''Luani nuk ka nevojë që e gjitha bota të ketë frikë prej tij, por vetëm ata që janë më afër (vendit) ku ai endet.''
Përktheu: Jetmir Jakupi
Saturday, February 28, 2015
Friday, February 27, 2015
Allahu pastë mëshirë mbi atë njeri
Allahu pastë mëshirë mbi atë njeri
Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Allahu pastë mëshirë mbi personin i cili: flet pak, lexon Kur'an, qan për kohën e humbur të tij, vazhdimisht vështron (ia hedh shikimin) në (Sahihul) Buhari dhe në (Sahihul) Muslim dhe e adhuron Allahun para se ai të befasohet nga vdekja.''
Burimi: ''Et-Tedhkirah'', 2/80.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Wednesday, February 25, 2015
Unë mendoj se do të kem një grua!
Unë mendoj se do të kem një grua!
Në xhami ata mësonin se si Allahu subhanehu ue teala, krijoi çdo gjë, duke përfshirë edhe qeniet njerëzore. Abdullahu i vogël dukej i magjepsur e kureshtar kur ata i treguan atij se si Hava (alejha selam) është krijuar nga një prej brinjëve të Ademit (alejhi selam).
Pas disa dite, nëna e Abdullahut e vërejti atë të shtrirë sikur ai ishte i sëmurë, dhe e pyeti: ''Abdullah, çfarë ke?''
Abdullahu i vogël u përgjigj: ''Kam dhimbje në anën time. Unë mendoj se do të kem një grua!''
Përktheu: Jetmir Jakupi
Sunday, February 22, 2015
A nuk shpresojë unë për mirësi përveç nga Ai i cili është Mbi Qiell?
A nuk shpresojë unë për mirësi përveç nga Ai i cili është Mbi Qiell?
Imam Muhamed Ibn Eslem Et-Tusi (ka vdekur më 242 H), ka thënë: ''Abdullah Ibn Tahiri më tha mua: ''Më ka arritur mua (lajmi) se t'i nuk e ngre kokën lart në Qiej'', kështu që unë (u drejtova, sh.p) me kokën time kështu lart në drejtim të Qiellit, për ca kohë, pastaj i thashë atij: ''Dhe pse unë nuk e ngre (çoj) kokën lart në Qiell?
A nuk shpresojë unë për mirësi përveç nga Ai (Allahu) i cili është Mbi Qiell?''
Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 12/202 dhe ''El-Uluv'', fq.191, nga Imam Dhehebiu, me zinxhir të mirë transmetimi.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Saturday, February 21, 2015
Madje, Ora e Kijametit do të jetë takimi i tyre dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhët
Madje, Ora e Kijametit do të jetë takimi i tyre dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhët
Kasim Ibn Me'in, ka thënë: ''(Imam) Ebu Hanifja ka kaluar një natë të tërë në kijam duke e recituar këtë ajet:
''Madje, Ora (e Kijametit) do të jetë takimi i tyre dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhët.'' (El-Kamer, 46).
Duke e përsëritur atë dhe duke qarë, duke e lutur Allahun deri sa ka ardhur mëngjesi.''
Burimi: ''Sijer E'Alam En-Nubela'', 6/401, nga Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Friday, February 20, 2015
Kush është më injorant dhe më i çorientuar se sa ai i cili thotë 'Nuk është e lejuar që të pyetet 'Ku është Allahu?'
Kush është më injorant dhe më i çorientuar se sa ai i cili thotë 'Nuk është e lejuar që të pyetet 'Ku është Allahu?'
Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, i kishte thënë robëreshës: ''Ku është Allahu?''
Ajo ishte përgjigjur: ''Mbi qiej.'' Ai i kishte thënë: ''Kush jam unë?''
Robëresha ishte përgjigjur: ''Ti je i Dërguari i Allahut.'' Ai i kishte thënë pronarit të tij: ''Liroje atë, sepse ajo është besimtare.'' (Transmeton Imam Muslimi në ''Sahih'').
Imami i madh Hanbeli, Abdul Gani El-Makdisi (ka vdekur më 600 H), pas përmendjes së këtij hadithi, ka thënë: ''Kush është më injorant, ka një mendje të budallasë dhe është më i çorientuar (i larguar nga rruga e drejte) se sa ai i cili thotë: ''Nuk është e lejuar që të pyetet ''Ku është Allahu?'', pas deklarimit të Profetit - Muhamedit salallahu alejhi ue selem, me thënien e tij ''Ku është Allahu?'' (që ia ka bërë robëreshës).''
