخ ... الشيخ صالح بن فوزان الفوزان ... الشيخ بكر بن عبد الله أبو زيد . 
"فتاوى اللجنة الدائمة للبحوث العلمية والإفتاء" (26/44) .

Pyetje: Cili është vendimi i Islamit mbi atë i cili thotë se Buda ishte një Profet?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut.

Buda nuk ishte Profet, më saktë ai ishte një filozof kafirë (jobesimtarë) i cili ka ndjekur (pasuar) një fe e cila nuk ishte hyjnore e shpallur.
Kushdo që beson se ai ishte Profet, është kafirë (jobesimtarë).
Njerëzit e tij egzagjeruan rreth tij dhe besuan se ai ishte hyjnor, dhe ata e adhuruan atë në vend të Allahut.
Kjo fe idhujtare Budiste është pranuar nga shumë njerëz në të kaluarën dhe në kohët moderne.
Muslimani është i detyruar që të largojë (të kundërshtojë- të mos e pranojë) këtë fe dhe pasuesit e tij, dhe të mohojë atë dhe të marrë një qëndrim kundër tyre për hirë të Allahut.

Dhe Allahu është Burimi i Fuqisë. Allahu dërgoftë bekime dhe paqe mbi Profetin tonë Muhamedin dhe familjen e tij, dhe shokët e tij.

Burimi: ''Fetaua El-Lexhna El-Da'imeh lil-Buhuth El-Ilmije uel-Ifta'', 26/44.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, September 18, 2014

Allahu do të dënojë tërë popullatën nëse ata i lejojnë mëkatet në publik


Allahu do të dënojë tërë popullatën nëse ata i lejojnë mëkatet në publik

عَنْ إِسْمَعِيلَ بْنِ أَبِي حَكِيمٍ أَنَّهُ سَمِعَ عُمَرَ بْنَ عَبْدِ الْعَزِيزِ يَقُولُ كَانَ يُقَالُ إِنَّ اللَّهَ تَبَارَكَ وَتَعَالَى لَا يُعَذِّبُ الْعَامَّةَ بِذَنْبِ الْخَاصَّةِ وَلَكِنْ إِذَا عُمِلَ الْمُنْكَرُ جِهَارًا اسْتَحَقُّوا الْعُقُوبَةَ كُلُّهُمْ

1866 موطأ مالك كِتَاب الْجَامِعِ باب مَا يُكْرَهُ مِنْ الْكَلَامِ والغيبة والتقى إن الله تبارك وتعالى لا يعذب العامة بذنب الخاصة

Transmeton Ismail Ibn Ebi Hakimi, se ka ndëgjuar Omer Ibn Abdul Azizin, Allahu e mëshiroftë, duke thënë:

''Është thënë nga disa njerëz se Allahu i Lartësuar, nuk do të dënojë tërë komunitetin për mëkatet e disave.
Më saktë, nëse e keqja është bërë në publik, atëherë të gjithë do të meritojnë që të preken (t'i përfshin dënimi).''

Burimi: ''El-Muveta'', nr.1866, nga Imam Malik Ibn Enesi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Wednesday, September 17, 2014

Unë gëzohem kur kundërshtari im është në të drejtë dhe unë nuk e fyejë (ofendojë) atë


Unë gëzohem kur kundërshtari im është në të drejtë dhe unë nuk e fyejë (ofendojë) atë

عن الخطيب البغدادي قَالَ حاتم معي ثلاث خصال بها أظهر على خصمي قالوا أي شيء هي قَالَ أفرح إذا أصاب خصمي وَأحزن له إذا أخطأ وَأحفظ نفسي لا تتجاهل عَلَيْهِ

8/242 تاريخ بغداد للخطيب البغدادي باب العين حرف الواو

Imam Hatim El-Esemi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: ''Unë kam tri tipare të cilat më japin përparësi ndaj kundërshtarit tim.
Unë ngazëllohem kur ai është i saktë (kur rezulton të jetë në të drejtë), unë pikëllohem kur ai gabon, dhe unë e ruajë veten nga fyerja (ofendimi) i tij.''1

