Tuesday, February 3, 2015

Merri (pi) këto ilaçe i dashur, e di se t'i do të sëmuresh lehtë pas qarjes!


Merri (pi) këto ilaçe i dashur, e di se t'i do të sëmuresh lehtë pas qarjes!

Një nënë u pranua (u shtrua) në spital, ngase ajo vuante nga tumori në tru. Djali i saj dhe të afërmit ishin rreth saj. Ajo vdiq për brenda pak orësh...

Djali i saj qau aq shumë gjatë tërë ditës, nga edhe u sëmurë. Ai u kthye në shtëpi të nesërmën dhe kur e hapi dollapin (raftin) e nënës së tij, ai i gjeti disa tableta (ilaçe) të ruajtura në një letër!

Në letër shkruante: ''Merri (pi) këto tableta i dashur. E di se t'i do të ftohesh (sëmuresh) lehtë pas qarjes.

Transmetohet se një njeri kishte shkuar tek i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, dhe e kishte pyetur: ''O i Dërguar i Allahut, cilët njerëz më së shumti e meritojnë kujdesin dhe rrespektin tim?''
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Nëna jote.'' Pastaj njeriu, kishte pyetur: ''E pas saj?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Nëna jote.''
Njeriu kishte pyetur përsëri: ''E pas saj?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Nëna jote.''Njeriu kishte pyetur sërish: ''E pas saj?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Babai yt.''1

Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të tij, sepse nëna e tij atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të t'u, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.''2

Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi

1. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
2. Llukman, 14.

No comments:

Post a Comment