Burimi: ''Kitab El-Sifat'', fq.75-76.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Wednesday, February 18, 2015
A konsiderohen Hauarixhët musliman?
A konsiderohen Hauarixhët musliman?
Pyetje: Çfarë (mund të na thoni) në lidhje me Hauarixhët (Harixhitët).
Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut.
Hauarixhët (Harixhitët) janë një prej grupeve të devijuara, sikurse është vërtetuar nga tekstet (hadithet) dhe ixhmaja (konsensusi) i dijetarëve.
(Imam) Buhariu (6934) dhe (Imam) Muslimi (1068) kanë transmetuar se Jusejr Ibn Amri, ka thënë: ''I thashë Sehl Ibn Hunejfit: A e ke ndëgjuar Profetin (salallahu alejhi ue selem) të thotë ndonjë gjë në lidhje me Hauarixhët?
Ai tha: ''E kam ndëgjuar duke thënë - dhe ai bëri me dorë drejtë Irakut: ''Prej atje do të dalin njerëz të cilët e recitojnë Kur'anin, por nuk do ta kalojë fytin e tyre. Ata do të dalin nga Islami sikurse del shigjeta nga harku.''
(Imam) Ibn Maxhe (173) transmeton se Ibn Ebi Aufe, ka thënë: ''I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: ''Hauarixhët janë qentë e Xhehennemit.'' E ka klasifikuar si të saktë (Shejh) Albani në ''Sahih Ibn Maxhe''.
Hauarixhët janë pasues të epsheve dhe dëshirave dhe bidatit të cilët kanë devijuar nga rruga e Ehli Sunnetit dhe Xhematit, por ne nuk i përshkruajmë (nuk i konsiderojmë) ata si kafira (jobesimtarë) për shkak të bidatit të tyre, sikurse tjerët të cilët ndjekin epshet dhe dëshirat.
Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: ''Qëndrimi i (Imam) Shafiut dhe shumicës së shokëve të tij dijetarë është se Hauarixhët nuk duhet të përshkruhen si jobesimtarë; kjo gjithashtu aplikohet për Kaderitë dhe shumicën e Mutezilëve dhe grupeve tjera të cilat pasojnë epshet dhe dëshirat.'' Fund i citatit nga ''Sherh Muslim'', 7/160.
Shejhul Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: ''Hauarixhët të cilët devijuan, për të cilët Profeti (salallahu alejhi ue selem) na ka urdhëruar neve që t'i luftojmë, dhe të cilët Emir El-Mu'minin, Aliu (radiallahu anhu), njëri prej Halifëve të Drejtë të Udhëzuar i luftoi, dhe të cilët dijetarët udhëheqës të Islamit nga mesi i Sahabëve, Tabi'inëve dhe atyre që erdhën pas tyre që kanë qenë të pajtuar unanimisht që t'i luftojnë, nuk janë përshkruar (nuk janë konsideruar) si jobesimtarë nga Ali Ibn Ebi Talibi, Sad Ibn Ebi Vekasi dhe tjerët nga mesi i Sahabëve; më saktë ata i kanë konsideruar si Musliman edhe pse i kanë luftuar ata, dhe Aliu nuk i ka luftuar ata derisa ata nuk kanë derdhur gjak padrejtësisht dhe nuk i kanë uzurpuar pronat e Muslimanëve; atëherë ai i ka luftuar ata me qëllim që t'i ndalojë nga veprat e këqija dhe agresioni, e jo pse ata ishin jobesimtarë. Prandaj ai nuk i ka marrë si robëresha gratë e tyre dhe nuk e ka marrë pasurinë e tyre si plaçkë.'' Fund i citatit nga ''Mexhmu El-Fetaua'', 3/282.
Ibn Abidini (dijetari i madh Hanefi - Allahu e mëshiroftë) ka thënë: ''Edhe pse mund të gjesh se disa dijetarë, në kontekstin e debatit me Mutezilitë dhe grupet e tjera, e përdorin fjalën kufër (mosbesim) kur i refuzojnë argumentet e tyre, çfarë ata kanë për qëllim është se argumentet e tyre (të Mutezilëve) domosdo përmbajnë mosbesim, pa pasur për qëllim se ata vetë janë jobesimtarë, sepse çfarë mund të konkludohet nga një qëndrim nuk është domosdoshmërisht e nevojshme t'i atribohet atij i cili mban atë qëndrim. Për më shumë, ata mendojnë se kanë argument sheriatik që të mbështesë qëndrimin e tyre, edhe pse ata janë në devijim dhe janë duke rënë në gabim.'' Fund i citatit nga ''Hashijet Ibn Abidin'', 3/46.