Burimi: ''Tarih Bagdad'', 8/242, nga Imam Hatib El-Bagdadi, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Këto janë tipare të cilat fatkeqësisht shumica e vëllezërve musliman nuk i posedojnë.
Në të shumtën e rasteve nëse diskuton me ndonjë, do shohësh se ai nuk gëzohet fare kur je në të drejtë, përkundrazi pikëllohet pse nuk të ka mundur në diskutim dhe kënaqet kur t'i gabon, ndërsa sa i përket fyerjeve - ofendimeve, rrallë herë ndodhë që në ndonjë diskutim të mos ketë të tilla, përkundrazi që në fillim kundërshtari i dobët (që është i dobët të mbrojë qëndrimet e tij me argumente), do fillojë të ofendojë dhe nënçmojë me fjalë që nuk i kanë hije muslimanit, dhe në këtë mënyrë ai mendon se me këto vepra (duke e ofenduar dhe nënçmuar kundërshtarin) është në të drejtë! (Shpjegim i Përkthyesit).

Saturday, September 13, 2014

Ehlul Kelami janë Bidatçi, qoftë ai një Eshari, Maturidi, Xhehmi, Mutezili


Ehlul Kelami janë Bidatçi, qoftë ai një Eshari, Maturidi, Xhehmi, Mutezili

Transmeton Imam Ibn Abdul Berr El-Malikiu (ka vdekur më 463 H), Allahu e mëshiroftë, se Imam Ebu Abdullah Muhamed Ibn Ahmed Ibn Is'hak Ibn Huvejz Mindad El-Misri El-Maliki, në ''Kitab El-Shahadet'', në lidhje me shpjegimin e fjalës së Imam Malikut, Allahu e mëshiroftë:
''Nuk është e lejuar që të pranohet dëshmia e pasuesve të bidateve (risive në fe) dhe dëshirave të kota'', ka thënë:

''Njerëzit e dëshirave (epsheve, bidateve) sipas (Imam) Malikut dhe pjesës tjetër të shokëve tanë janë Ehlul Kelami (njerëzit e retorikës).
Kështu që çdo njeri që kënaqet në këtë retorikë, është prej njerëzve të dëshirave të kota dhe bidateve, qoftë ai një Eshari ose diçka tjetër (Maturidi, Xhehmi, Mutezili, Sufi).
Dëshmia e tij në Islam nuk duhet të pranohet fare, dhe ai duhet të bojkotohet dhe të mësohet dhe korigjohet në lidhje me bidatin e tij.
Dhe nëse ai vazhdon në bërjen e tij (bidatit), atëherë ai duhet të pendohet prej tij.''

Burimi: ''Xhamiul Bejan El Ilm ue Fadlihi'', 2/117, të Imam Ibn Abdulberrit, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, September 12, 2014

Nëse është neglizhent ndaj namazit, çfarë të pritet nga i tilli për gjëra të tjera!


Nëse është neglizhent ndaj namazit, çfarë të pritet nga i tilli për gjëra të tjera!

Imam Ebu Alija, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Në qoftë se një njeri është neglizhent (i shkujdesur) ndaj namazit të tij, dije se ai do të jetë edhe më neglizhent (i shkujdesur) në gjëra të tjera.''

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', vëll.3, fq.249, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Thursday, September 11, 2014

Nëse nuk ta kthejnë Selamin


Nëse nuk ta kthejnë Selamin

Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

''Kur një njeri nuk i përgjigjet Selamit tënd (me qëllim), Engjujt të përgjigjen ty dhe shejtani i përgjigjet atij personi.''

Burimi: ''Silsile'', vëll.3, fq.249.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Monday, September 8, 2014

Përshkrimi i Hyrive të Xhennetit dhe këshillë për gratë


Përshkrimi i Hyrive të Xhennetit dhe këshillë për gratë

Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "أي غضيضات عن غير أزواجهن ، فلا يرين شيئا في الجنة أحسن من أزواجهن : قاله ابن عباس ، وقتادة ، وعطاء الخراساني ، وابن زيد ، وقد ورد أن الواحدة منهن تقول لبعلها : والله ما أرى في الجنة شيئا أحسن منك ، ولا في الجنة شيئا أحب إلي منك ، فالحمد لله الذي جعلك لي وجعلني لك " انتهى. 
"تفسير القرآن العظيم" (7/504)

''Ato (gratë e Xhennetit) e ulin shikimin e tyre dhe e shmangin shikimin në burra tjerë jashta burrave të tyre, kështu që ato nuk mendojnë se ka ndonjë gjë në Xhennet që është më e bukur se burrat e tyre.
Kjo është thënë nga Ibn Abasi, Katadeja, Ata El-Hurasani dhe Ibn Zejdi.

