Friday, February 13, 2015

Çfarë mund të bëjë për ty, nëse Allahu e ka larguar mëshirën nga zemra jote?


Çfarë mund të bëjë për ty, nëse Allahu e ka larguar mëshirën nga zemra jote?

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu se ka thënë: ''I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, e puthi Hasan Ibn Aliun, kur El-Ekra Ibn Hebis El-Temimi ishte ulur me të. El-Ekra, tha: ''Unë kam dhjetë fëmijë dhe kurrë nuk e kam puthur ndonjërin prej tyre.''
I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, e shikoi atë, dhe pastaj tha: ''Ai i cili nuk tregon mëshirë, nuk do të tregohet mëshirë ndaj tij.''

Transmetohet nga Aishja, radiallahu anha, se ka thënë: ''Një beduin erdhi tek i Dërguari, salallahu alejhi ue selem dhe tha: ''A i puthë fëmijët? Ne nuk i puthim ata.''
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: ''Çfarë mund të bëjë për ty, nëse Allahu e ka larguar mëshirën nga zemra jote?''

Transmetohet nga El-Bera, se kishte hyrë me Ebu Bekrin, radiallahu anhu tek familja e tij - pasiqë ai arriti në Medinë si migrues. Aishja, radiallahu anha ishte e shtrirë ngase ajo vuante prej etheve.
Unë (El-Bera) e pashë babain e saj (Ebu Bekrin radiallahu anhu) duke e puthur faqen e saj dhe duke thënë: ''Si je (si ndihesh), oj bija ime?''

Burimi: Transmetojnë Imam Buhariu, nr.5651, 5997, 5652 dhe 3704 dhe Imam Muslimi, nr.2318.

Përktheu: Jetmir Jakupi

No comments:

Post a Comment