Shejh Abdurrahman Ibn Salih El-Mahmud (Allahu e ruajtë atë) është pyetur: A janë Hauarixhët kafira (jobesimtarë)?
Ai u përgjigj: ''Dijetarët kanë ndryshuar (dalluar në mendime) në lidhje me atë se a janë ata jobesimtarë, por qëndrimi i drejtë është se ata nuk konsiderohen si jobesimtarë.
Ali Ibn Ebi Talibi (radiallahu anhu) është pyetur në lidhje me ta: A janë ata jobesimtarë? Ai ka thënë: ''Ata kanë ikur nga mosbesimi, por kanë rënë në bidatin e etiketimit të të tjerëve si jobesimtarë; ne nuk do të biejmë në bidatin e etiketimit të të tjerëve si jobesimtarë dhe kështu t'i etiketojmë ata si të tillë.
Ky është qëndrimi i saktë, in sha Allah, edhe pse bidatet e tyre mund të përshkruhen (konsiderohen) se përmbajnë kufër (mosbesim).'' Fund i citatit nga ''Lem'et El-I'tikad'', 7/26.
Nga mesi i bidateve të tyre janë këto që vijojnë:
- Ata mendojnë se imani nuk rritet ose zvogëlohet.
- Ata mendojnë se mosarritja e kryerjes së veprave obligative përmban kufër (mosbesim).
- Ata mendojnë se kryerja e gjynaheve të mëdha përmban kufër (mosbesim).
- Ata besojnë në luftimin e atyre Muslimanëve të cilët nuk pajtohen me ta.
Dhe Allahu e di më së miri.
Autor: Shejh Muhamed Salih El-Munexhid, Allahu e ruajtë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Tuesday, February 17, 2015
Karakteristika e Islamit është modestia
Karakteristika e Islamit është modestia
Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Me të vërtetë, çdo fe ka një karakteristikë (që e dallon) dhe karakteristika e Islamit është modestia.''
Burimi: Transmeton Ibn Maxhe. ''Silsile Ehadith Es-Sahihah'', nr. 940, nga Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Sunday, February 15, 2015
Nëse të pyesin se si Allahu zbret në qiellin e dunjasë në pjesën e tretë të natës
Nëse të pyesin se si Allahu zbret në qiellin e dunjasë në pjesën e tretë të natës
Imam Bejhekiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ''Kur (Imam Abdullah) Ibn Mubareku është pyetur se si Allahu zbret në qiellin më të ulët (më të afërt), ai ka thënë në Persisht: ''Kad'hadai kerhuvejsh ken'' (domethënë: 'Ai zbret si Të dojë').''
Burimi: ''El-Esma uel-Sifat'', fq.569.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Imam Abdullah Ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë, ka lindur në vitin 118 Hixhri dhe ka vdekur më 181 Hixhri.
Ishte njëri prej nxënësve më të dalluar të Imam Ebu Hanifes, Allahu e mëshiroftë. (Shpjegim i Përkthyesit).
Friday, February 13, 2015
Çfarë mund të bëjë për ty, nëse Allahu e ka larguar mëshirën nga zemra jote?
Çfarë mund të bëjë për ty, nëse Allahu e ka larguar mëshirën nga zemra jote?
Transmetohet nga Ebu Hurejra, radiallahu anhu se ka thënë: ''I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, e puthi Hasan Ibn Aliun, kur El-Ekra Ibn Hebis El-Temimi ishte ulur me të. El-Ekra, tha: ''Unë kam dhjetë fëmijë dhe kurrë nuk e kam puthur ndonjërin prej tyre.''
I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, e shikoi atë, dhe pastaj tha: ''Ai i cili nuk tregon mëshirë, nuk do të tregohet mëshirë ndaj tij.''
Transmetohet nga Aishja, radiallahu anha, se ka thënë: ''Një beduin erdhi tek i Dërguari, salallahu alejhi ue selem dhe tha: ''A i puthë fëmijët? Ne nuk i puthim ata.''
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: ''Çfarë mund të bëjë për ty, nëse Allahu e ka larguar mëshirën nga zemra jote?''