Gjithashtu është transmetuar se njëra prej tyre do t'i thotë burrit të saj: ''Pasha Allahun, unë nuk mendojë se ka ndonjë gjë në Xhennet që është më e mirë se ti, ose se ka ndonjë gjë në Xhennet që është më e dashur për mua se sa ti.
Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili më ka bërë mua për ty, dhe të ka bërë ty për mua.''1

Burimi: ''Tefsir El-Kur'an El-Adhim'', 7/504.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Këto fjalë që solli Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, njëherit janë edhe këshilla për motrat muslimane.
Allahu subhanehu ue teala, i ka përshkruar Hyritë me cilësi për të cilat Ai e di se meshkujt i pëlqejnë dhe i tërheqin ata.
Xhenneti është një shpërblim për besimtarët, dhe Allahu subhanehu ue teala, i përshkruan këto shpërblime për të tërhequr njerëzimin drejtë Xhennetit. Allahu subhanehu ue teala, është Krijuesi i meshkujve dhe femrave, dhe Allahu subhanehu ue teala, e di natyrshmërinë e njeriut dhe çfarë e tërheqë atë.
Një grua e mençur i kushton kujdes përshkrimit të Hyrive dhe përpiqet që të përvetësojë këto cilësi për të fituar kënaqësinë e burrit të saj (dhe Zotit të saj). (Shpjegim i Përkthyesit).

Mos i ndihmo Shejtanit kundër vëllaut tënd


Mos i ndihmo Shejtanit kundër vëllaut tënd

Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë:

''Nëse shihni se njëri prej juve ka rrëshqitur (nga e vërteta), korigjone atë, lutnu për të dhe mos i ndihmoni Shejtanit kundër tij (duke e fyer atë etj).''

Burimi: ''Tefsir El-Kurtubi'', 15/256.

Përktheu: Jetmir Jakupi

Friday, September 5, 2014

Tregoju Bidatçive se mes neve dhe atyre janë funeralet (xhenazet) - Xhenazja e Shejhul Islam Ibn Tejmijes


Tregoju Bidatçive se mes neve dhe atyre janë funeralet (xhenazet) - Xhenazja e Shejhul Islam Ibn Tejmijes

Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, kur flet për funeralin (xhenazen) e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, Allahu e mëshiroftë, thotë:

''(Imam) Ahmed Ibn Hanbeli, ka thënë: ''Tregoju Bidatçive se mes neve dhe atyre janë xhenazet (funeralet)'', dhe nuk ka asnjë dyshim se funerali i Imam Ahmedit ishte i gjërë dhe i madh për shkak të asaj se si ishte qyteti i tij i populluar, dhe se si njerëzit mblidheshin për të dhe e rrespektonin atë, dhe qeveria e donte atë.
Shejh Teki Ud-Din (Shejhul Islam Ibn Tejmije) vdiq në tokën e Damaskit, dhe popullata e tij nuk ishte askund afër nga ajo e Bagdadit në madhësi.
Megjithatë, ata u mblodhën për xhenazen e tij në numër të tillë që në qoftë se sunduesi do t'i kishte detyruar ata të dilnin, ata nuk do të dilnin jashtë në numrat që u panë atë ditë, dhe kjo është e gjitha për një njeri i cili ka vdekur në një kala i burgosur nga sunduesi.''

Imam Bazari, ka thënë: ''Ata thanë se sapo ndëgjuan njerëzit për vdekjen e tij (Shejhul Islam Ibn Tejmijes), nuk kishte asnjë që jetonte në Damask, i cili donte të vinte të falej për të dhe ishte i lirë e që nuk veproi ashtu.
Secili la anash çfarëdo që ishte duke bërë - i mbyllën dyqanet, ndërpren mjetet e jetesës dhe punën, dhe të gjithë autoritetet, guvernatorët, dijetarët, juristët, ushtarët, gjeneralët, burrat, gratë dhe fëmijët e tyre nga të gjitha nivelet e shoqërisë dolën jashtë për xhenazen e tij.
Për dijen tonë, asnjëri nuk qëndroi pas nga ky funeral përveç tre njerëzve të cilët ishin të njohur për armiqësinë e tyre kundrejt Shejhut (Ibn Tejmijes).
Ata u larguan dhe u fshehën nga frika se nëse dalin jashtë, njerëzit do të gjuanin gurë mbi ta dhe do t'i vritnin ata.''

Imam Bazari, në vazhdim thotë: ''Njëri nga ata që ishte i pranishëm tha: ''Jam falur pranë tij në xhami, dhe unë gjithashtu kisha njërin që më kishte ruajtur një vend që të falem pranë tij në qendër të Damaskit, siç doja të shihja sasinë e madhe të njerëzve. Kështu që, ndërsa isha duke u falur, unë shikoja djathtas dhe majtas, dhe nuk mund të shihja se ku mbaronte turma.
Më saktë, unë pashë se njerëzit kishin zënë çdo hapësirë të vogël që mund të zihej.''

Imami, vazhdon ndër të tjera thotë: ''Një grup i atyre që ishin të pranishëm atë ditë kanë rënë dakord në shikimin e numrit të njerëzve që janë falur atë ditë, se ata lehtë kanë tejkaluar 500.000 njerëz. 1
Ekspertët në histori thonë se ata kurrë nuk kanë ndëgjuar për një namaz të xhenazes se ishte aq i madh sa ky, përveç ai i Imam Ahmed Ibn Hanbelit, Allahu e mëshiroftë.
Shems Ud-Din El-Veziri më në fund u shfaq kur ai u soll në varrin e tij, pasiqë ai nuk ishte i pranishëm më parë, dhe ai dhe guvernatorët me të falën (namazin e xhenazes për) Ibn Tejmijen.

Asnjë xhenaze nuk është parë asnjëherë duke ngjallur aq shumë ndjenja të tilla të rrespektit, nderimit, lavdërimit, nga populli dhe kjo ishte e gjitha për shkak të diturisë së tij, veprave, asketizmit, adhurimit, refuzimit të dunjasë, preokupimit me Ahiretin, brengosjes, varfërisë së tij, shqetësimit, bujarisë, burrërisë, durimit, qëndrueshmërisë, guximit, përceptimit të thellë, ndershmërisë në të folur të vërtetën, ashpërsisë kundër armiqëve të Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe të devijuarve nga Feja e Tij, rrespekti ndaj evlijave të Allahut, mungesa e tij e vëmendjes në kënaqësitë e kësaj bote, dëshira e tij ekstreme për botën tjetër, dhe ndjekja e tij e vazhdueshme për të.
Dhe ju do të ndëgjoni të flitet për këto gjëra dhe shumë të tjera nga burrat, gratë dhe fëmijët, dhe ata të gjithë do të lavdërojnë atë për ato që ata dinin prej tij.''

Thotë Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë: ''Kishte aq shumë njerëz para xhenazes së tij, pas (xhenazes) tij, në anën e djathtë dhe të majtë të (xhenazes së) tij.
Asnjë, përveç Allahut nuk mund t'i numëronte ata, atëherë njëri bërtiti: ''Kështu duhet të jenë xhenazet e Imamëve të Sunnetit!''
Në këtë (me të ndëgjuar këto fjalë), njerëzit filluan të qajnë... kur ezani i drekës është dhënë, ata u falen menjëherë pas saj kundër normës së zakonshme.
Pasiqë mbaruan namazin, zëvendës hatibi doli - meqë hatibi kryesorë mungonte dhe ishte në Egjipt - ai e udhëhoqi namazin mbi (Shejhul Islam) Ibn Tejmijen...
Pastaj njerëzit u derdhën (zbrazën) nga të gjitha anët dhe të gjitha dyert e xhamisë.. dhe ata u mbledhën në tregun El-Hajl.''2