Transmetohet nga El-Bera, se kishte hyrë me Ebu Bekrin, radiallahu anhu tek familja e tij - pasiqë ai arriti në Medinë si migrues. Aishja, radiallahu anha ishte e shtrirë ngase ajo vuante prej etheve.
Unë (El-Bera) e pashë babain e saj (Ebu Bekrin radiallahu anhu) duke e puthur faqen e saj dhe duke thënë: ''Si je (si ndihesh), oj bija ime?''
Burimi: Transmetojnë Imam Buhariu, nr.5651, 5997, 5652 dhe 3704 dhe Imam Muslimi, nr.2318.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Thursday, February 12, 2015
Zemërimi i Allahut është në bërjen e babait tënd të zemëruar
Zemërimi i Allahut është në bërjen e babait tënd të zemëruar
Transmetohet nga Abdullah Ibn Amri, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Kënaqësia e Zotit tënd është në kënaqjen e babait tënd. Dhe zemërimi i Zotit tënd është në bërjen e babait tënd të zemëruar.''1
Burimi: Transmeton Tirmidhiu, 1821. Është cilësuar sahih nga Imam Ibn Hibani dhe Imam Hakimi; dhe ''Silsile Ehadith Es-Sahihah'', nr. 516, nga Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, i cili e ka cilësuar hadithin si hasen.
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Imam Taberaniu e sjellë hadithin me fjalën ''prindërve'', në vend të fjalës ''babait'', dhe dijetarët e kanë sqaruar se hadithi ka për qëllim dy prindërit. (Shpjegim i Përkthyesit).
Monday, February 9, 2015
Saturday, February 7, 2015
Mesazhi yt ''privat'' në Facebook (Fejsbuk) është parë...
Mesazhi yt ''privat'' në Facebook (Fejsbuk) është parë...
Çdo fjalë që e ke shënuar në atë mesazh ka qenë duke u kontrolluar...
Të gjitha klikimet e t'ua në Fejsbuk (Facebook) janë duke i shikuar...
Ajo fotografi që sapo ke parë është rregjistruar... Çdo fjalë e jotja është duke u përcjellur...
Edhe koha kur është thëne ajo fjalë është e ditur... Ai profil në të cilin ke hyrë është rregjistruar...
Komentin që ke bërë në statusin e shokut/shoqes tënde është i kontrolluar... Rresht pas rreshti... Fjalë pas fjalë.. Shkronjë pas shkronje...
Ai ngacmimi që e ke bërë është rregjistruar... A e di se edhe derisa je duke e lexuar këtë shënim, t'i je duke u shikuar (përcjellur)? Derisa e shënojë këtë, unë jam duke u shikuar (përcjellur)...
Grupën islame që e ke krijuar, është rregjistruar. Linku i shoqërisë islame të cilën e ke vendosur, është vënë në dukje. Fotografia yte e dasmës apo fejesës të cilën e ke ngarkuar (postuar) së fundi, është vëzhguar prej së afërmi. Ti je duke u shikuar në Fejsbuk (Facebook) e edhe unë jam.
Çdo ditë... Çdo orë... Çdo minutë... Çdo sekondë... Shikohesh... Vëzhgohesh... Rregjistrohet (ajo që vepron)... Shënohet (ajo që flet apo thua)...
Asgjë nuk është e fshehur. Edhe qëllimi yt është i ditur... A ishte i mirë apo ishte i keq? Gjithçka do të zbulohet... Ti nuk mund të fshehesh në Fejsbuk (Facebook)...
A ndjehesh i/e parehatshme që përdorë Fejsbukin tash? Kush të shikosh Ty dhe Mua, çdo sekondë në Fejsbuk? Ti pyetë...
Vëllezër dhe motra, Allahu subhanehu ue teala, është ai i cili sheh çdo gjë dhe i Cili di çdo gjë. Dhe melekët (engjëjt) rregjistrojnë çdo detaj (hollësi) të vogël.
Allahu subhanehu ue teala, thotë: ''Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç'pëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrahë) i qafës së tij. Dhe se kur dy melekët (engjëjt) qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë.