Burimi: ''El Bidaje uen Nihaje'', 14/130, 138 dhe ''El-E'lem El-Alijeh fi Menekib Ibn Tajmije''.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Në një transmetim nga Imam Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, kanë marrë pjesë diku 100 mijë persona në xhenazen e tij. Por ajo që dihet sigurtë është se numri ka qenë tejet i madh saqë nuk është parë ndonjë numër i tillë i madh për xhenaze, përveç për Imam Ahmed Ibn Hanbelin, Allahu e mëshiroftë. Allahu subhanehu ue teala, e di më së miri.
2. Pra dijetarët e Selefit, nuk kanë marrë pjesë në xhenazet e bidatçive, prandaj edhe Imam Ahmed Ibn Hanbeli, kur ka thënë: ''Tregoju Bidatçive se mes neve dhe atyre janë xhenazet (funeralet)'', ka pasur për qëllim se pasiqë të vdesë një dijetarë, nga numri i atyre që marrin pjesë në xhenazen e tij, tregohet se a ka qenë i tilli bidatçi apo jo.
Çfarë mund të thuhet për Shejhul Islam Ibn Tejmijen, Allahu e mëshiroftë, që me qindra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në xhenazen e tij?!
Ai është një nga dijetarët më të mëdhenjë që njeh historia islame, ka qenë shpatë kundër Pasuesve të Bidatit, të cilët shpifën dhe ende shpifin për të, e burgosën e malltretuan dhe u munduan ta nënçmojnë, pretendojnë se ka qenë i devijuar dhe shumë gjëra të tjera, por prap njerëzit e donin atë, saqë edhe vetë kundërshtarët e tij në fund e pranonin se ai ka qenë nga dijetarët më të mëdhenjë të këtij Ummeti.
Allahu subhanehu ue teala, e mëshiroftë Shejhul Islam Ibn Tejmijen, dhe na bashkoftë me të dhe me dijetarët e drejtë në Xhennet. (Shpjegim i Përkthyesit).

Thursday, September 4, 2014

Njerëzit më vonë i kanë atribuar shumë gënjeshtra Imam Ebu Hanifes, të cilat ishin të gjitha të pavërteta


Njerëzit më vonë i kanë atribuar shumë gënjeshtra Imam Ebu Hanifes, të cilat ishin të gjitha të pavërteta

Imam Ibn Abdul Berr El-Maliki (ka vdekur më 463 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Gjëra të tilla i janë atribuar Imam Ebu Hanifes të cilat nuk ishin në të, dhe gjëra të tilla janë shpikur (trilluar) kundër tij të cilat nuk ishin të përshtatshme.''

Shejhul Islam Ibn Tejmije (ka vdekur më 728 H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me diturinë e Imam Ebu Hanifes (Allahu e mëshiroftë).
Njerëzit më vonë i kanë atribuar shumë gënjeshtra Imam Ebu Hanifes, të cilat ishin të gjitha të pavërteta.
Qëllimi i shkrimeve të tilla ishte që të njollosin Imam Ebu Hanifen.''1

Burimi: ''Minhexh El-Sunneh El-Nebeuije'', vëll.1, fq.259 dhe ''El-Hajrat El-Hisen'', 157.

Përktheu: Jetmir Jakupi

1. Kjo çfarë kanë thënë këta dy dijetarë dhe të tjerë, vetëmse është vërtetuar. Pas vdekjes së imamëve, me kalimin e viteve njerëz dhe grupacione të devijuara i janë përkatësuar dijetarëve të mëdhenjë të katër medh'hebeve.
Edhe në kohën tonë shohim shumë njerëz të devijuar të cilët u munduan që bidatet e devijimet e tyre, t'ua hedhin imamëve të mëdhenjë, duke pretenduar se imamët e mëdhenjë kishin bindjet e tyre (e që është shpifje - trillim).
Ne sot shohim se shumë njerëz të devijuar nga rruga e drejtë, i përkatësohen Imam Ebu Hanifes dhe medh'hebit Hanefi (pretendojnë se janë Hanefi), kanë hapur shoqata dhe faqe të ndryshme në internet ku gjoja thërrasin në medh'hebin e Imam Ebu Hanifes, ndërsa në realitet nuk kanë fare lidhje me atë që ishte Imam Ebu Hanifja dhe nxënësit e tij Imam Ebu Jusufi dhe Imam Muhamed Ibn Hasan El-Shejbani, Allahu i mëshiroftë.
Të tillët nëse i pyet për akiden (besimin) e tyre menjëherë do thonë se në fikh jemi Hanefi, ndërsa në akide jemi filan dhe filan grupi.
Prandaj sikurse ka thënë Imam Muhamed Ibn Sirini, Allahu e mëshiroftë: ''Me të vërtetë, kjo dituri është fe, kështu që shikoni prej kujt po e mësoni fenë tuaj.'' (Shpjegim i Përkthyesit).

Wednesday, September 3, 2014

Vërtetë që kjo është për t'u habitur!


Vërtetë që kjo është për t'u habitur!

Imam Ibn Shubrume, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

''Unë jam i habitur me njerëzit të cilët kujdesen për veten e tyre duke ngrënë ushqim nga frika e vdekjes, por nuk e mbrojnë veten e tyre nga gjynahet, nga frika e Zjarrit (Xhehennemit).''1

Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', vëll.6, fq.348, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Jetmir Jakupi