Që ai nuk hedhë ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.''1
''Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar, dhe kur qielli të jetë hequr, dhe kur Xhehennemi të jetë ndezur fortë, dhe kur Xhenneti të jetë afruar. Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe).''2
Transmetohet se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Ihsan është që ta adhurosh Allahun ashtu sikur je duke e shikuar Atë edhe pse t'i nuk e sheh, Ai të sheh ty.''3
Përktheu: Jetmir Jakupi
1. Kaf, 16-18.
2. Et-Tekvir, 10-14.
3. Transmeton Buhariu, nr. 48.
Mësohu me një jetë të vështirë, ngase luksi nuk do të zgjasë përgjithmonë
Transmetohet se Omer Ibn Hattabi, radiallahu anhu, ka thënë: ''Mësohu me një jetë të vështirë, ngase luksi nuk do të zgjasë përgjithmonë.''
Burimi: ''Burrëria në Kur'an dhe në Sunnet''.
Përktheu: Jetmir Jakupi
Tuesday, February 3, 2015
Merri (pi) këto ilaçe i dashur, e di se t'i do të sëmuresh lehtë pas qarjes!
Merri (pi) këto ilaçe i dashur, e di se t'i do të sëmuresh lehtë pas qarjes!
Një nënë u pranua (u shtrua) në spital, ngase ajo vuante nga tumori në tru. Djali i saj dhe të afërmit ishin rreth saj. Ajo vdiq për brenda pak orësh...
Djali i saj qau aq shumë gjatë tërë ditës, nga edhe u sëmurë. Ai u kthye në shtëpi të nesërmën dhe kur e hapi dollapin (raftin) e nënës së tij, ai i gjeti disa tableta (ilaçe) të ruajtura në një letër!
Në letër shkruante: ''Merri (pi) këto tableta i dashur. E di se t'i do të ftohesh (sëmuresh) lehtë pas qarjes.
Transmetohet se një njeri kishte shkuar tek i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, dhe e kishte pyetur: ''O i Dërguar i Allahut, cilët njerëz më së shumti e meritojnë kujdesin dhe rrespektin tim?''
I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Nëna jote.'' Pastaj njeriu, kishte pyetur: ''E pas saj?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Nëna jote.''
Njeriu kishte pyetur përsëri: ''E pas saj?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Nëna jote.''Njeriu kishte pyetur sërish: ''E pas saj?'' I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte përgjigjur: ''Babai yt.''1
Allahu subhanehu ue teala, thotë në Kur'an: ''Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të tij, sepse nëna e tij atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve të t'u, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.''2
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.
2. Llukman, 14.
Sunday, February 1, 2015
Unë po qajë, a po e ndëgjojnë ata qarjen time!
Unë po qajë, a po e ndëgjojnë ata qarjen time!
Unë jam palestinez dhe unë iu kam premtuar shokëve të mi që do të luajë me ta ditën e ardhshme! Unë ëndërroja topin dhe kukullën që të luaja me to!
Unë isha duke pritur për të puthur nënën dhe babën tim në mëngjes!!
Unë isha duke qeshur dhe isha duke u kënaqur me ëndërrën time! Papritmas ajo u ndërpre nga një zë bombe! Pse unë nuk mundem të lëvizi?!
Ku janë familja ime!! Ku janë vëllezërit dhe motrat e mija të bukura!!!
...Unë po qajë, a po e ndëgjojnë ata qarjen time!! Nënë!! Baba!! Ku janë ata?!! Pse ata nuk po përgjigjen!
Kush janë ata?! Pse ata po më mbajnë lartë kështu?! Ku jam duke shkuar!! Më lerni, unë dua të vazhdojë ëndrrën time!!
Unë dua të luajë sërish!! Pse unë nuk mund të lëvizi!! Çfarë është puna?! Vetëm tani kam kuptuar se unë nuk jam gjallë.
Tash unë jam shehid. Ëndërrat e mija janë zhdukur! Kjo është çfarë Izraeli më ka bërë mua!!
A isha unë duke bartuar armë!! Unë vetëm isha duke ëndërruar. A është ëndërra ime një krim?! Unë jam viktimë e cionizmit.
Allah, ndihmoju muslimanëve në Palestinë dhe në çdo vend të botës.
Transmetohet nga Nu'man Ibn Beshiri, radiallahu anhu, se i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ''Muslimanët janë si një trup, në qoftë se syri është i lënduar, tërë trupi dhemb, dhe në qoftë se koka dhemb, tërë trupi dhemb.''1
Përktheu dhe përshtati: Jetmir Jakupi
1. Transmeton Muslimi, nr. 6532.
Subscribe to:
Posts (Atom)